LIVE: Rubikon – Si ta përballojmë këtë dimër? (VIDEO) NULL NULL 06.10.2022 21:50 06.10.2022 21:50 Ademi: Qeveria nuk ka lansuar asnjë fushatë për kursimin e energjisë elektrike Gazetari i Klan Kosovës, Haris Ademi, deklaroi se qeveria nuk ka lansuar asnjë fushatë vetëdijesuese për kursim të energjisë elektrike. Në emisionin Rubikon me Adriatik Klemendin, ai tha se si medium kemi raportuar para rreth dy javësh që e vetmja fushatë është ajo nga ana e furnizuesit KESCO dhe KEDS, kurse nga komiteti teknik emergjent na është thënë që është duke u marr me analizën dhe me mbledhjen e të gjitha informatave, pastaj t’i shndërrojë në këshilla për konsumatorët se si ta kursejnë energjinë elektrike. Ademi po ashtu përmendi faktin që vitin e kaluar ka dështuar një marrëveshje rajonale me Maqedoninë e Veriut. Dy ministrat e energjisë, respektivisht ekonomisë, kanë biseduar për një shkëmbim qymyr-energji elektrike, kjo pastaj ka dështuar për shkak të kushteve logjistike, pra s’ka pasur mundësi KEK të dërgojë thëngjill në Maqedoninë e Veriut dhe pastaj të marrë energji në kthim. “Sot ministrja Rizvanolli e përmendi një parallogaritje që ishte me 500 megavat në orë çmim gjatë dimrit, që ka shumë mundësi që të jetë shumë më shtrenjtë, mund të ndodhë edhe dyfish. Sipas saj, 3.2 milionë megavat në orë pritet të jetë prodhimi gjatë stinës së dimrit, kurse konsumi do të jetë 4.12 milionë megavat në orë, që i bie se 721 mijë megavat në orë na duhet t’i importojmë, që shumëzuar me 500 euro një megavat në bursën e energjisë elektrike do t’i kushtojë shtetit 316 milionë euro”. “Kush do ta mbulojë këtë shumë, a do të jetë qeveria? A do të ketë rishqyrtim tarifor, apo do t’i lihet në dorë dikujt tjetër?”, tha gazetari Ademi, si i ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova. Ibrahimi: Masat efiçiente dy muaj para dimrit janë hajgare me popull Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Kosovës kanë bërë shaka me masat që i kanë bërë së fundi të ditura për menaxhimin e krizës energjetike. Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka deklaruar se masat janë edhe shumë të vonshme. “Nuk merren masa efiçiente dy muaj para dimrit. Dimri veç ka filluar, masat kërkojnë në investime, investimet kërkojnë kohëzgjatje derisa ato ta bëjnë efektin e vet. Nuk mundesh sot për nesër me thënë izolone shtëpinë sepse ajo është hajgare me popullin”. “Të thuash ti në mes të tetorit se po jap masa subvencionuese, nëse shkoni të bleni kalldaja në tetor, apo pelet, mos bëni hajgare. Ky popull kur i ka blerë gjithmonë drutë për dimër, nuk i blejnë në nëntor për dhjetor”. “Këto i dinë populli, po më duket shumë një qasje qesharake nga qeveria. Është dashur të merren masa tjera për të siguruar se kemi siguri”, ka thënë Ibrahimi, njofton KlanKosova.tv. Azemi: Qeveria ka mungesë të dijes për sektorin e energjisë Drejtori ekzekutiv i Balkan Green Foundation, Visar Azemi, vlerëson se qeveria nuk është e gatshme për t’u përballë me krizën energjetike. “Kanë mungesë të dijës në sektorin e energjisë”, ka theksuar ai në Rubikon. “Duhet ditur se si duhet qasur, duhet pasur ekspertë të mirë për t’u konsultuar. Ministria e Ekonomisë nuk është e përgatitur për të reaguar e përballur me kriza”. Sipas tij vendi hyn në dimër me mungesën e funksionimit të bllokut A3 të termocentralit “Kosova A”, për shkak të dështimit të qeverisë. Kryeziu: Thirrja për t’i izoluar shtëpitë tregon se qeveria është e shkëputur nga realiteti Opinionistja Laura Kryeziu thotë se Qeveria e Kosovës është shumë vonë me politikat që parashohin rreziqet që na presin me sistemin energjetik që kemi, prandaj pa pret një dimër i vështirë. Kryeziu, në Rubikon në Klan Kosova, tha se thirrjet e krerëve institucionalë për kursim me izolimin e shtëpive është tregues i qartë se Qeveria është e shkëputur nga realiteti i qytetarëve, njofton Klankosova.tv. “Fillimisht nuk jemi koherent me rishikimin e politikave të cilat parashohin rreziqet që na presin me një sistem energjik kaq të shkatërruar dhe jofunksional. Nëse i shohim masat e efiçiencës që u prezantuan do të thotë se nëse kemi 6 milionë euro i bie që numri i përfituesve është shumë i vogël pasi 8 mijë euro kushton vetëm pompa termike dhe është e papërballueshme”. “Kjo më duket si qasje e pakoordinuar pasi sidomos edhe paraqitjet publike me thirrjet që qytetarët t’i izolojnë shtëpitë tregon se qeveria është larguar nga realiteti e qytetarëve shto këtu edhe ngritjen e tarifave për familjarët që për mua ka qenë shumë diskriminuese pasi ne nuk kemi një pasqyrë se cilin konsumatorë po e dëmtojnë ma shumë, pasi shumë qytetarë s’kanë të hyra që të blejnë pajisje efiçiente”, tha Kryeziu. Ejupi: Të hiqet TVSH për panelet solare Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi, ka thënë se heqja e Totalit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për panele solare do ta lironte koston për instalimin e tyre. “Kemi kërkuar nga viti 2019 që të hiqet TVSH”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova. “Në biseda me instalues dhe prodhues të tyre, sivjet janë instaluar rreth 10 megavat”, ka thënë ai në Rubikon. Më tej, Ejupi ka folur edhe për masat e marra nga qeveria sa i përket krizës. “Janë të mira masat, por janë të vonshme. Ministrja Artane Rizvanolli duhet ta bëjë një plan afatgjatë se: çfarë do të jetë ky dimër, çfarë do të jetë dimri tjetër?”. Edicioni i sontëm i Rubikon i kushtohet situatës me krizën energjetike me të cilën po përballet, e pritet të përballet vendi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë