LIVE| Shqipëria voton për 61 bashki NULL NULL 14.05.2023 07:59 14.05.2023 07:59 Në Shqipëri sot mbahen zgjedhjet lokalet ku rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë. Këto zgjedhje nga afër po i pëcjellë edhe një ekip i Klan Kosovës i përbërë nga gazetarja Qëndresa Tërshani dhe kameramani Agon Bejtullahu. Në këto zgjedhje, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS 16:32 – Yuri Kim nga qendra e votimit në Vlorë: Askush s’duhet ta shesë apo ta blejë votën Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka parë nga afër ecurinë e procesit të votimit në një qendër votimi në qytetin e Vlorës. Në cilësinë e vëzhgueses në zgjedhje, ambasadorja zgjodhi të jepte dhe disa mesazhe në lidhje me ditën e zgjedhjeve. Në një prononcim të shkurtër për media, Kim nënvizoi se askush nuk duhet të shesë apo të blejë votën. “Jam një nga vëzhguesit e shumtë ndërkombëtarë. Deri më tani duket mirë. Duhet të dërgojmë raportimet nga raporti i ODHIR. Kam qenë në Nivicë, Selenicë dhe do të vizitojmë vende të tjera. Nuk duhet të ushtrohet presion. Është më rendësi që çdo votues të ushtrojë të drejtën e votës. Asnjë nuk duhet të shesë votën dhe ta blejë. Është përgjegjësi e autoriteteve që t’i zbatojë ligjet në mënyrë të barabartë”, tha Kim. 13:28 – Shqiptari nga Italia vjen për të votuar në Lezhë (VIDEO) Në Shqipëri janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale në 61 bashki. Në një vendvotim, procesi ishte ndalur, për shkak të problemit me pajisjen e identifikimit. Në votimet nga Lezha, një qytetar kishte ardhur nga Italia për të hedhur votën. Ai tha se deri më tani po sheh qetësi, pavarësisht disa parregullsive. “Kemi ardhur të votojmë nga Italia. Nuk po punon (pajisja e identifikimit), po presim. S’ka rrugë tjetër. Po shoh qetësi të mirë, të rregullt”, u shpreh ai. Një tjetër qytetar tha se pret që të jetë një rezultat i mirë për të gjithë publikun. “Mua më duket e mbarë, është mirë, më këdo që do votojë, do të jetë një rezultat i mirë për të gjithë publikun”, tha ai. /Klankosova.tv. Gazetarja e Klan Kosovës Qëndresa Tërshani po i përcjell zhvillimet nga zgjedhjet në Shqipëri. 13:07 – Voton kryekuvendarja Nikolla: Ta kthejmë këtë ditë në festë të demokracisë Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet vendore që po mbahen në Shqipëri. Ajo ka ftuar qytetarët të ushtrojnë lirisht e qetësisht të drejtën e tyre për të votuar. “Sot është dita në fakt kur politikanët heshtin dhe flet populli për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese për të zgjedhur dhe unë uroj që masivisht qytetarët shqiptarë ta ushtrojnë këtë të drejtë duke zgjedhur kryetarët e bashkive dhe përfaqësuesit e këshillit bashkiak… Për të ushtruar të drejtën e tyre të votës qytetarët dhe për ta kthyer këtë ditë në një ditë feste demokracie”, deklaroi Nikolla, raporton KP, transmeton Klankosova.tv. Sipas orarit zyrtar, në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet në 61 bashkitë e Shqipërisë, proces i cili do të mbyllet në orën 19:00. 3,650,550 qytetarë me të drejtë vote janë të ftuar që të votojnë për të zgjedhur 61 drejtuesit e rinj të bashkive. 122 545 zgjedhës votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit. Në këto zgjedhje garojnë në total 23 907 kandidatë për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë. Konkretisht në garë për kryetarë bashkie janë regjistruar 144 kandidatë, ndërsa 23 763 kandidatë të tjerë garojnë për këshillat bashkiakë. 12:50 – Veliaj: Shumë e rëndësishme që secili të dëgjohet dhe vendimmarrja pastaj të na udhëheq Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj shkoi për të votuar, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Pas votimit, Veliaj tha se është shumë e rëndësishme dalja për të votuar. Ai u shpreh se është shumë e rëndësishme që secili të dëgjohet dhe “vendimmarrja pastaj të na udhëheq”. “Jam në dijeni të faktit që kemi pasur disa avari, nuk do të thoja dramatike por, KQZ-ja ka qenë e pamundur të gjenerojë dhe të emëtoj identifikimin elektronik me sisitemin që ka pasur. Me vjen mirë që më në fund ka një vendimmarrje, vendimmarrja është që të kalohet në sistemin manual. Gjithmonë duhet të prevalojë e drejta e qytetarëve për të votuar dhe për tu shprehur sesa e drejta e teknologjisë kokëfortë apo në një ditë me re për të transmetuar të dhëna. Kështu që, prevalvojë kjo e drejtë. Ftesa për të gjithë qytetarët që mund të jenë dekurajuar sidomos për ata që janë më të mëdhenj në moshë e që kanë dalë qysh në orën 7 të mëngjesit edhe nuk kanë pasur mundësi të votojnë është të kthehen në qendrat e votimit. