Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Si u njoh me Drilonin jashtë, Lela përballet sy me sy me Leon

NULL NULL
13.01.2025 21:04

 23:36- Si u njoh me Drilonin jashtë, Lela përballet sy me sy me Leon (VIDEO)

Leo dhe Lela kanë diskutuar për njohjen e kësaj të fundit dhe  Drilonit, temë kjo që ëshë diskutuar disa herë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

Sy më sy, Lela deshti të sqarohet njëherë e mirë në raport me këtë çështje dhe aludimeve përreth se kjo e pëlqen atë, transmeton klankosova.tv.

“Nëse unë kisha pas pëlqim për Drilonin nuk e kisha pas pikë problem me thënë. Së pari Driloni është i njëjtit fshat me mua, jena pesë minuta me shtëpi. Drilonin unë nuk e kam njohur asnjëherë para se të futem këtu brenda.Mami jem e ka çu Kerrin e gjyshit tek autalloni që e kanë këta, kur ka shku ata i kanë treguar që Driloni ka me hy ne Big dhe mami i ka treguar atyre që unë kam me hy në Big… …”, tha Lela ndërsa dha detaje tjera të bisedës së nënës së saj me familjarët e Drilonit.

Tutje Lela e sqaroi se Driloni me nënën e saj nuk ka folur asnjëherë, sipas saj ai thjeshtë ka gënjyer.

Për më shumë, ndiqni videot e mëposhtme:

 


23:11 – Leo-Lelës: Kur po fejohemi? (VIDEO)

Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon.

Në një darkë romantike, ata po flasin se sa shumë i ka marr malli për njëri-tjetrin, transmeton Klankosova.tv.

E papritmas, Leo pyeti Lelën se kur po fejohen.

Për të dëgjuar përgjigjen e Lelës, shihni videon e mëposhtme:


23:10- Lela – Leos: Mirë ia ke bërë Gjestit (VIDEO)

Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin.

Lela i tha që mirë ia ka bërë Gjestit, ndërkaq i tha se ai është shumë mirë.

“Definitivisht ju jeni tu vuajt më shumë për Gjestin, se Gjesti për ju”, i tha Lela.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:


23:06 – Surprizat s’kanë të ndalur, Leos në shtëpi i vjen Lela (VIDEO)

Pas surprizës nga vëllai dhe motra e tij, Leos në shtëpi i erdhi Lela.

E nuk kishte si Leo të mos emocionohej nga kjo befasi e këndshme, transmeton Klankosova.tv.

E Lela kishte dhe një dhuratë për Leon, një kukull, për të cilën i tha se është ‘bebi’ i saj dhe i tij.

Për më shumë, klikoni në videot e mëposhtme:


23:01 – “Je krenaria jonë”, Leo shpërthen në lot pas bisedës me vëllain dhe motrën (VIDEO)

Leo është ka rrëfyer linjën e jetës si kurr më para para “Vëllait të Madh”.

Pas shfaqjes së klipit, ai u surprizua edhe me një video telefonatë me familjen e tij, transmeton klankosova.tv.

Atij iu mundësua biseda me vëllaun dhe motrën e tij, e cila e emocionoi atë tej mase, teksa shpërtheu në lot.

Ata u shprehën krenar me të, ndërsa i dhanë mesazhe të fuqishme për të vazhduar tutje rrugëtimin e tij drejt finales.

E banorët e përqafuan atë ndërsa i uruan suksese tutje.

Për më shumë, shiheni videon e mëposhtme:


22:56 – “E kam pasur vdekjen para syve”, rrëfimi i Leos për vështirësitë në jetë (VIDEO)

Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo është rrëfyer si asnjëherë më parë te “Vëllai i Madh”.

Me lot në sy, ai tregoi për vështirësitë e jetës, dhe se ishte në prag të vdekjes dikur, transmeton Klankosova.v.

Lidhja toksike që i ndikoi dhe në karrierë, dhe buja me këngë.

Të gjitha këto e më shumë, mund t’i dëgjoni në rrëfimin e mëposhtëm të Leos.


22:52-Drenusha: E meritoj çmimin, sepse do t’i rris fëmijët si ‘single’ mama

Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera dhe fuqi të madhe.

Madje ajo tha se duke rrezikuar edhe fëmijët e saj jashtë, çmimin duhet ta fitoj, duke qenë se do t’i kishte kryer shumë punë për të krijuar një jetë bazike në Kosovë për të dhe fëmijët e saj.

“Kom me i rritë dy fëmijë si ‘single mother’” , u shpreh ajo, transmeton klankosova.tv.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:


22:48-“Kam treguar që jam femër e fortë”, Xheneta jep arsyen pse duhet të fitoj (VIDEO)

Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh.

Xheneta tha se e meriton pasi pavarësisht vështirësive të jetës që ajo ka rrëfyer brenda kësaj shtëpie, ka treguar që është një femër e fortë dhe mund të jetë një shembull për fëmijët dhe personat që mund të gjenden në situatat e saj.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:


22:47 – Ja pse e meriton të jetë fitues Driloni (VIDEO)

Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh.

E Driloni tha se asnjëherë nuk i ka kaluar kufijtë e tij, andaj e meriton të jetë fitues i Big Brother VIP Kosova 3, transmeton klankosovat.tv.

Për të dëgjuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:


22:45 – “Një produksion filmik”, ja pse Gresa e sheh vetën fituese (VIDEO)

Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh.

E Gresa tha se do ta fitojë çmimin e madh për faktin se do ta ndërtojë një produksion filmik, dhe t’u jap hapësirë të gjithëve që nuk iu është dhënë, transmeton Klankosova.tv.

Ajo tha se është treguar gjithmonë vetja, dhe se ka dhënë Gresën me plot ngjyra.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:


22:41 – “E kam ndje çdo sen”, pse e meriton Leo çmimin e madh? (VIDEO)

Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh.

E Leo tha se çdo gjë që e ka bërë brenda shtëpisë më të madhe në vend e ka ndjerë, dhe e ka pas të vërtetë, transmeton Klankosova.tv.

“Nga fillimi kam qenë vetvetja, nuk kam krijuar asnjë lidhje fallco këtu brenda, çka kam pasur këtu e kam ndje”, u shpreh Leo.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:


22:37 – “Isha vetvetja”, Vullneti tregon pse e meriton të jetë fitues i BBVK 3 (VIDEO)

Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh.

I pari që dha përgjigjen ishte Vullneti.

“Sepse kam qenë vetvetja në një shoqëri ku ti duhesh me qenë shumë i rrezikuar për me thënë atë që je”, u shpreh Vullneti, transmeton Klankosova.tv.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:

 

 22:32 -“Nënvlerëson ndjenjat e të tjerëve”, Sara jep emrat që nuk e meritojnë finalen

Sara ka dhënë emrat e saj që nuk e meritojnë finalen e Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo përmendi emrin e Xhenetës, pasi tha se nuk i pëlqen fakti që sipas saj sakrifikon gjithçka për famë, transmeton klankosova.tv.

Ndërkaq,  banorin e dytë e përmendi Gresën, pasi tha se e ka bezdisur fakti që nënvlerëson ndjenjat e të tjerëve.

Për më shumë, shiheni videon e mëposhtme:



23:32 – Leo dhe Xheneta, banorët që nuk e meritojnë finalen sipas Vullnetit (VIDEO)

Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua pyetja se kush nuk e meriton finalen.

E Vullneti i dha goxha shpejt emrat e aty që sipas tij nuk e meritojnë finalen, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Vullnetit Leo dhe Xheneta nuk e meritojnë të shijojnë finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 3.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:


22:28 – Xheneta i bie pishman për fjalët e rënda që ia ka thënë Gjestit: Më mungon…

Në Big Brother Today, Xheneta gjeti rastin dhe i kërkoi edhe një herë falje ish-banorit të BBVK 3, Gjestit.

Ajo madje shtoi se ai po i mungon shumë, transmeton Klankosova.tv.

“Unë nuk e kam shfrytëzuar asnjëherë Gjestin në asnjë lloj mënyre. Gjestin vazhdoj ta pëlqej. Unë jam pishman për disa fjalë të mija që ia kam thënë, jam pishman për dy tri situata me Gjestin. I kërkoj falje për çdo moment që ai është ndje sikur unë ia kam bërë me tendencë me lëndu, dhe që është ndje i ofenduar. I kisha thënë që më mungon shumë”, tha ajo.

Ndërsa pasi i dëgjoi këto fjalë, Xuxi “shpërtheu” në vaj.


22:26-Kush nuk e meriton finalen sipas Leos, ja çka thotë! (VIDEO)

Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua pyetja se kush nuk e meriton finalen.

E Leo tha se nuk e meriton Xheneta për shkak të fjalorit të saj, si dhe shfrytëzimit të Gjestit.

“E ka përdorur 100% për lojë”, u shpreh Leo, transmeton klankosova.tv.

Për të dëgjuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:


 22:23- Gresa jep emrat e banorëve që sipas saj nuk i duhen finales (VIDEO)

Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua pyetja se kush nuk e meriton finalen.

Radha për të dhënë emrat i erdhi Gresës, e cila tha se nuk e meriton Sara dhe Leo.

Sipas saj, nuk mund të arrish në finale pa ‘asnjë therrë në këmbë’, transmeton klankosova.tv.

Ajo tha se Leo ka edukatë por duke qenë vetëm i tillë nuk mund të shkoj në finale, ndërsa për Sarën tha se ka lënë shumë për të dëshiruar, pasi ka pritur nga ajo argumente të forta në debate.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:


22:22-Xuxi e vulos! Këta janë banorët që sipas tij s’e prekin finalen (VIDEO)

Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua pyetja se kush nuk e meriton finalen.

E Xuxi e vulosi me përgjigjet e tij, transmeton Klankosova.tv.

Ai u shpreh i bindur se finalen nuk e prek Xheneta, e madje shtoi se Leo është i rrezikuar po ashtu.

Për të dëgjuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:


22:18-Driloni: Këta dy banorë nuk e meritojnë finalen! (VIDEO)

Driloni ka dhënë emrat e banorëve që sipas tij nuk e meritojnë finalen në Big Brother VIP Kosova 3.

“Xheneta edhe Leo”, u përgjigj Driloni,  transmeton klankosova.tv.

Ai tha se këtu brenda duhet bërë lojë, por që sipas tij veprimet çka ka bërë Xheneta nuk duhet të jetë fare ende pjesë e shtëpisë.

Ndërkaq për Leon tha se ka dhënë diçka për lojë vetëm me Lelën, por pas daljes së saj, sipas tij, ai nuk ka vazhduar fare më lojë.

Për më shumë, shiheni videon e mëposhtme:

 

22:17 – Kush nuk e meriton finalen sipas Xhenetës? (VIDEO)

Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua pyetja se kush nuk e meriton finalen.

E Xheneta i tha emrat shpejt e shpejt, transmeton Klankosova.tv.

Sipas saj, finalen nuk e meritojnë Leo dhe Xuxi.

Por pse e ka ajo këtë mendim, kuptojeni nga video e mëposhtme:


 22:11 – Ndarja e pasurisë, Xheneta tregon si hyri në sherr me familjen (VIDEO)

Pas diskutimit në shumë tema të ndryshme sociale, në Big Brother Today u hap edhe diskutimi për çështjen e ndarjes së pasurisë në mënyrë të barabartë.

Banorët ndanë eksperiencat e tyre, ndërsa Xheneta ishte banorja që ndau disa detaje nga kjo temë që kishte prekur edhe familjen e saj, transmeton klankosova.tv.

“Të unë ka ndodhë më ndryshe, prej presionit tjerët që ia kanë bërë babait tim. Nuk dua të hy shumë në detaje por ka ndodhur momenti kur është darë pasuria, përderisa s’ka qenë Sabria aty mua gjithmonë më kanë lënë anash, të gjithë kanë thënë ajo nuk bën është në Suedi. Jam përjashtuar në një moment më pas kur Sabria e ka kuptuar, ajo më ka shti me mua , më pas kam pasur konflikt me disa banorë të shtëpisë, dhe vazhdoj me disa nga ta të mos kem komunikim”, u shpreh Xheneta.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:


22:11 – Kush nuk e meriton finalen? Ja emrat që i dha Drenusha (VIDEO)

Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua pyetja se kush nuk e meriton finalen.

E Drenusha i tha troç emrat që mendon që nuk duhet të shkojnë në finale, transmeton Klankosova.tv.

Ishin Leo dhe Sara banorët që i tha Drenusha, pasi sipas saj ata nuk kanë bërë asgjë, dhe nuk kanë përçuar asnjë mesazh te publiku.


22:02 – Drenusha shpërthen ndaj Xuxit pas deklaratës për legalizim të kanabisit (VIDEO)

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Drenusha ka reaguar ashpër ndaj Xuxit, pas deklaratës së tij për legalizim të kanabisit.

“Domethënë duhet me qenë ‘high level’ për me pi drogën?”, ishte një pyetje me spec e Drenushës karshi Xuxit, transmeton Klankosova.tv.

Për të kuptuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:


 22:00-Sara tregon kur kishte provuar për herë të parë lëndë narkotike: Ja çka më ndodhi! (VIDEO)

Në kuadër të Big Brother Today, nën moderimin e Jehona Bajramit  dhe Kron Sadikut u hap edhe tema e legalizimit dhe varësisë së lëndëve narkotike.

Kjo temë solli një debat të ashpër mes banorëve, ndërkaq Sara qe banorja që u pyet nëse ka konsumuar ndonjëherë kanabis.

Ajo pranoi të ketë përdorur rreth moshës 18 vjeçare, teksa tregoi se çfarë I kishte ndodhur më pas, transmeton klankosova.v.

Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

 

21:57 – A e lejon feja konsumimin e kanabisit? Ja çka thotë Xuxi (VIDEO)

Ditë më parë, banori i shtëpisë më të madhe në vend, Xuxi ditë më parë bëri bujë me deklaratën për legalizim të kanabisit.

E në Big Brother Today, u trajtua kjo deklaratë si temë, ku Xuxit iu parashtrua pyetja se a e lejon feja konsumimin e kanabisit, transmeton Klankosova.tv.

E Xuxi u përgjigj.

Çka tha Xuxi, kuptojeni në videon e mëposhtme:


21:44 – Driloni thotë se nëse do e ketë partnere Sarën, do t’i pengonte puthja me dikë tjetër në filma

Në debatin për xhelozinë dhe femrën në kuadër të Big Brother Today, është përfshirë edhe Driloni.

Moderatorja, Jehona Bajrami ia shtroi një pyetje atij, transmeton klankosova.tv.

“Drilon ti je i gatshëm nëse Sara do të jetë partnerja jote, ta tolerosh edhe një puthje?”, ishte pyetja moderatores.

“Nëse e kam grua Sarën, po më pengon nëse e puth edhe në film një tjetër djalë”, u shpreh Driloni.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

21:35- Xheneta flet për lidhjen e saj të fundit dhe gjendjen financiare të ish-partnerit (VIDEO)

“A je një femër materialiste?”, kjo ishte pyetja drejtuar Xhenetës nga moderatorja, Jehona Bajrami pas debatit që plasi në Big Brother Today.

Ajo u përgjigj me “Jo aspak sepse kam punuar gjithë jetën”, transmeton Klankosova.tv.

Xheneta foli për lidhjen e fundit që kishte jashtë shtëpisë, ku tha se nuk ia ka ditur asnjëherë gjendjen financiare të njëjtit.

“Në lidhjen e fundit ai i ka pas kushtet, por unë se kam këqyr, bile me iu thënë të drejtën unë as që e kam njohur kush është ai në fillim…”, tha ajo.

Për më shumë, shiheni videon e mëposhtme:


21:34 – Si është një femër e moralshme? Përgjigjet Leo (VIDEO)

Banori i shtëpisë më të madhe në vend, në Big Brother Today u pyet se si është për të një femër e moralshme.

E përgjigja e tij ishte goxha e shpejt, transmeton Klankosova.tv.

“Është e sjellshme, me edukatë, qysh sillet me ty, që nuk përdorë fjalë të këqija kundër teje, që nuk mundohet me të përulë”, u shpreh Leo.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:


21:28 – “Je e pamoralshme nëse nuk di gjë për Kosovën”, Xheneta nxit debat në shtëpi (VIDEO)

Në Big Brother Today, një pyetje e nxehtë iu drejtua banorëve.

Çka është për ta e pamoralshmja?

“E pamoralshme je nëse ke një lidhje për një javë e pastaj shkon me të, e pamoralshme je nëse ke një njohje, e pamoralshme je nëse nuk dinë asgjë për Kosovën”, u shpreh Xheneta, transmeton Klankosova.tv.

Por me këtë deklaratën e fundit, debati u ndez përnjëherë.

Shikoni videon e mëposhtme për më shumë detaje:


21:28- “Më ka thënë ke sy për mua”, Gresa akuzon Xuxin për gjuhë seksiste (VIDEO)

Gresa në “Big Brother Today”, ka diskutuar mentalitetin e meshkujve të shtëpisë, ku sipas saj ata të diasporës kanë një mentalitet më të prapambetur.

“Mendoj që ta që kanë shku më herët në diasporë dhe që janë rritë atje kanë stagnu në atë mentalitet, ndërsa të tjerët që kanë shku me punu atje kanë tjetër mentalitet”, tha ajo.

Moderatori Sadiku, e pyeti atë t’i renditë meshkujt top seksist brenda shtëpisë së BBVK3, apo për deklaratat më të rënda ndaj femrave.

Gresa u shpreh se i pari është Xuxi, pasi tha se i ka thënë “ke sy për mua, që mu ka dok shumë seksiste”.

E njëjta tha se ia ka komentuar edhe veshjen, gjë që sipas saj është koment seksist.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:


21:24 – A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Plas debati në shtëpi (VIDEO)

Sonte një natë ndryshe po zhvillohet në shtëpinë më të madhe në vend.

Në shtëpi ka zbarkuar Big Brother Today, me moderatorët Jehona Bajrami dhe Kron Sadiku, transmeton Klankosova.tv.

E pyetja e tyre ishte se a lejohet që një grua të shkojë në klube nate, pyetje kjo që krijoi situatë të tensionuar në shtëpi.

Ishte Driloni ai që ka përmendur shpesh moralin e një gruaje që shkon në një diskotekë, e që tha që këtë e bëri për t’i provokuar banorët.

Pas kësaj plasi debat i ashpër në shtëpi.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:


21:18-“Big Brother Today” nis me debatin për gruan – Ja reagimet e banorëve (VIDEO)

Ka nisur spektakli LIVE i “Big Brother Today” ku do te diskutohen debate me këndvështrime të ndryshme, e tema të forta.

Kjo pasi dy moderatorët e emisionit “Kosova Today” të Klan Kosova, Jehona Bajrami dhe Kron Sadiku u futën në shtëpi.

Tema e parë brenda shtëpisë së BBVK3,ishte roli i grave, transmeton klankosova.tv.

Jehona theksoi se brenda shtëpisë ka pasur shumë këndvështrime të ndryshme për rolin e gruas.

Kroni tha se i ka bërë përshtypje tema e ndershmërisë së gruas dhe moralit, madje një diskutim mes Leos dhe Driloni.

Një pyetje nga moderatorja iu drejtua Drilonit duke e pyetur se a do të shkoj në diskotekë, duke qenë se kjo temë kishte shkaktuar debat të fortë mes tij dhe Xhenetës brenda shtëpisë.

Se si reaguan banorët ndaj kësaj teme, shiheni videon e mëposhtme:

Sonte një super spektakël i Big Brother VIP Kosova 3 po ju pret.

Debate me këndvështrime të ndryshme, e tema të forta do të zhvillohen në shtëpinë më të madhe në vend.

Kjo pasi dy moderatorët e emisionit “Kosova Today” të Klan Kosova, Jehona Bajrami dhe Kron Sadiku u futën në shtëpi.

Diskutimet për finalistët do të ketë po ashtu këtë natë të zjarrtë.

E krejt në fund, do të jepet dhe rrëfimi i Leos.

Ndiqeni spektaklin drejtpërdrejtë në kanalin e Big Brother VIP Kosova në YouTube.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme