LIVE| Rubikon, Jeffrey Hovenier: BE-ja mund të flasë për afatet e marrëveshjes përfundimtare (VIDEO) NULL NULL 24.11.2022 20:45 24.11.2022 20:45 21:14 – Hovenier: Do të ketë përpjekje të fuqishme të ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi (VIDEO) Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vazhdimisht do të ketë një përpjekje të fuqishme të ShBA-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në intervistë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka theksuar se ajo që po mundohet të arrijë ShBA-ja është një gjenerim i një ambicie të gjatë të këtij projekti për një Evropë të plotë, të lirë dhe paqësore. “Mendoj se keni parë disa indikacione për përkrahjen e SHBA-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në zhvillimet e djeshme dhe në takimet në fillim të kësaj jave. Ky është një proces i lehtësuar nga BE-ja, është një negociatë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ne nuk jemi shikues objektiv. SHBA-ja është shumë e interesuara ta shohë këtë proces që të vazhdojë përpara me sukses dhe ne jemi të interesuar të punojmë me të dyja palët për ta çuar përpara”. “Pra mendoj se do të shihni, ka pasur indikacione edhe nga i dërguari special i BE-së, zotëri Lajçak, i cili e falënderon kryenegociatorin, por gjithashtu falënderon Departamentin e Shtetit në Qeverinë Amerikane për mbështetjen tonë në arritjen e marrëveshjes së djeshme dhe mendoj se do të vazhdoni të shihni përpjekje të fuqishme nga qeveria ime, nga unë, nga kolegët e mi, nga ambasadori Hill në Beograd, Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, dhe një numër i zyrtarëve tjerë, duke na ndihmuar që ta çojmë përpara këtë agjendë strategjike”. “Përsëri ajo që po mundohemi të arrijmë është një gjenerim i një ambicie të gjatë të këtij projekti për një Evropë të plotë, të lirë dhe paqësore. Këto kanë qenë me vite qëllimet tona fundamentale të politikave të jashtme dhe besoj se kjo do të kontribuojë në mënyrë direkte që ta shohim këtë qëllim më afër realizimit”. I pyetur se a kanë palët detyra specifike në negociata, ai ka thënë se gjithmonë ka detyra specifike. Tutje, ai shton se nga Kosova kërkohet që të përfshihet në mënyrë konstruktive dhe me urgjencë në dialog me Serbinë. “Epo gjithmonë ka detyra specifike për palët që janë të përfshira në negociata, por është ndoshta më mirë që ndërmjetësuesi i BE-së, zotëri Lajçak, të flasë për hapat e ardhshëm. Ajo që SHBA-ja kërkon është që Kosova, meqë unë punoj me Kosovën, të përfshihet në mënyrë konstruktive, me fleksibilitet dhe me urgjencë në proces dhe natyrisht që e njëjta do t’i kërkohet edhe palës tjetër”. 21:02 – Dialogu, Hovenier: Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në këto negociata Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në formë konstruktive në negociata në kuadër të procesit të dialogut. Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se është e vështirë të flitet për një afat të fundit për marrëveshje përfundimtare. “Kjo varet nga vetë palët, por një nga zotimet e rëndësishme që është bërë nga të dyja palët me marrëveshjen e djeshme është dhe citoj ‘të fokusohemi që të koncentrohemi plotësisht me urgjencë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve’. Dokumenti në vetvete parashtron disa takime specifike të udhëhequra nga BE-ja, qëllimi i të cilave është që të punohet drejt tyre dhe të prezantohen rezultate. BE-ja mund të flasë për këto afate, por kjo është në një rrugë të shpejtë, kjo është në një afat kohor që e tregon urgjencën e kësaj çështjeje”, ka thënë Hovenier. Hovenier ka theksuar se palët në dialog duhet të tregojnë fleksibilitet dhe kreativitet për të ecur para me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve. “Epo ka një numër gjërash që duhet të diskutohen në kontekstin e këtij propozimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve dhe ajo që Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë është që të angazhohen në mënyrë konstruktive në këto negociata. Ndërmjetësuesit e BE-së do të ndihmojnë në definimin e agjendës në bashkëpunim me palët. Ne kërkojmë fleksibilitet, kreativitet dhe përpjekje për të avancuar shumë këtë marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve”, njofton Klankosova.tv. 20:58 – Hovenier: Jemi falënderues për marrëveshjen e arritur – të merret me urgjencë propozimi për normalizim Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se qeveria amerikane është falënderuese për marrëveshjen që është arritur dje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat. Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se dje Qeveria e Kosovës shkoi aty ku Perëndimi dëshironte të shkonte. “Një nga gjërat, për të cilat unë jam falënderues dhe mendoj se e tërë ambasada e SHBA-së dhe qeveria e SHBA-së është falënderuese, është fakti se një marrëveshje u arrit dje me lehtësimin e BE-së ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të bërë dy gjëra, mendoj shumë të rëndësishme”. “Një është që të shmanget eskalimi i mëtutjeshëm dhe të ndërmerren hapa që e reduktojnë eskalimin e krijuar për implementimin e regjimit të targave të veturave dhe zotimi i dytë ishte që me urgjencë të merret ky propozim për normalizim që është prezantuar nga Bashkimi Evropian dhe është mbështetur nga Franca dhe Gjermania që të vazhdohet me këtë çështje shumë të rëndësishme”, ka thënë Hovenier. “Ne e shohim këtë si një sukses shumë të madh dhe një hap shumë të madh përpara dhe dua ta pranoj se Qeveria e Kosovës dje u angazhua në një mënyrë që ishte konstruktive dhe e dobishme dhe na ndihmoi të arrijmë aty ku i tërë komuniteti ndërkombëtar donte ta shihte fundin e kësaj. Kjo është pikëpamja ime fillestare për atë që ka ndodhur dje, një hap shumë i rëndësishëm përpara për të dyja shtetet në një përkushtim të vazhdueshëm që të punojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe të deeskalojnë disa çështje që na pengonin që të punojmë në disa nga çështjet e rëndësishme strategjike”, ka pohuar Hovenier, njofton Klankosova.tv. Ekskluzivisht në Rubikon sonte mund të ndiqni ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. – Si u arrit marrëveshja dhe çka përmban vërtet? – Cilat janë obligimet e palëve? – Kur pritet të ndodhë marrëveshja për normalizim të plotë? – Cila është përfshirja amerikane në dialog? Pas intervistës me ambasadorin amerikan diskutojmë për marrëveshjen e arritur dje në Bruksel me të ftuarit: Vehbi Kajtazi, Dardan Sejdiu, Laura Kryeziu, Gazmir Raci, Durim Abdullahu dhe Besnik Tahiri, ndërkaq nga Beogradi raporton Idro Seferi. Klan Kosova, 20:45. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë 48 minuta më parë
Kosova Sindikata e Policisë kërkon që t'u mbulohen shpenzimet policëve që u aksidentuan dje 1 orë më parë