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të dalim të votojmë për të ardhmen, të votojmë për fëmijët tanë…Janë fatet e qytetit për katër vitet e ardhshme, janë aftet e fëmijëve tanë, janë projektet e qytetit në lojë dhe në pikëpyetje dhe kështu që, shumë, shumë e rëndësishme që secili të dëgjohet dhe vendimmarrja pastaj të na udhëheq.”, tha ai. Në Shqipëri mbahen sot (e diel) zgjedhjet lokalet ku rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë. Në këto zgjedhje garojnë rreth 140 subjekte politike. Gara do të jetë kryesisht mes Partisë Socialiste te Shqipërisë së Edi Ramës dhe Koalicionit “Bashkë fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metës të cilët kanë kandidatët e tyre në çdo bashki. Ndërsa, Partia Demokratike e Shqipërisë, e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, gjithashtu do të jetë në garë në disa bashki, raporton KP, transmeton Klankosova.tv. Në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë. Beteja kryesore do të jetë për kryeqytetin, Tiranën, ku ka gjashtë kandidatë. PS ka vendosur t’i besojë Erion Veliajt, ndërsa koalicioni Meta-Berisha i ka vënë përballë Belind Këlliçin. Ndërkaq, PD e Alibeajt ka kandiduar Roland Bejkon. 12:38 – Ndërpritet votimi në një qendër në Durrës, ikën sekretari dhe merr me vete vulën Në një shkollë afër Spitallës është ndërprerë votimi pas një incidenti në ambientet e jashtme. Ka pasur një sherr ndërmjet mbështetësve të dy forcave politike në korridor dhe sekretari që përfaqëson forcën “Bashkë Fitojmë” ka marrë vulën dhe është larguar çfarë ka bërë të ndërpritej votimi për 30 minuta. “Pas sherrit që ndodhi në korridor, nga frika u larguan njerëzit, unë nuk u largova isha në oborr.”- tha sekretari. Policia ka rrethuar zonën për të monitoruar dhe parandaluar sherre të tjera, shkruan Top Channel. Sherri i ndodhur ka qenë jo i përmasave të vogla, ku dy palët janë qëlluar me grushte. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 10:30, Komisioni i Qendrës së Votimit 1428-2, KZAZ Nr. 24, Durrës, bazuar në urdhrin nr. 62, të datës 03.05.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, me vendimin numër 13, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, për të larguar disa shtetas të paautorizuar që qëndronin në këtë Qendër Votimi dhe rrezikonin zhvillimin e rregullt të procesit të votimit. Shërbimet e Policisë, me marrjen e vendimit, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi dhe kanë larguar nga ambientet e kësaj Qendre, personat e paautorizuar dhe ata që pengonin zhvillimin e rregullt të procesit të votimit. Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas normalizimit të situatës, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit. 10:59 – Voton Edi Rama: Uroj që situata e krijuar nga KQZ-ja të mos ketë dekurajuar votuesit Kryeministri Edi Rama, ka votuar në zgjedhjet që po mbahen në Shqipëri për kryetarët e bashkive. Pas votimit, ai ka bërë një prononcim para gazetarëve, ku ka uruar që situata e krijuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos ketë ndikuar në dekurajimin e votuesve, njofton Klan Kosova. “Tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj që situata e krijuar nga KQZ-ja të mos ketë ndikuar në dekurajimin atyre që kanë shkuar të votojnë qysh në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat”. “Uroj të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar të rikthehen në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë për të gjithë kandidatët”. Kujtojmë se në Bashkinë Dimal, votuesit kanë hasur në probleme me pajisjet elektronike të identifikimit. Edhe dy orës pas hapjeve të qendrave të votimit, në këtë bashki qytetarët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të problemit në fjalë. Qytetarët që janë paraqitur për të votuar, janë kthyer në shtëpi për t’u rikthyer sërish më vonë. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00. Në këto zgjedhje garojnë rreth 140 subjekte politike. Gara do të jetë kryesisht mes Partisë Socialiste te Shqipërisë së Edi Ramës dhe Koalicionit “Bashkë fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metës të cilët kanë kandidatët e tyre në çdo bashki. Në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë. Beteja kryesore do të jetë për kryeqytetin, Tiranën, ku ka gjashtë kandidatë. PS ka vendosur t’i besojë Erion Veliajt, ndërsa koalicioni Meta-Berisha i ka vënë përballë Belind Këlliçin. Ndërsa PD e Alibeajt ka kandiduar Roland Bejkon. 10:25 – Sali Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë, shoqërohet nga bashkëshortja Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka votuar sot në shkollën “Kosova” në Tiranë. Sipas Top Channel, me këtë rast ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, njofton Klan Kosova. Në këto zgjedhje vendore, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00. 09:17 – Voton presidenti Bajram Begaj: Vota e qytetarit bën ndryshimin Gjatë deklaratës së tij për mediat, ai i ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë ndryshimin me anë të ushtrimit të së drejtës së votimit. “Çdo shtetas i Republikës me të drejtë vote sot ka ditën që të mund të dëgjohet. Që vota e tij të dëgjohet fjala dhe pushteti i votës mund të bëje ndryshimin. Unë e kam thënë që këto votime nuk janë të partive, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha presidenti shqiptar, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv. Begaj votoi në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”. 