LIVE| Të katër viktimat ishin brenda njërës veturë të aksidentuar (VIDEO/FOTO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:

Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Të katër viktimat ishin brenda njërës veturë të aksidentuar (VIDEO/FOTO)

NULL NULL
22.02.2023 20:29

Autoritetet largojnë BMW-në nga vendi ku ndodhi aksidenti me fatalitet (VIDEO)

Ky automjet i tipit BMW, përfundoi në këtë gjendje, si pasojë e aksidentit me fatalitet që ndodhi sonte, ku katër të rinj në të cilën ishin në të, humbën jetën.

Klan Kosova sjell pamjet, teksa shihet dhe momenti kur autoritetet e tërheqin veturën nga vendi i ngjarjes.

QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të çiftit të lënduar nga aksidenti në Ferizaj

Përveç katër të rinjëve që humbën jetën sonte nga aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime, të lënduar kanë mbetur edhe një çift, që po trajtohet në QKUK.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq burri ka lëndime më të lehta dhe po merr trajtim.

“Zyra për informim në QKUK, ju konfirmon se 2 persona po marrin trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bējnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”, thuhet në konfirmimin e Fazliut.

Ndërkaq, Klan Kosova merr vesh se gruaja e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore, është shtatzënë.

Klankosova ka mësuar se tri veturat e përfshira në aksidentin tragjik në rrugën Shtime-Ferizaj janë të modeleve BMW, Mercedes dhe Golf.

Ndërkaq, mësohet po ashtu se të katër viktimat ishin në veturën BMW, e cila po ashtu dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Edhe një grua shtatzënë dhe burri i saj mbetën të lënduar nga aksidenti në Ferizaj

Veç katër të rinjve që humbën jetën sonte nga aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime, të lënduar në gjendje të rëndë kanë mbetur edhe një çift bashkëshortor nga Kaçaniku.

Gruaja raportohet se është shtatzënë, dhe në gjendje të rëndë është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përcjell klankosova.tv.

Po ashtu në gjendje të rëndë, është dërguar edhe burri i saj.

21:55 – Mësohet mosha e viktimave të sotme nga aksidenti në rrugën Shtime-Ferizaj

Klankosova.tv ka arritur të mësojë moshat e sakta të katër viktimave të sotme nga aksidenti në magjistralen Ferizaj-Shtime.

Viktimat janë të lindur më: 1984, 1986, 2000 dhe 2002.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

21:39 – Viktimat e aksidentit të sotëm tragjik: Dy nga Ferizaj, dy nga Shtimja

Në orët e mbrëmjes së sotme, një aksident i rëndë ndodhi në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj, me ç’rast katër persona mbetën të vdekur.

Sipas informatave që ka siguruar Klankosova.tv, tre nga viktimat janë të moshës së re, ndërsa për të katërtin ende nuk ka ndonjë informacion.

Dy nga të vdekurit janë nga fshati Mollopolc i Shtimes, kurse dy të tjerët nga fshati Dremjak i Ferizajt.

Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, arsye e këtij aksidenti të rëndë dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e automjeteve.

Kanun Veseli, zëdhënës i PK-së për rajonin e Ferizajt, ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes. Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Veselit për Klankosova.tv.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Katër të vdekur nga një aksident në rrugën Ferizaj – Shtime (FOTO)

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Shtimes.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tregoi se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.