LIVE| Suprizat që ndodhën brenda Big Brother VIP Kosova (VIDEO) NULL NULL 20.03.2023 21:10 20.03.2023 21:10 Suprizat që ndodhën brenda Big Brother VIP Kosova (VIDEO) Ish-banorët e Big Brother Vip Kosova sa kanë qëndruar brenda shtëpisë më të madhe në vend kanë përjetuar gjëra të shumta, duke filluar nga debatet, përplasjet dhe momentet gazmore. Vëllau i Madh për të gjithë banorët sa kanë qenë në BBVK ka bërë befasi dhe surpriza të shumëta. Këto të gjitha i gëzuan pa masë ish-konkurrentët, për t’i parë këto ndiqni videon më poshtë: 00:43 – Shota: Nuk jam Rambo as Bruce Lee me rre njerëz (VIDEO) Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Shota Baraliu, ka folur për disa akuza që janë thënë për të. Ajo ka thënë se nuk e ka rrahur kurrë asnjë grua, dhe nuk njihet për këtë gjë. “E vetmja femër që ka thënë që unë e kam rrahur një grua jashtë, kjo është e vetmja grua që i ka thënë Vivit se nuk ka shtëpi ku të shkojë kur të dalë jashtë, kjo është Xhuli”. “Unë nuk njihem si Rambo apo Bruce Lee që të rrehu njerëz”, ka thënë Baraliu. 00:39 – Çka thanë banorët për Julianën? (VIDEO) Gjatë tërë 103 ditëve të Big Brother Vip Kosova ka pasur debate dhe deklarata për të gjithë ish-banorët për njëri-tjetrin. Ndër banoret që ka qenë më e diskutuara ishte edhe Juliana Nura. Më poshtë i keni disa prej momenteve kur ish-banorët kanë folur për të dhe kanë diskutuar e debatuar me të: 00:36 – Stresi dhe Artani pajtohen ‘live’ në Post Big Brother VIP Kosova (VIDEO) Artani dhe Stresi kanë debatuar sot në Post Big Brother Vip Kosova. Në një moment ata e kanë përqafuar njëri-tjetrin dhe kanë thënë se janë pajtuar. Për të parë këtë video ndiqni më poshtë: 00:24 – Banorët komentojnë lajmet për ta (VIDEO) Disa prej ish-banorëve të Big Brother Vip Kosova sonte në Post Big Brother Vip Kosova i kanë komentuar lajmet dhe shkrimet që janë bërë për ata nga portalet në vend. Një pjesë prej tyre i pranuan gjërat që i thanë sa ishin në shtëpi, dhe u sqaruan për to. Ndiqni videon më poshtë: 00:08 – Çka thanë portalet për banorët e Big Brother VIP Kosova? (VIDEO) sh-konkurrentët e sezonit të parë të Big Brother Vip Kosova kanë qenë ndër më të përfolurit në skenën kosovare. Për debatet dhe zhvillimet që ndodhën për 103 ditë brenda shtëpisë më të madhe në vend raportuan dhe shkruajtën të gjitha portalet e vendit. Për të parë disa prej këtyre shkrimeve i keni më poshtë: 00:03 – Dafina Dauti qanë përsëri për rrëfimin e saj (VIDEO) Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Dafina Dauti, ka qarë sërish edhe në Post Big Brother Vip Kosova për rrëfimin që e ka ndarë me publikun për jetën e saj private. Ajo ka thënë se ajo histori e saj është e vërtetë dhe se ka fakte e dëshmi të plota për të gjitha gjërat që ka folur aty. Ndiqni videon më poshtë: 23:59 – Artani debaton me Stresin për disa momente sa ishin brenda shtëpisë së BBVK-ës (VIDEO) Artani dhe Stresi sonte kanë debatuar në Post Big Brother Vip Kosova. Artani i tha reperit se ai ia kishte përmendur fëmijët në një pjesë sa ishin brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova. “Kur kam dalur jashtë kam parë edhe klipe, e pash një videoklip ku Stresi, kishte folur për fëmijët e mi, do të thotë se Zoti ta kthen në fëmijë”, ka thënë Artani. Për këto akuza, Stresi tha: “Këtë gjë e mohoj, kjo nuk është për ty”. 