09:13 – Zgjedhjet lokale në Shqipëri, KQZ jep të dhënat për orën e parë të votimeve Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në Shqipëri ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore deri në orën 08:00. Pas raportimit të 2468 qendrave votimi nga 5211 gjithsej, pjesëmarrja është mbi 23 mijë, ose 1,29%. Ndërkohë, në Tiranë, pjesëmarrja deri në orën 08:00 është 1,54%, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv. 07:52 – Sulmohet kryebashkiaku i Kolonjës, simpatizanti i “Bashkë Fitojmë” shoqërohet në polici Mediat raportojnë se është sulmuar kandidati i PS-së, Erion Isai, gjatë orëve të mbrëmjes nga një simpatizant i PD-së pranë fshatit Qinam. “Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur. Nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait por është njoftuar policia e cila ka shoqëruar agresorin. Është shoqëruar nga policia Esmerald Kacolli”, shkruan Tch. Mbi ngjarjen e ndodhur në mesnatë në Kolonjë, ku u dhunua kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai, nga informacionet e para bëhet me dije se kryebashkiaku ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain. Njeri nga simpatizantët e PD-së, Esmerald Kacolli, që kishte bllokuar rrugën i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë. Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i bashkisë Kolonjë ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin përkatës ndërsa është shoqëruar personi qe e ka goditur. 07:34 – Shqipëri, mbi 5500 policë ruajnë objektet zgjedhore 5511 policë do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore në Shqipëri gjatë ditës së sotme (e diele). Ndërsa janë trajnuar gjithsej 7530 policë të cilët do të angazhohen me detyra gjatë procesit zgjedhor. Policia e Shtetit do të marrë në mbrojtje 57 objekte të rëndësishme në këtë proces me angazhimin e 192 punonjës të policisë nga forcat “Komando”. Të njëjtit do të ndërhyjnë në rast se kërkohet nga komisionet zgjedhore apo nga KQZ-ja. Në Shqipëri mbahen sot (e diele) zgjedhjet lokalet ku rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë. Nga ora 7:00 e mëngjesit hapen qendrat e votimit, dhe qytetarët janë ftuar të bëjnë zgjedhjen e tyre për 61 kryetarët e rinj të bashkive si edhe për përfaqësuesit e këshillave bashkiakë. Në këto zgjedhje vendore, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. 07:41 – KQZ-ja vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po qëndron në Shqipëri për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të cilat po mbahen sot. Ata do të jenë prezent në disa Qendra të Votimit për të ndjekur nga afër organizimin e zgjedhjeve. Gjatë këtij vëzhgimi, vëmendje më e madhe do t’i kushtohet votimit të pjesshëm elektronik në 401 vendvotime të bashkive Elbasan, Kamëz dhe Vorë, si dhe numërimin e votave që zhvillohet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për KosovaPress se ky vëzhgim është në kuadër të bashkëpunimit të mirë që kanë institucionet zgjedhore në të dy vendet. Para ditës së zgjedhjeve, delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga Kreshnik Radoniqi dhe në përbërje të anëtarit, Sami Kurteshi dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, janë takuar me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Kryetari Radoniqi, vlerësoi lartë bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy institucioneve dhe në emër të KQZ-së së Kosovës uroi që dita e zgjedhjeve të shkojë mbarë e të përmbyllet me sukses. Po ashtu, delegacioni i KQZ-së së bashku me anëtarë të Trupave të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga shtete të ndryshme, morën pjesë në prezantimin e Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve për përgatitjet e procesit zgjedhor. Vëzhguesit e TMZ-ve u njoftuan edhe për specifikat e këtij procesi zgjedhor dhe për aplikimin e teknologjisë informative në votimin elektronik në tri bashki të ndryshme. 07:19 – Shqipëria sot voton për kryetarë të bashkive Në Shqipëri mbahen sot (e diele) zgjedhjet lokalet ku rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë. Nga ora 7:00 e mëngjesit hapen qendrat e votimit, dhe qytetarët janë ftuar të bëjnë zgjedhjen e tyre për 61 kryetarët e rinj të bashkive si edhe për përfaqësuesit e këshillave bashkiakë. Në këto zgjedhje vendore, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00. Në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të votohet në mënyrë elektronike dhe rezultati në këto bashki pritet të dalë pak minuta pas përmbylljes së procesit zgjedhor, ndërsa thuajse në të gjitha qendrat e votimit do të bëhet identifikimi elektronik i votuesve. Në këto zgjedhje garojnë rreth 140 subjekte politike. Gara do të jetë kryesisht mes Partisë Socialiste te Shqipërisë së Edi Ramës dhe Koalicionit “Bashkë fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metës të cilët kanë kandidatët e tyre në çdo bashki. Ndërsa, Partia Demokratike e Shqipërisë, e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, gjithashtu do të jetë në garë në disa bashki. Në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë, shkruan Kosova Press. Beteja kryesore do të jetë për kryeqytetin, Tiranën, ku ka gjashtë kandidatë. PS ka vendosur t’i besojë Erion Veliajt, ndërsa koalicioni Meta-Berisha i ka vënë përballë Belind Këlliçin. Ndërsa PD e Alibeajt ka kandiduar Roland Bejkon. Këta janë kandidatët për kryetarë në 61 bashkitë e Shqipërisë: Bashkia Tiranë Arlind Qori – Partia “Lëvizja Bashkë”;Marko Dajti – Partia “Fronit i Majtë”;Lajla Pernaska – Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;Erion Veliaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Belind Këlliçi – “Bashkë Fitojmë”Roland Bejko – “Partia Demokratike” Bashkia Belsh Arif Tafani – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Bedri Qypi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë” Bashkia Berat Zija Ismaili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”Ervin Demo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Bulqizë Defrim Fiku – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”Festime Mjeshtri – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Cërrik Servet Duzha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”Andis Salla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Delvinë Ilir Mehmeti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”Besmir Veli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Devoll Eduard Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Elvis Hajdërlli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”Çlirim Hoxha – kandidat i pavarur Bashkia Dibër Ismail Uka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”Naim Gazidede – “Partia Demokratike”Rahim Spahiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Dimal Gentian Meçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”Dritan Sula – “Partia Demokratike”Juliana Memaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Divjakë Josif Gorrea – Partia Socialiste e Shqipërisë”;Aurel Malko – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Dropull Thanas Maneka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Dhimitraq Toli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Durrës Igli Cara – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Emiriana Sako – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Elbasan Gledian Llatja – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Luçiano Boçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Fier Evdar Kodheli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Eriselda Çelaj – “Partia Demokratike”;Armando Subashi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Finiq Leonidha Papa – “Partia Demokratike”;Leonidha Hristo – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”Romeo Çakuli – Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”; Bashkia Fushë Arrëz Fran Tuci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Hil Curri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Gjirokastër Dorjan Lani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”Flamur Golemi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Gramsh Hasim Çekrezi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”Besion Ajazi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Has Miftar Dauti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”Beqir Mulaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Himarë Jorgo Goro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Dhionisios Alfred Beleri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Kamëz Rakip Suli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Bilbil Bajraktari – “Partia Demokratike”;Arjan Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë” Bashkia Kavajë Fisnik Qosja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”Redjan Krali – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Këlcyrë Klement Ndoni – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Adriatik Spahiu – “Partia Demokratike”;Arjan Kasaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Klos Valbona Kola – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Bedri Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Kolonjë Erion Isai – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Et’hem Lumani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Konispol Ergest Dule – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Fatmir Shero – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Korçë Ledina Alolli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”Sotiraq Filo – “Partia Socialiste e Shqipërisë” Bashkia Krujë Agron Loka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”Artur Bushi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Kuçovë Kreshnik Hajdari – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Lefter Maliqi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Ilirjan Koxhaj – “Partia Demokratike”; Bashkia Kukës Abedin Oruçi – “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”;Admir Sinamati – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Safet Gjici – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Kurbin Behar Haxhiu – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Majlinda Cara – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Lezhë Pjerin Ndreu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Pashk Gjoni – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Libohovë Leonard Hide – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Adil Xhelili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Librazhd Mariglen Disha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Shefki Çota – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Lushnjë Erisleda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Eduart Sharka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Malësi e Madhe Isa Ramaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Tonin Marinaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Maliq Alfred Gega – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Gëzim Topçiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Mallakastër Agron Kapllanaj – “Partia Demokratike”;Qerim Ismailaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Resmi Shanaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Mat Skënder Gjuci – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Agron Malaj – Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Memaliaj Gjolek Guci – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Albert Malaj – “Partia Socialiste e Shipërisë”; Bashkia Mirditë Ndrec Dedaj “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Albert Mëlyshi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Patos Fation Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Pranvera Rizaj – Partia Demokratike”;Safije Alushaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Peqin Mustafa Pashja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Bukurosh Maçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Përmet Edmond Komino – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Alma Hoxha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Pogradec Zini Tolozhina – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Ilir Xhakolli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Rezart Laraku – “Lëvizja e Re”; Bashkia Poliçan Florian Qama – “Partia Demokratike”;Behar Xhaferraj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Adriatik Zotkaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Prrenjas Nuri Bleba – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Suzana Topi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Pukë Rrok Dodaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Gjon Gjonaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Pustec Pandi Jani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Pali Kolefski – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Roskovec Erdit Hazizaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Majlinda Bufi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Rrogozhinë Edison Memolla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Shkëlqim Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Sarandë Skënder Muço – “Partia Demokratike”;Ardit Çikuli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Oltion Çaçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Gjergj Mërkuri – kandidat i pavarur Bashkia Selenicë Nertil Bellaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Leonard Rakipaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Shijak Elton Arbana – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Rezeart Tusha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Shkodër Benet Beci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Bardh Spahia – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Skrapar Euglen Mustafallari – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Adriatik Mema – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Tepelenë Sokol Guga – “Partia Demokratike”;Tërmet Peçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Baftjar Imeri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Tropojë Besnik Duzhaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Rexhe Byberi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Vau i Dejës Klomentina Drini – “Partia Demokratike”;Kristjan Shkreli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Zef Hila – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Bashkia Vlorë Hysni Sharra – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;Ermal Dredha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Bashkia Vorë Blerim Shera – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;Indrit Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.