Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Komentet e Santianës pas largimit të Bucit (VIDEO)

NULL NULL
19.01.2024 21:06

01:21 – Komentet e Santianës pas largimit të Bucit (VIDEO)

Santiana ka dhënë komentin e saj pas largimit të Yllit nga shtëpia.

Ajo fillimisht ka falënderuar publikun që e kanë votuar.

Më pas ajo ka thënë se nuk e ka përshëndetur Yllin dhe se vetëm i ka thënë “bye bye Buci”.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


01:18 – Hapet televotimi me pyetjen – “Kë doni të largoni nga Big Brother VIP Kosova 2?” (VIDEO)

Vëllai i Madh e ka hapur një televotim edhe sot për banorët e Big Brother VIP Kosova 2.

Këtë javë të gjithë banorët janë në nominim, por pyetjen që e kanë për të votuar “Kë doni ta largoni nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2”?

Deri tani në garë janë 8 kandidatë, përfshijë këtu edhe dy çiftet. /Klankosova.tv


01:13 – Buci pas eliminimit, thotë se “Santiana duhet ta fitojë këtë edicion të Big Brother VIP Kosova” (VIDEO)

Konkurrenti i eliminuar i javës, Buci ka dhënë një deklaratë bombastike në spektaklin ‘Prime’, derisa iu drejtua një pyetje e vështirë.

“Kush e meriton të fitojë këtë edicion të BBVK?”, ishte pyetja drejtuar Bucit.

Dhe përgjigja e tij ishte e thjeshtë – “Santiana”, tha ai.

Kuptoni më shumë detaje nga klipi në linkun e mëposhtëm.


01:13 – Anita ia thotë troç Bucit: Nuk e ditet matematikën, prandaj je jashtë (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj, e ka komentuar lojën e Bucit brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Ajo i tha Bucit se prej kur e ka prishur aleancën me Santianën, ai më nuk ka bërë aleanca me tjetër kënd dhe kjo e ka dobësuar paksa në lojë, ndonëse i tha se loja e saj është e mirë.

“Loja jote ka qenë shumë lojë interesante, ka qenë shumë korrekte, ke qenë shumë i mirë, ke pasë aftësi që cdo situatë ta kthesh në favor tëndin”.

“Ti je penalizuar thjeshtë nga një nominim kaq të fortë dhe fatkeqësisht më vjen keq, nuk keni ditur të bëni matematikën, dhe prandaj je jashtë”, ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv


01:08 – Momentet më të mira të Bucit brenda Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material dedikuar Bucit, pasi ky i fundit u eliminua nga gara.

Brenda klipit janë përfshirë momentet më të mira të Bucit përgjatë aventurës televizive në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Kuptoni se cilat ishin ato duke e ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


01:05 -Buci mezi flet nga emocionet: Nuk e prita eliminimin (VIDEO)

Pasi Ylli ka lënë shtëpin më të famshme në vend, ai është mirëpritur në studio nga publiku dhe dy moderatorët Jonida dhe Alaudini.

Ai ka përshëndetur të gjithë mirëpo ka pasur shumë emocione pasi nuk e kishte pritur fare që do të dilte nga shtëpia.

Ai gjithashtu iu ka uruar banorëve shumë suksese.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


01:05 – Ardi çohet dhe e puth Edonën në ‘Prime’ (VIDEO)

Ardi sot e bëri një veprim që nuk e kishtë bërë derisa e pati sfidën e puthjeve gjatë javës nga Vëllai i Madh.

Ai në ‘Prime’ u zgjua dhe e puthi Edonën në faqe, ndonëse kur ishte sfida në buzë nuk e kishte puthur.

E ky gjest shkaktoi shumë të qeshura tek banorët e tjerë aty brenda, për të parë këtë moment shikoni videon më poshtë:


00:59 – Pothuajse të gjithë banorët votuan Bucin si konkurrenti që duhet të eliminohet sonte nga BBVK (VIDEO)

Nikoqirët e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova kanë pyetur banorët se cili prej konkurrentëve të nominuar duhet të eliminohet sonte.

Shumica dërmuese votuan për Bucin, derisa Shqipja zgjodhi Blerandon.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


00:51 – Kumtohet vlera e çmimit të madh (VIDEO)

Sfida e puthjeve këtë javë ua ka ulur banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2 çmimin e madh.