23:50 – Rexhepi, Stresit: Gjesti kur i re derës ka qenë shumë i shëmtuar (VIDEO) Opinionistja e Post Big Brother Vip Kosova, Xheraldina Rexhepi, i ka komentuar disa nga momentet e Stresit sa ishte në shtëpinë më të madhe në vend. Ajo e ka kritikuar Stresin për një moment që ishte nervozuar më shumë se herave të tjera. “Gjesti kur i re derës ka qenë shumë i shëmtuar”, ka thënë Rexhepi. 23:48 – Fenomeni Xhon Karrica, brenda dhe jashtë Big Brother VIP Kosova (VIDEO) Ish-banori i Big Brother Vip Kosova, Gjon Karrica, ka qenë njëri prej banorëve më pozitiv brenda shtëpisë më të madhe në vend. Ai kishte momente të shumta që i kishte bërë për të qeshur e vallëzuar një pjesë të madhe të banorëve të tjerë sa ishin brenda. Për më shumë ndiqni videon më poshtë me momentet e më interesante të Lugatit: 23:13 – Neziri: Bekës ia punuat keq, ai ishte lojtar i fortë dhe i artikuluar (VIDEO) Opinionisti i Post Big Brother VIP Kosova, Nderim Neziri, ka folur për lojën e Mc Bekës sa ishte banor në Big Brother Vip Kosova. Ai ka thënë se të gjithë banorët e tjerë u munduan që atë gjatë tërë kohës që ta qesin keq para publikut. “Thuajse se të gjithë ia keni punuar Mc Bekës ia keni punuar në mënyrë perfekte e ideale, ka qenë një mbledhi e jashtëzakonshme në heshtje që Bekën me e qit jashtë”, ka thënë Neziri. 23:07 – Artani, Julianës: Ti je shembulli më i keq, ofendove popullin shqiptar (VIDEO) Artani dhe Juliana Nura sonte kanë debatuar edhe në Post Big Brother Vip Kosova. Në një moment, Juliana i tha ish-banorit se e kishte bërë të ndihej keq sa ishin në Big Brother Vip Kosova, duke i thënë se e kishte ofenduar. Më pas Artani ia ktheu duke i thënë: “Ti je një grua që e ke ofenduar të gjithë popullin shqiptar, ti je shembulli më i keq i të gjithë shqiptarëve”. 23:00 – Cilat ishin debatet më të nxehta në Big Brother VIP Kosova? (VIDEO) Sonte, në Post Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material kushtuar mosmarrëveshjeve, tensioneve dhe debateve të shumta që ndodhën gjatë aventurës televizive mbi 100 ditore. Protagonist ishin që të gjithë ish konkurrentët e BBVK-së, të cilët përgjatë eksperiencës në shtëpinë e “Vëllait të Madh” nuk iu shpëtuan këtyre situatave. Sigurisht, më të spikatur mbeten emrat që kanë prodhuar më së shumti lajme me veprimet e tyre, përfshirë: Xhulin, Stresin, Vedatin, Shotën, Artën, Mbresën, Melisën dhe Artanin. 22:50 – Shota: U mundova t’i them Anës të ketë kujdes me veshje sepse na shikonin edhe fëmijët (VIDEO) Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Shota Baraliu, ka folur për një debat që e pati me Anën, ish-banoren tjetër të shtëpisë më të madhe në vend. Ajo tha se deklarata e saj ishte keqkuptuar kur i kishte thënë Anës që të vesh sytjena brenda shtëpisë. “Ai lloj debati mendoj se është keqkuptuar, sepse mënyra se si unë e them është pak më e vrazhdë, thjeshtë ka qenë një këshillë për Anën. Vetëm jam munduar së paku t’i them që të vesh sytjena, sepse edhe mua ma ka marrë vëmendjen”, ka thënë Baraliu. 22:35 – Gjon Karrica ngatërron dëshmitarët me dëshmorët në Post BBVK (VIDEO) Derisa Stresi dhe Juliana Nura ishin duke debatuar për luftën e fundit në Kosovë për të cilën kanë folur sa ishin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ka reaguar ish-banori Gjon Karrica. Ai ka thënë se nuk duhet të flasin për këtë gjë, dhe të flasin për dëshmorët, në vend që të thoshte këtë fjalë ai u ngatërruar dhe tha dëshmitarë. “Nëse nuk flitet rreth Big Brother Vip Kosova dhe eksperiencat tona, nuk kemi nevojë t’i luajmë eshtrat e dëshmitarëve”, ka thënë Karrica. 