Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Takimi me emisarët, Krasniqi dhe Abdixhiku thirrje Osmanit të bëhet e zëshme rreth situatës

NULL NULL
06.06.2023 07:23
Lajcak

13:15 – Krasniqi dhe Abdixhiku thirrje Osmanit të bëhet e zëshme rreth situatës në Kosovë

Krerët e partive opozitare në Kosovë janë takuar sot me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së Lumir Abdixhiku janë prononcuar para gazetarëve, nga ku i kanë bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që të jetë më e zëshme rreth situatës së tensionuar në veri të vendit, raporton Klan Kosova.

I pari i PDK-së ka treguar se nuk ka pasur kërkesa specifike nga Escobar dhe Lajçak, përveç një informimi më të detajuar rreth situatës.

“Asnjëherë më parë s’kam parë këso shqetësimi nga ana e partnerëve të Kosovës. Nuk është aspak e mirë të dëgjosh ata duke shprehur këtë zhgënjim kaq të thelle me Qeverinë e Kosovës”, ka shtuar ai.

“Zgjidhja e situatës është te Qeveria e Kosovë dhe Presidenca. Fatkeqësisht në këto dy vite kemi vetëm kriza të shkaktuara na Qeveria Kurti. Presidentja Osmani duhet të flasë edhe për përjashtimin e Ushtrisë së Kosovës nga Defender 23”, ka përfunduar Krasniqi.

Krasniqi (PDK) thotë se Escobari dhe Lajçaku shprehën zhgënjimin e thellë me Qeverinë Kurti

Po ashtu, edhe kreu i LDK-së vlerëson se Kosova ndodhet në një moment kritik, andaj i ka bërë thirrje Osmanit që të jetë e zëshme lidhur me situatën aktuale.

“Qytetarët e Kosovës të kuptojnë përtej populizmit rrugën që Kurti po e fut Kosovën sot, unë shpresoj që të reflektojë i njëjti dhe sërish i bëj thirrje presidentes Osmani që të jetë më e zëshme dhe më e qartë në këtë moment kritik për Kosovën, ka thënë Abdixhiku.

Tutje, ai ka thënë se është i shqetësuar me situatën në veri të Kosovës.

“Mocioni është veprim politik i cili realizohet kur ka gjasë dhe vota, ju e dini numrin e opozitës në Kuvend, pra nuk jemi të interesuar për deklarime dhe beteja politike, jemi të shqetësuar për gjendjen në veri dhe për rrugën që do ta kemi përpara bashke me aleatë”, ka përfunduar ai.

Abdixhiku: Mocioni bëhet kur ka gjasë, ju e dini numrin e opozitës në Kuvend

Kujtojmë se në fund të muajit maj, u krijuan tensione në veri të Kosovës me protestuesit serbë që nuk i lejonin kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe t’i ushtronin detyrat e tyre nga objektet komunale.

Si rrjedhojë, u desh të ndërhyjë Policia e Kosovës, e më pas edhe KFOR-i prej të cilëve 30 morën lëndime trupore gjatë përplasjes me protestues të dhunshëm serbë.

Të enjten (01/06/2023) gjatë një takimi në Moldavi, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani, që sa më parë të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto katër komuna në mënyrë që të qetësohet situata.

Borrell ka kërkuar po ashtu që të sigurohet se serbët marrin pjesë në procesin zgjedhor si dhe sa më parë të fillohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

11:18 Pas Osmanit, Escobari dhe Lajçaku takojnë krerët e opozitës

Ka përfunduar takimi ndërmjet të dërguarit të posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me presidenten Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi, ata janë nisur në drejtim të Zyrës së BE-së në Kosovë për t’u takuar me krerët opozitarë, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim është parë duke shkuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj. Pjesë e takimit pritet të jetë edhe i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kujtojmë se të hënën mbrëma, të dy diplomatët janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast kanë bërë thirrje për qetësim të situatës në veri, njofton Klan Kosova.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka ripërsëritur tri kërkesat që ia ka bërë mbrëmë kryeministrit Albin Kurti.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka bërë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim, njofton Klan Kosova.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim”.

Fotografia e përdorur në ballinë është marrë nga Ekonomia Online.


 

09:54 – Osmani pret në takim Escobarin dhe Lajçakun

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Të hënën mbrëma, të dy diplomatët janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast kanë bërë thirrje për qetësim të situatës në veri, njofton Klan Kosova.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka ripërsëritur tri kërkesat që ia ka bërë mbrëmë kryeministrit Albin Kurti.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka bërë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim, njofton Klan Kosova.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim”.

Fotografia e përdorur në ballinë është marrë nga Ekonomia Online.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


09:19 – Lajçaku ripërsërit kërkesat që ia bëri mbrëmë Kurtit

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka ripërsëritur tri kërkesat që ia ka bërë mbrëmë kryeministrit Albin Kurti.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka bërë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim, njofton Klan Kosova.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


07:23 – Escobari dhe Lajçaku sot takojnë Osmanin dhe tre krerët e partive opozitare

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nga dje janë duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Takimin e parë ata e zhvilluan në mbrëmjen e së hënës me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Sot, të dy diplomatët do ta takojnë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke nisur në orën 09:45. Kështu e kanë konfirmuar për Klankosova.tv nga zyra për media e presidentes.

Pos me Osmanin, siç merr vesh klankosova.tv dy emisarët do të takohen edhe me krerët e partive opozitare.

Pas vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë për në Serbi, ku pritet të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.