LIVE| Stoltenberg: Sulmi i 24 shtatorit, dëshmi se konflikti mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor NULL NULL 20.11.2023 15:38 20.11.2023 15:38 16:50 – Stoltenberg për trupat e NATO-s: Po rishikojmë nëse duhet të kemi një rritje të përhershme në Kosovë Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se janë duke rishikuar nëse duhet të ketë një rritje të përhershme të trupave në Kosovë. Këtë Stoltenberg e tha duke vënë në pah agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, njofton Klankosova.tv. “Sapo arrita nga Sarajeva, ku kisha një takim të rëndësishëm dje dhe sot dhe tani jemi duke bërë një rishikim rreth pranisë tonë ushtarake në Ballkanin Perëndimor, që përfshin edhe Bosnje e Hercegovinën por edhe Kosovën”, ka deklaruar Stoltenberg. “Kemi përdorur forcat tona rezervë për ta rritur praninë tonë menjëherë pas dhunës në shtator dhe tani po e rishikojmë nëse duhet të kemi një rritje të përhershme për t’u siguruar se kjo situatë nuk del jashtë kontrollit dhe nuk krijon konflikte të tjera të dhunshme në Kosovë ose në rajonin më të gjerë”. “Do të bëjmë ata që është e nevojshme, aktualisht jemi duke rishikuar praninë tonë dhe ndryshimet e nevojshme dhe i kemi zbatuar rritjen e nevojshme të NATO-s”. 16:40 – Stoltenberg për agresionin serb të 24 shtatorit në Banjskë: Është e rëndësishme të ketë pasoja Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se është e rëndësishme të ketë pasoja pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. “Sigurisht NATO nuk është institucion i zbatimit të ligjit, për këtë arsye është Policia e Kosovës dhe EULEX-i. Do t’i ngriti këto çështje në takimin e nesërm në Serbi, dhe pres ata që ata që janë përgjegjës për këtë dhunë të mbahen përgjegjës, ky ka qenë mesazh i NATO-s, nga maji dhe është përsëritur dhe pas dhunës në shtator. Është e rëndësishme të ketë pasoja të bëjmë çka është e mundur që kjo lloj dhune nuk do të përsëritet edhe njëherë”, ka deklaruar Stoltenberg. 16-35 – Osmani me Stoltenbergun: Kosova dhe NATO janë në njërën anë, terroristët në tjetrën anë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se nëse Serbia nuk ballafaqohet me asnjë masë do të jetë inkurajim që ta sulmojë Kosovën. “Prandaj nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë, do të jetë një inkurajim që të sulmojë Kosovën dhe ta destabilizojë sërish rajonin”, ka thënë Osmani. “Pasi Serbia mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për Kosovën dhe të gjithë rajonin tonë. Duke qenë forcë profesionale policia e Kosovës janë të gatshme për bashkëpunimin me KFOR-in”. “Bashkëpunimi me aleatët tanë është vlerë që ne vazhdimisht e promovojmë, Kosova dhe NATO janë në njërën anë, terroristët në tjetrën anë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO-s është garanci për të gjithë rajonin”. 16:31 – Osmani, Stoltenbergut: Serbia qëndron pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Serbia kreu akt agresioni më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. “Kosova është një shtet i ri dhe demokratik. Liria e Kosovës është si rezutlat edhe mbështejjes nga NATO. Populli dhe institucionet e Kosovës janë falënderues për kontributin e NATO-s për lirinë tonë”, ka thënë Osmani. “Por kjo paqe është cenuar vazhdimisht dhe po cenohet nga ana e Serbisë, më 24 shtator nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë u vra rreshteri Afrim Bunjaku, tashmë hero i Kosovës dhe disa të tjerë u plagosën ky ishte një akt i pastër agresioni nga Serbia ndaj Republikës tonë, të dhënat konfirmojnë se Serbia qëndron pas këtij sulmi, si në aspektin e organizimit dhe furnizimit me armatim dhe pajisje poashtu duke financuar dhe duke ofruar trajnime me baza ushtarake në Serbi”. 16:30-Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg, ka deklaruar pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, se sulmi i 24-shtatorit ishte një shenjë që konfliktet mund të rikthehen në Ballkanin Perëndimor. “Ne kishim një diskutim të rendësishëm rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në shtator ne pamë një sulm serioz në veri të Kosovës”, tha Stoltenberg. “Në maj ushtarët e KFOR-it u sulmuan. 93 ushtarë u lënduan rëndë dhe disa prej tyre edhe me rrezik për jetë”, tha i pari i NATO-s. Stoltenberg tha se aktet e tilla janë të papranueshme dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Shefi i Aleancës Veriatlantike i mirëpriti propozimet e bëra rreth formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe një paqeje të qëndrueshme”, tha shefi i NATO-s pas takimit me presidenten Vjosa Osmani. ______________________________________________________________________________________________________ Ka filluar takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Stoltenberg do të takohet më pas me kryeministrin Albin Kurti. Këtë të hëne shefi i NATO-s nisi vizitën treditore në Ballkan. Fillimisht ishte në Bosnje e Hercegovinë. Të martën Stoltenberg do jetë në Serbi ku e pret në bisedime presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq. Përndryshe, Osmani dhe Stoltenberg pas takimit parashihet që të mbajnë konferencë për media. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një banesë në katin e pestë u përfshi nga zjarri në "Muharrem Fejza", nuk ka të lënduar (VIDEO) 2 orë më parë