LIVE - Rubikon | Avokati flet për tenderin për të cilin po akuzohet Nagip Krasniqi (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE – Rubikon | Avokati flet për tenderin për të cilin po akuzohet Nagip Krasniqi (VIDEO)

NULL NULL
26.04.2023 21:24
rubikon kek

22:16 – Avokati Ibrahimaga flet për tenderin për të cilin po akuzohet Nagip Krasniqi (VIDEO)

Virtyt Ibrahimaga, avokat i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se emergjenca e mungesës së energjisë elektrike e ka shtyrë klientin e tij që të negocioj direkt me dy kompani, njërën në Maqedoninë e Veriut dhe tjetrën në Zvicër.

“Puna është dashur të kryhet pasi ka qenë çështje emergjente, ata nuk janë skualifikuar për ndonjë kriter që është kërkuar. Zyra e Prorkurorimit ka dhënë rekomandimet, Nagipi nuk është që s’i ka përfillë ato”, u shpreh Ibrahimaga.

“Duhet të dihet pse janë skualifikuar pasi aty mund të diskualifikohen pse nuk e kanë një vulë. Por, me rëndësi është kontrata që të lidhet dhe të kryhet puna – pastaj ka shkuar në një negocim direkt edhe me kompaninë maqedonase edhe me atë zvicerane. Kompania zvicerane është zotuar që do të kryej punën dhe mbas një kohe e ka pasur shumë me rëndësi që kompania ka qenë e përgjegjshme për respektimin e afatit kohor pasi koha ka qenë esenciale”.

Ibrahimaga, i ftuar në Rubikon në Klan Kosova, dha detaje për tenderin që po akuzohet klienti i tij për të cilin tha se kriza energjetike e shtyu të bënte negocimin, njofton Klankosova.tv.

“Kompania e sigurimit e ka konfirmuar garancionin e dërguar nga kompania zvicerane dhe dikush e ka thirrë kompaninë e sigurimeve duke iu thënë se ne këtë transaksion bankar do ta ekzekutojmë menjëherë për çka pastaj e ka anuluar garancionin bankar dhe KEK-u iu ka shkëputur kontratën”.

“Nuk e di se si ka shkuar komunikimi aty, por është konsideruar si kontratë emergjente pasi nëse nuk hyn në funksion sa më shpejt blloku A5 atëherë duhet të importohet rryme dhe unë se di se çfarë mund të jetë më emergjencë se kjo”, tha Ibrahimaga.


22:01 – Kajtazi: Në shtëpinë e Nagip Krasniqit u gjetën emaile me Kurtin dhe Rizvanollin (VIDEO)

Analisti politik Vehbi Kajtazi ka thënë se në shtëpinë e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili u arrestua nga policia nën dyshimin për konflikt interesi dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, janë gjetur emaile të shkëmbyera me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren Artane Rizvanolli.

Ai madje tha se Kurti qëndron prapa Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt.

“Kurti qëndron mbrapa Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt. Në banesën e Nagip Krasniqit, kur ka shkuar policia për ta bastisur, ai nuk e ka hapur banesën dhe policia e ka thyer banesën, janë gjetur emaile që i ka pasur me Albin Kurtin dhe Artane Rizvanollin”, ka thënë Kajtazi në Rubikon.

Sipas Kajtazit, emailet ishin të printuara, derisa nuk tregoi se çka mund të përmbanin ato.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO


21:43 – Kajtazi: KEK-u i ka shkruar email një kompanie greke që ajo të aplikojë për një tender (VIDEO)

Analisti politik Vehbi Kajtazi, ka thënë se KEK-u i ka shkruar email një kompanie greke për të aplikuar për një tender.

“Menaxhmenti i KEK-ut i shkruan email një kompanie greke dhe i thotë apliko në këtë tender. Vlera e tenderit është 1.6 milionë euro dhe kompania që e ka marrë këtë tender është Egroterm S.A. dhe aty ndërrohen edhe kushtet e tenderit, garancioni prej 10 për qind bëhet 50 për qind, sepse kështu bien dakord me kompaninë greke dhe kështu eliminohet një kompani polake që është gati 50 për qind më e lirë dhe tenderin e fiton kompania greke”, u shpreh Kajtazi në Rubikon.

Ai madje tha se nën menaxhimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili u arrestua nën dyshimet për konflikt interesi dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, vitin e kaluar u hap konkursi me manipulimet më të mëdha.

“Nën menaxhimin e zotit Nagip Krasniqi, ka ndodhur punësimi më i madh, konkursi më i manipuluar i shpallur në një ndërmarrje publike, është fjala për konkursin e viti të kaluar, ku mbi 100 persona të lidhur me Vetëvendosjen janë punësuar në këtë kompani”, shtoi ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO


21:37 – Azemi për Krasniqin: Pse e kanë arrestuar, se është burrë i mirë a? (VIDEO)

Visar Azemi nga LDK vlerëson se nga pushteti la bërë presion mbi organet e drejtësisë me rastin e arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Kanë dashur t’i mbysin prokurorët e t’i ngrehin zhag ata që janë marrë me rastin. Ne kemi një të paraburgosur që me normativat ligjore është i pafajshëm derisa të dëshmohet e kundërta. Por në zhargonin popullor siç thuhet ‘është zënë duke vjedhur’ sepse përndryshe nuk do ta arrestonte askush”, është shprehur Azemi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Pse e kanë arrestuar, se është burrë i mirë a? Është keqmenaxhuar në trinomin Kurti-Berishaj-Krasniqi”.

Azemi ka përmendur rastin e mofunksionimit të bllokut A5 të Kosovës A.

“Në mungesë të bllokut A5 është dashur të importohet për ta mbuluar prodhimin. Jemi në gjendje emergjente që e kanë miratuar dhe aty është dhënë mundësia për të kryer punë pak më shpejt. 10 muaj është bërë keqmenaxhim klasik”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Avokati i Krasniqit: Një kontratë njëburimore s’është medoemos vepër penale (VIDEO)

Virtyt Ibrahimaga, avokat i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, vlerëson se Prokuroria Speciale ka dështuar me rastin e arrestimit të klientit të tij.

Ibrahimaga, i ftuar në Rubikon në Klan Kosova, tha se prokuroria ka dështuar të dëshmojë dyshimin e bazuar se është kryer ndonjë vepër penale pasi sipas tij një kontratë joburimore s’është vepër penale.

“Prokuroria përpara se ta arrestoj dikë apo të bëjë kërkesë për paraburgim, i ka mjetet hetimore. Në kushte normale prokuroria do të duhej të hetonte kontratat dhe sipas informatave që i kemi prokuroria i ka filluar hetimet shumë më herët dhe i ka intervistuar të gjithë dëshmitarët dhe i ka mbledhur të gjitha provat. Prokuroria ka mundur t’i shfrytëzoj të tjerë mekanizmat si përgjimit për çka i ka edhe të gjitha fuqitë sipas ligjit – në bazë të këtyre të shikonte se a ka të bëjë me vepër penale”.

“Në këtë rast, Prokuroria ka dështuar të dëshmojë dyshimin e bazuar se është kryer ndonjë vepër penale që ndërlidhet me këto dy kontrata. Nëse një kontratë është joburimore nuk do të thotë që është vepër penale”, u shpreh Ibrahimaga.

Mes tjerash, Ibrahimaga thotë se negocimi direkt për kontratat e përfolura ka ekzistuar.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS