LIVE: Sejdiu: Nuk ka distancë mes qëndrimit të Kurtit dhe Amerikës për Asociacionin (VIDEO) NULL NULL 31.01.2023 21:00 31.01.2023 21:00 21:37 – Raci: Tre kryeministra para Kurtit dështuan në adresimin e çështjes së Asociacionit (VIDEO) Analisti Gazmir Raci ka thënë se që nga viti 2015 tre kryeministra para Albin Kurtit kanë dështuar në adresimin e çështjes së Asociacionit. “Kërkesa për themelim të Asociacionit nuk është e re, është kërkesë prej vitit 2015 dhe deri tani kemi tre kryeministra që kanë dështuar ta adresojnë çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Mustafa bëri një marrëveshje në vitin 2015, e rrëzoi gjykata kushtetuese, por kemi edhe dy kryeministra pas tij, zoti Haradinaj dhe zoti Hoti, që dështuan për ta adresuar çështjen e Asociacionit, edhe pse te zoti Haradinaj pati një tendencë për të themeluar një ekip menaxhues të njëanshëm”, u shpreh Raci në Rubikon, njofton Klankosova.tv Sipas tij, opinioni i diplomatëve amerikanë e rikonfirmon edhe një herë qëndrimin e Amerikës karshi Republikës së Kosovës dhe nuk ka asnjë ndryshim të pozicioneve amerikane sa i përket dialogut dhe çështjeve që janë esenciale në kuadër të dialogut. Raci shtoi se kryeministri Kurti duhet ta bëjë publike dhe më të qartë pozicionin e Qeverisë së Kosovës karshi kësaj çështjeje. 21:35 – Sejdiu: Nuk ka distancë mes qëndrimit të Kurtit dhe Amerikës për Asociacionin (VIDEO) Analisti politik, Dardan Sejdiu, vlerëson se nuk ka distancë të madhe mes qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me Asociacionin. Sejdiu, në Rubikon në Klan Kosova, tha se kërkesa e Kurtit për ndryshimin e renditjes së gjërave në raport me Serbinë është e drejt, njofton Klankosova.tv. “Amerikanët na qartësuan se nuk ka distancë të madhe mes qëndrimit të kryeministrit Kurti dhe ShBA-së, Kurti kur flet për Asociacionin flet për atë që nuk krijon nivel të ri të pushtetit, pak a shumë, nuk e ndryshon Kushtetutën”. “Dallimi është renditjen e gjërave, që të kemi një dokument që këtë çështjen e Serbisë të mos e trajtojmë pasi mbi një dekadë merremi me dialogun, por lëvizje drejt normalizimit të relacioneve jo për shkak të Kosovës nuk kemi”. “Serbët e kanë bërë dialogun qëllim në vetvete. Nëse e lexojmë dokumentin franko-gjerman, dokumentin që e ka publiku FES-i dhe ato non-papers kemi me pa një trend që kemi një deeskalim të termit njohje – në të gjitha këto nuk ka më njohje dhe kjo është përkesa e Kurtit për ndryshimin e renditjes së gjërave” u shpreh Sejdiu. 21:26 – Shkullaku: Kurti po e forcon pozitën e tij negociuese (VIDEO) Analisti politik, Armand Shkullaku, ka thënë se takimi i thirrur sot nga Ambasada Amerikane në Prishtinë për Asociacionin, do të ishte e mundur të thirrej nga qeveria, nëse qevria do të ishte pro kësaj marrëveshje. Sipas tij, qeveria është kundër krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, teksa shtoi se kryeministri i vendit, Albin Kurti, tani po e forcon pozitën e tij negociuese. “Presioni ka ardhur duke u shtuar dhe është një moment tepër i vështirë për Kurtin, ndoshta më i vështiri që mund të ketë dhe në negociata, deri sa të mundësh, duhet të tregosh forcë”, është shprehur Shkullaku në Rubikon në Klan Kosova. 21:19 – Kryeziu: Thelbi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë është Asociacioni (VIDEO) Analistja politike, Laura Kryeziu, është shprehur se thelbi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Ajo tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është një marrëveshje ndërkombëtare që tashmë është pranuar nga Kosova më 2013 dhe siç tha ajo, takimi i thirrur sot nga Ambasada Amerikane në Prishtinë do të duhej të thirrej nga Qeveria e Kosovës. “Është një marrëveshje ndërkombëtare që tashmë është pranuar nga Kosova më 2013 dhe sot do të uroja që të kemi këtë takim që e ka thirrur Ambasada Amerikane, ta thërriste kryeministri i Kosovës dhe në një formë të shohim një qasje më proaktive nga ana e qeverisë sepse realiteti është që ne jemi duke hyrë në një prej udhëkryqeve shumë të rëndësishme të shtetndërtimit dhe kjo është pjesa e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, të hapet rruga euroatlantike dhe kërkohet seriozitet pak më i madh, pra ky takim do të duhej të thirrej nga qeveria”, është shprehur Kryeziu në Rubikon në Klan Kosova. Tutje, ajo tha se qeveria duhet të ketë qëndrim të qartë se a do ta pranojë asociacionin apo jo, teksa shtoi se ShBA-të i kërkojnë qeverisë që të hedh një hap në procesin e themelimit të Asociacionit. “Prej takimit të Ambasadës Amerikane, ShBA-të na tregojnë që janë aleati i përhershëm në procesin e shtetndërtimit dhe besoj që strategjikisht, ShBA-të kërkojnë nga qeveria jonë që të hedh një hap përpara që ata të fillojnë draftimin e statutit të asociacionit dhe të ketë një version të këtij asociacioni para marrëveshjes finale”. “Dhe, nëse e lëmë këtë çështje të hapur, atëherë i lëmë të hapura edhe diskutimet për modulet e ndryshme si të hapura”, është shprehur Kryeziu, njofton Klankosova.tv. 21:14 – Ibrahimi: Kosova është mirë ta heqë nga tavolina Asociacionin Analisti politik, Iliri Ibrahimi, vlerëson se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të themelohet para se të shkohet në negociata për marrëveshjen me Serbinë. “Është lëvizje taktike e ShBA. Ajo që thanë Chollet dhe Ecsobar janë garanci të niveleve të larta dhe ato duhet të merren parasysh, pra që Asociacioni nuk e rrezikon shtetësinë”, është shprehur Ibrahimi, njofton Klan Kosova. “Nëse shkohet ne negociata pa e mbyllur këtë, atëherë po e hapë rrugën që edhe Asociacioni të bëhet pjesë e negociatave. Është mirë që Kosova ta heqë nga tavolina”. Sipas Ibrahimit, duhet koordinim i ngushtë me Amerikën sa i përket kësaj çështjeje, “Bashkëpunimi me ShBA, historia na tregon se është treguar gjithmonë i suksesshëm”. Minutat e edicionit të sotëm janë të rezervuar për diskutim mbi presionin evropian dhe amerikan ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Të ftuar në panel janë Armand Shkullaku, Ilir Ibrahimi, Laura Kryeziu, Gazmir Raci dhe Dardan Sejdiu.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 07/02/2023