22:32 – Stresi e tregon se cili mendon se ishte gabimi më i madh i Xhulit sa ishte në Big Brother Vip Kosova (VIDEO) Stresi e ka treguar mendimin e tij se cili ka qenë gabimi më i madh i Xhulit sa ka qenë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova. Ai ka thënë se gabimi më i madh i Julianës dhe i banorëve të tjera ka qenë përmendja e luftës së fundit të Kosovës. Për më shumë ndiqni videon më poshtë: 22:27 – Çka e karakterizoi 103 ditëshin e Big Brother VIP Kosova? Flasin stafi realizues (VIDEO) Sonte, në Post Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material kushtuar punës kolosale të bërë nga stafi realizues i këtij produksioni. Në materialin e shfaqur nuk kanë munguar opinionet e Drejtoreshës së Kastingut të BBVK-së, Liberta Spahiut mbi projektin gjigant të realizuar për herë të parë në Kosovë. “Si projekt që është realizuar për herë të parë në Kosovë, mund të them pa modesi se i ka kaluar të gjitha pritshmëritë”, ka thënë ajo pos tjerash. Video materiali përmban edhe opinione të tjera, përfshirë intervistën prapa kamerave me prezantuesen e BBVK-së, Jonida Vokshin. 22:25 – Neziri: Prenku me Xhulin e penalizoj Stresin (VIDEO) Opinionisti i Post Big Brother VIP Kosova, Nderim Neziri, ka folur për prankun që Stresi dhe Xhuli u kishin bërë banorëve të tjerë të shtëpisë më të madhe në vend sa ishin brenda aty. Ai ka thënë se ajo gjë e ka penalizuar më shumë Stresin se sa Xhulin. Më poshtë e keni deklaratën e plotë të Nezirit: 22:23 – Mbresa: Une zgjedhi me respektu votën e publikut për Stresin (VIDEO) Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa Hajrullahu, ka thënë se në këtë kompeticion nuk ishin kryefjala vetëm Stresi dhe Juliana Nura, por edhe banorët e tjerë. Ajo, në Post Big Brother Vip Kosova, ka folur edhe për fitoren e Stresit dhe është shprehur se këtë e respekton. “Është e drejtë që ka fituar Stresi, unë zgjedhi me respektu votën e publikut, qoftë për këtë dhe atë”, ka thënë Mbresa. 22:22 – Çka do të bëjë Stresi me çmimin e madh? (VIDEO) Stresi ka treguar se çka do të bëjë me shumën e parave të fituara nga Big Brother VIP Kosova. Ai është shprehur se këtë shumë do t’ia dedikojë nënës së tij, përcjell Klankosova.tv. “Nëna ime del në pension shumë shpejt, mendoj që edhe 3-4 muaj. Unë jam në një turne koncertesh aktualisht dhe vërtetë atë shumë ia dedikojë vetëm Shpresës sime, si një pension që ajo po del në pension, për krejt sakrificat. Është shumë pak kjo shifër për nënën time, sepse ajo nuk ka çmim”, është shprehur Stresi. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. 22:14 – Nderim Neziri: Tash po e kuptoj tensionin e Olti Currit përball banorëve (VIDEO) Opinionisti i Post Big Brother Vip Kosova, Nderim Neziri, ka folur për lojën që ishte brenda 103 ditëve në Big Brother Vip Kosova. Ai ka thënë se i uron Stresit për fitoren që e mori nga publiku, pos tjerash ai ka komentuar edhe ngjarjet tjera brenda shtëpisë më të madhe që kishin ndodhur. “Derisa jam në këtë karrige po e mendoja Olti Currin, për tensionin ndaj konkurrentëve”, ka thënë Neziri. 22:11 – Stresi tregon se me disa prej ish-banorëve të BBVK-ës nuk ka folur ende jashtë (VIDEO) Stresi ka thënë se disa ish-banorëve të Big Brother Vip Kosova akoma nuk i kanë folur kur kanë dalur jashtë shtëpisë. “Me pjesën më të madhe të banorëve kam komunikuar edhe jashtë, me Vedatin akoma nuk kam folur deri tani, por nuk është diçka për t’u cekur”, ka thënë Stresi. Ndonëse u pyet për emrat e ish-banorëve që nuk i kanë folur, Stresi nuk u përgjigj direkt. 22:03 – Kujt ia kishte frikën në natën finale? Përgjigjet Stresi (VIDEO) Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, rep artisti Stresi ka qenë ndër ish banorët prezent në Post BBVK. “Cilit prej finalistëve ia kishe më shumë frikën në natën finale?”, ishte një nga pyetjet që iu bënë Stresit. Stresi është përgjigjur duke lakuar emrin e Xhulit. “Ta them të drejtën, Xhulit”, ka thënë ai pos tjerash. 22:01 – Stresi dhe Xhuli i vazhdojnë debatet e tyre edhe në Post Big Brother VIP Kosova (VIDEO) Pos brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, Stresi dhe Xhuli debatet e tyre i vazhduan edhe pas daljes, por në Post Big Brother VIP Kosova. Ata diskutuan për disa debate që i patën brenda shtëpisë sa ishin të dy. Xhuli tha se ndonëse Stresi e ka fituar vendin e parë, ajo ka marrë shumë dashuri nga njerëzit. “Stresi ka fituar pare, unë e kam fituar publikun në masë të madhe”, ka thënë Xhuli. Ndërsa, Stresi ka reaguar duke i thënë: “ Dua ta replikojë jam shumë dakord që ka një publik, por duke marrë parasysh që të jesh njeri model dhe të kesh arritje në Big Brother Vip Kosova nuk duhet të hysh të sakrifikosh dhe të viktimizohesh. Realisht kjo është e thënë botërisht”. Pas replikimit të Stresit, Xhuli vazhdoi të flasë duke thënë se ajo nuk është viktimizuar asnjëherë. “Unë e kam motivuar Stresin që të qëndrojë sa më gjatë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova”, ka thënë Xhuli. 21:53 – Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO) Ish-konkurrenti finalist i “Vëllait të Madh”, Artan Thaçi, është njëri prej ish-banorëve të BBVK-ës pjesëmarrës në Post Big Brother VIP Kosova. Pos tjerash, ai ka folur edhe rreth menaxhimit të kohës pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, deri sa ka thënë se po preferon të kalojë kohën me fëmijët e tij. “Po mundohem ta shpenzoj kohën me fëmijët e mi, nuk po e përdor as telefonin sepse po shihet se ju kam munguar”, ka thënë ai pos tjerash. 21:50 – Stresi tregon se nëna e tij nuk e dinte se ai do të hynte në Big Brother Vip Kosova (VIDEO) Stresi, fituesi i Big Brother VIP Kosova, ka thënë se vetëm nëna e tij nuk e ka ditur që ai do të marrë pjesë në Big Brother Vip Kosova. Ai, në Post Big Brother Vip Kosova, ka thënë se pjesa tjetër e familjes së tij e dinte për vendimin që kishte marrë. “Nëna ime nuk e ka ditur që do isha brenda Big Brother Vip Kosova. Po ta dinte do të ishte mërzitur, do të më thoshte mos shko, jo këndej e andej. Kështu që, ashtu e vendosa dhe ashtu doli”, ka thënë Stresi. 21:43 – Edoni: Sygjeroj që popullit t’i rikujtohen ngjarjet dhe ndodhitë në Big Brother Vip Kosova (VIDEO) Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edon Shileku, ka folur eksperiencën e tij dhe të banorëve të tjerë në shtëpinë më të madhe në vend. Ai, në Post Big Brother Vip Kosova, ka thënë qytetarëve duhet t’iu rikujtohen të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në BBVK. “Kisha dashtë vetëm një fjalë të shtojë, dëshiroj se që popullit tonë t’ia rikujtojmë të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në Big Brother Vip Kosova, edhe daljet e njëpasnjëshme”. “Në mënyrë që ne të zhvillohemi dhe të emancipohemi si popull sepse Big Brother është pasqyrim i shoqërisë sonë”, ka thënë Shileku. 21:36 – Artani: E bëra synet Blastën, i kërkoj falje ka ndodhur diçka aksidentalisht (VIDEO) Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Artan Thaqi, ka folur për incidentin që e pati me Blastën sa ishin brenda shtëpisë më të madhe në vend. Ai, në Post Big Brother Vip Kosova, ka thënë se i vjen shumë keq për lëndimin që ia ka bërë Blastës dhe se i ka kërkuar falje e i kërkon sërish. “Dashtë e pa dashtë e kam bërë synet për së dyti. Jam deklaruar edhe brenda sepse ndjehem shumë keq, ka ndodhur diçka aksidentalisht. I kam kërkuar falje, por edhe tani i kërkoj falje”. “E falënderoj Blastën që ka tregua një zemërgjerësi ndaj meje, definitivisht pjekuria e tij është në nivel shumë të lartë”, ka thënë Thaqi. 21:31 – Mbresa: Dashuria e njerëzve në rrjete sociale ishte e paimagjinueshme (VIDEO) Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Mbresa Hajrullahu, ka thënë se për të nuk ka qenë shumë i lehtë rikthimi në jetën e përditshme pas qëndrimit për disa ditë në shtëpinë më të madhe në vend. Ajo, në Post Big Brother Vip Kosova, ka deklaruar se është ndjerë e lumtur nga mbështetja që e ka marrë nga publiku. “Me përmbledh pak, këto ditë kanë qenë paska të vështira që të kthehem në realitet. Përndryshe dashurinë që njerëzit ma kanë dhënë në rrjete sociale është e paimagjinueshme, edhe mesazhet që njerëzit kanë folur për ankthin”. “Kjo është arsyeja që kam shkuar dhe nuk e do ta ndryshoja kurrë”, ka thënë Hajrullahu. 21:26 – Xhuli: Thjeshtë është një ëndërr, nuk më besohet ende që jam jashtë shtëpisë së BBVK-ës (VIDEO) Juliana Nura, ish-konkurrente e Big Brother Vip Kosova, ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të madhe të vendit. Ajo, në Post Big Brother Vip Kosova, ka deklaruar se akoma nuk e ka marrë veten mirë, pasi është kthyer në jetën e përditshme të saj pas 103 ditëve. “Faleminderit për këtë emocion për këtë rrugëtim që ka qenë i mrekullueshëm. Thjeshtë është një ëndërr, akoma nuk besoj se ne që kemi qenë finalist e kemi marrë veten”, ka thënë Nura. 21:22 – Stresi: Kam dy epitete, Stresi si reper dhe Stresi – fitues i Big Brother Vip Kosova (VIDEO) Fituesi i Big Brother VIP Kosova, Stresi ka thënë se ai veten e ka marrë shumë pasi ka dalur jashtë shtëpisë më të madhe në vend. Ai, në Post Big Brother VIP Kosova, ka treguar se tani njihet edhe si fitues i BBVK-ës, pos si reper. “Ju falënderoj shumë që erdhëm sonte këtu që të diskutojmë rreth dinamikave dhe ngjarjeve tona. Unë e kam marrë veten si kam dalur, jam njësoj sikur kam hyrë në ditën e parë, kam hyrë i fundit dhe kam dalur i fundi. Ndjehem shumë mirë”. “Ka një ndryshim sepse tani jam edhe Stresi i Big Brother Vip Kosova, kam dy epitete edhe Stresi si reper, ka qenë eksperiencë shumë e mirë”, ka thënë Stresi. 21:10 – Nis sonte Post Big Brother VIP Kosova, rikthen ‘nysat’ në ekran (VIDEO) Sonte ka nisur Post Big Brother VIP Kosova. Përsëri në ekran do të rikthehen ish-konkurrentët e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova. Sqarimet, të pathënat, debatet, flirtimet e gjithçka që ndodhi brenda shtëpisë më të ndjekur për më shumë se 100 ditë, do të flasin vet ish banorët e BBVK-së. Ndiqeni Post Big Brother VIP Kosova me Elita Rudin.