Opozita lëshon sallën e kuvendit për shkak të koeficientit (VIDEO) NULL NULL 01.02.2023 12:40 01.02.2023 12:40 13.07| Basha: Opozita e pakënaqur me koeficientin, kërkojnë nga ne t’ua plotësojmë dëshirat Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka komentuar largimin e opozitës nga salla e kuvendit duke bojkotuar vazhdimin e seancës së sotme, për shkak të koeficientit për pagat. Basha është shprehur se opozita janë të pakënaqur me koeficientin, sepse po kërkon t’ua plotësojnë kërkesat e tyre, përcjell klankosova.tv. ”Meqenëse jemi duke ndejt këtu, opozita e bojkoton seancën sepse janë të pakënaqur me koeficientin. Dmth ka ardhë këtu opozita, duke kërku për me ua plotësu dëshirat ne këtyre”. ”Qytetarët e dijnë që sa kanë qenë këta, asnjëherë s’kanë mbrri me kalu ligji për pagat, është hera e parë që kalon ligji për pagat, që bën nivelizim të pagave, dhe trajton dinjitetshëm mjekët, tek policët e edukatorët”. 12:50 – Kuvendi mbetet vetëm me mazhorancën, pas largimit të deputetëve të PDK-së dhe LDK-së Pas largimit të dy partive më të mëdha opozitare, Kuvendi ka mbetur i zbrazur në të dy anët, me të vetmit deputet të LVV-së në mes. PDK dhe LDK thanë se largohen nga kjo seancë në shenjë revolte për vlerën e koeficientit, prej 105 eurosh, i cili u publikua sot nga Qeveria Kurti. Pas deklaratave, Konjufca tha se më nuk do të lejohet të flitet për koeficientin dhe se do vazhdohet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara. 12:50 – Edhe LDK-ja “lëshon” sallën e Kuvendit: Mos na konsideroni si pjesë të kuorumit Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka thënë kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufca, që të mos llogarit deputetët e LDK-së si pjesë të kuorumit, në shenjë proteste për vlerën 105 të koeficientit. “Në një qeveri ku glorifikohet Oliver Ivanoviq, nga një qeveri që mbron krimin dhe korrupsionin e Martin Berishajt, nga një qeveri e cila kap shtetin, dyfishon tatimin, nuk pritet më shumë, aq më pak me u zhgënjy. Është ditë dhe është pritë se kjo qeveri nuk merr asnjë masë që të lehtëson jetë e qytetarëve të Kosovës, nuk mund të presësh që të ketë zgjidhje për pagat në sektorin publik”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv. Gashi tha se ky koeficient as për së afërmi nuk adreson çështjen e inflacionit, ku jeta e qytetarëve të Kosovës është bërë “ferr”. “Nuk është normale që kështu të filloj seanca dhe nuk mendoj se duhet të vazhdohet kjo seancë, mos na konsideroni si pjesë të kuorumit për këtë seancë”, deklaroi Gashi. 12:40 – PDK-ja lëshon sallën e kuvendit për shkak të koeficientit (VIDEO) Deputetët e PDK-së kanë lëshuar sallën e Kuvendit, në shenjë revolte për koeficientin në vlerë 105. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se shprehin zhgënjimin e tyre për këtë koeficient, për të cilin tha se është një koeficient i mjerimit dhe se sipas tij, demotivon të gjithë të rinjtë e të rejat që duan të jenë pjesë e administratës. “Si grup parlamentar kërkojmë nga qeveria e Kosovës që ta rishqyrtojë edhe njëherë këtë çështje, sepse e thellon edhe më shumë krizën tonë”, tha Tahiri. Pasi konfirmuan largimin e tyre, Konjufca kërkoi që ata të mos i marrin mëditjet, për çka Tahiri pranoi, njofton Klankosova.tv.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months