Kjo pasi ata nuk e realizuan si duhet sfidën kur kishin për t’u puthur, e për çdo mosputhje ata humbën nga dy mijë euro.

Çmimi u ka rënë atyre në 114 mijë euro.


00:48 – Ylli Dervishi – Buci, konkurrenti i radhës që eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 2

Publiku ka vendosur që konkurrenti, i cili duhet që menjëherë ta ndërpresë garën për çmimin e madh është Ylli Dervishi – apo Buci.

Buci ka qenë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, që prej nisjes së spektaklit.

Rrugëtimi i tij ka qenë i mbushur me plot situata nga më të ndryshmet, derisa i njëjti u ka shpëtuar një sërë nominimeve.


00:43 – Puthja e Lumbardhit me Santianën, Kader: Fytyra mu prish boll, po çka me bo (VIDEO)

Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti e ka pyetur Kaderin se a ka xhelozuar për puthjen mes Lumbardhit dhe Santianës.

Kaderi ka thënë se iu ka prishur ftyra dhe se nuk i ka ardhur mirë.

Lumbardhi i ka thënë që as në sy nuk e kam shikuar ku ka ngjallur shumë të qeshura.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:39 – “Kiss me” – sfida nga Vëllai i Madh me momentet më interesante (VIDEO)

Gjatë spektaklit është transmetuar një video material me momentet ku banorët nuk kanë pranuar që të puthen me njëri-tjetrin.

Gjithashtu banorët kanë qeshur me momentin ku Edona ka dashur ta puth Ardin mirëpo ai nuk ka pranuar.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:23 – Rrëfimi prekës i Santianës nga beteja me kancerin e gjirit (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagoniste kryesore, Edonën dhe Santianën.

Brenda klipit është elaboruar historia e vuajtjes nga kanceri i gjirit të Santianës, të cilin ajo për fat të mirë, e zbuloi në kohë dhe e kuroi me ndihmën e mjekëve nga Tirana.

Një pjesë tjetër e ka treguar edhe Edona, e cila po ashtu është ballafaquar me një situatë pothuajse të njëjtë.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


00:20 – Momente emocionale nga takimi i Blerandos me dy motrat e tij (VIDEO)

Blerando sonte e ka ndarë për publikun një rrëfim nga jeta e tij.

Pas këtij rrëfimi ai është surprizuar nga motrat e tij binjake, të cilat erdhën për ta takuar në shtëpinë e Vëllait të Madh.

E ky takim shkaktoi emocione të mëdha dhe të shumta te të gjithë, aty nuk munguan aspak përqafimet dhe lotët.


00:14 – Blerando tregon çfarë këshillash i dhanë motrat për Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Blerando sonte ka treguar se është shumë i afërt me motrat e tij.

Ai ka thënë se ç do herë iu flet dhe u jep këshilla sa herë që të kanë nevojë iu gjendet afër.

“Me binjaket e kam një lidhje më tjetër, po ashtu edhe motrën e madhe e kam një lidhje tjetër. Secila nga motrat e kanë nga një karakter ndryshe, secila ma ka dhënë nga një këshillë tjetër për Big Brother VIP Kosova 2”, ka thënë Blerando./Klankosova.tv


23:59 – Motrat e surprizojnë Blerandon në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Blerando është surprizuar nga dy motrat e tij.

Ai është emocionuar shumë në momentin kur i ka parë motrat.

Motrat e Blerandos kanë pasur vetëm fjalë të mira për Blerandon.

Ato i kanë thënë Blerandos ta vazhdoj lojën dhe se ka shumë përkrahje.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:58 – Blerando tregon pse nuk hoqi dorë nga ëndrra për muzikë (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Blerando ka emocionuar sonte ndjekësit e BBVK, me rrëfimin e tij mbi jetën dhe sfidat përfshirë tërheqjen nga muzika.

Ai ka treguar se prindërit nuk e kanë përkrahur në këtë aspekt, pasi që prindërit e tyre nuk ishin dakord që ai të merrej me muzikë dhe të heqtë dorë nga studimet.

“Kanë qenë dakord të merrem me muzikë, por jo ta ndërprej fakultetin”, ka thënë Blerando.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


23:54 – Rrëfimi i Blerandos për sfidat që ja solli jeta (VIDEO)

Blerando ka bërë një rrëfim mjaftë emocionues për jetën e tij.

Ai ka treguar rreth fëmijërisë së tij, dhe shkollimit të tij, gjithashtu ka rrëfyer edhe për familjarët.

Ai ka përmendur edhe sfidat që i ka sjelluar jeta.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:42 – Shqipja jep arsyet për të cilat Blerando sonte duhet të largohet nga Big Brother (VIDEO)

Shhqipja e ka treguar arsyen e saj se pse mendon që Blerando duhet të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2.

Sipas saj, shtëpisë më të madhe në vend nuk i duhet një njeriu që është gënjeshtar.

“Sepse në shtëpi nuk na duhet një njeri që është hipokrit, kaq”, tha Shqipja./Klankosova.tv


23:41 – “Hajde e dehum” – Lumbardhi shpjegon situatën që ndodhi mes tij, Bucit dhe Blerandos (VIDEO)

Lumbardhi ka spjeguar situatën që ndodhi mes tij, Bucit dhe Blerandos.

Ai ka treguar se neja ka filluar me tallje ndaj tij dhe Kaderit prej Yllit.

Lumbardhi ka thënë se e ka dëgjuar Edonën duke i thënë Yllit me deh Lumbardhin.

Gjithashtu i ka përmendur edhe provokimete e Blerandos.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:29 – Mbyllet televotimi i kësaj jave në Big Brother VIP Kosova 2

Nikoqiri i spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka njoftuar mbylljen e televotimit për sonte.

Kësisoj, tanimë ka marrë fund dërgimi i SMS-ve për “banorin e nominuar që dëshironit ta shpëtonit”.

Pas pak minutash do të zbulohet emri i konkurrentit të eliminuar, për të cilin aventura televizive brenda BBVK-së, merr fund sonte.


23:25 – Kujt i ka ra maska në darkë e të nominuarve sipas Edonës (VIDEO)

Edona e ka komentuar ‘Darkën e të Nominuarve’ që ishte këtë javë mes Bucit, Blerando dhe Santianës.

Edona ishte shumë kritike ndaj tyre në ‘Darkën e të Nominuarve’ ndaj të tre atyre, dhe tregoi se cilit i është hequr maska.

“Unë besoj se maska u ka rënë të treve nga darka e të nominuarve të kësaj jave. Besoj se më së shumti maska i ka rënë Blerandos. Sepse e ka fshehur mikrofonin disa herë, edhe rastin me Shqipes, ai ka folur disa herë pa mikrofon”, ka thënë Blerando./Klankosova.tv


23:25 – Momentet më voluminoze nga darka e të nominuarve (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material kushtuar darkës së banorëve të nominuar të javës.

Përgjatë, klipit janë përfshirë skena nga darka e mbrëmshme, debatet, kunjat, komentet dhe replikat e banorëve përfshirë të nominuarit.

Kujtojmë se të nominuarit e kësaj jave janë Santiana, Buci dhe Blerando.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


23:22 – Klipi që shfaq në detaje si nisi përplasja mes Bucit dhe Santianës (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë, Santianën dhe Bucin.

Brenda klipit janë paraqitur skenat nga krisja e raporteve mes dyshes, që ishin të njohur për miqësinë e tyre që prej fillimit të këtij edicioni.

Madje, brenda klipit është e paraqitur edhe pjesa e akuzës së Santianës dhe momenti kur Buci e thotë fjalën e përmendur.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


23:20 – Neziri – Santianës: Pas gjithë lojës me Bucin, kjo është fatura që e paguan (VIDEO)

Opinionisti Nderim Neziri që është në zëvendëim të Bledi Manes, sonte ka qenë kritik ndaj Santianës dhe Bucit pas debatit që patën mes tyre gjatë javës, pas sharjes së Bucit.

Ai i tha Santianës se kështu e pëson kur e lejon dikë të ketë ndikim në jetën tënde.

“Kur pi pak më shumë nxjerrë perla të tilla si me disa ish-banorë që i ke gozhduar. E dyta, Santiana kështu është kur i lejon që njerëzit me një status të caktuar të kenë ndikim dhe të përzihen tek jeta jote, kjo është fatura që po e paguan”, ka thënë Neziri./Klankosova.tv


23:19 – Anita: Në klip nuk po shihet nëse Buci e ofendoi Santianën (VIDEO)

Anita ka dhënë opinionin e saj në lidhje me situatën e krijuar mes Santianës dhe Yllit.

Sipas Anitës nuk shihet se Ylli e ka ofenduar Santianën dhe kjo gjë e ka revoltuar shumë Santianën.

“Në videoklipin që e shikuam nuk e nxorri fjalën që e paska thënë Ylli ne akoma nuk e shikuam qartë, unë e kuptoj që jeni në nominim dhe e kuptoj që doni ta përdorni çdo lloj situate për ti ikur nominimit”, ka thënë Anita .

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:15 – Përplasje e fortë mes Bucit dhe Santianës në ‘Prime’ (VIDEO)

Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Buci dhe Santiana, kanë pasur një përplasje super të ashpër përgjatë spektaklit ‘Prime’.

Situata u tensionua pas transmetimit të video materialit ku shihej skena e shumë përfolur, nga ku buron edhe akuza e Santianës për ofendim.

Dyshja hodhën kunja drejt njëri-tjetrit, të cilat mund t’i kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


23:12 – Santiana pas ofendimit ndaj Bucit: Nuk me tha baju, por “bi*ch” (VIDEO)

Santiana edhe një herë në ‘Prime’ e ka sqaruar situatën se si e ka sharë Buci.

Ajo tregoi se Buci kur i kishte thënë “bitch” ishte fshehur nga Edona.

“Ti ke qenë shumë i sigurt çfarë më ke thënë mua, nëse do të më kishte thënë baju, nuk do e thoshte atë fjalë ngadalë”.

“Ku e di se kush jam unë? Kush jam unë për ty?”, ka thënë Santiana. /Klankosova.tv.


23:10 – Adri: Buci ka qenë i vetëdijshëm kur me ka sha duke qenë i pirë (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Adri e ka komentuar ofendimin e bërë nga Buci kundrejt Santiana, derisa i ka dalë në mbrojtje kësaj të fundit.

Ai e ka përmendur një frazë të Bucit, që ia ka thënë kur e pati ofenduar atë – “kam qenë i vetëdijshëm edhe pse kam qenë i pirë”.

E për këtë, Adri tha se nuk vlen arsyetimi i Bucit – ky i fundit tentoi të justifikohej nga efekti i alkoolit.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


23:09 – Santiana kërkon ta di nga Ylli pse e ka ofenduar (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova Santiana ka treguar gjatë spektaklit se çfarë ofendimi ia ka bërë Ylli.

Ajo ka treguar se ka reguar sepse nuk e lejon askënd që t’ia thotë atë fjalë që Ylli ia kishte thënë.

Gjithashtu ka thënë se e ka ditur se çfarë ka thënë Ylli sepse ai më pas është fshehur pas Edonës.

Në fund Santiana e ka përmendur edhe fjalën që Ylli e kishte ofenduar.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:56 – Shqipja refuzon me çdo kusht të jap informata për “sekretin” që e di për Blerandon (VIDEO)

Shqipja ka refuzuar me çdo kusht të jap informacion për “sekretin” që di për Blerandon.

Ajo është pyetur nga opinionisti Nderim Neziri që ta thotë sekretin që di për Blerandon.

“Nuk e them, mund ta them në dhomën e rrëfimit këtu nuk e them” ka thënë Shqipja.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:48 – Santiana: Shqipja as nuk e di kush është Blerando, por i përdor këto sitata për lojëra të veta (VIDEO)

Santiana ka pasur një koment në lidhje me situatën e krijuar mes Shqipes dhe Blerandos.

“Unë jam e bindur se nëse Shqipja kish ditur diqka për Blerandon e kishte thënë sepse Shqipja sulmon në mënyra të ndryshme dhe kqyr me të prek aty ku të djeg më së shumti dhe nëse kishte ditur diqka për Blerandon unë e di që e kishte thënë dhe jam e bindur se nuk e ka njohur Blerandon dhe nuk ka asnjë informacion”, ka thënë Santiana.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:34 – Çka di Shqipja për Blerandon për të cilën po e ruan atë? (VIDEO)

Shqipja nuk ka treguar se cfarë di për Blerandon nga jashtë.

Ajo ka thënë se nuk dëshiron këtë gjë ta tregojë, sipas saj, gjërat që janë jashtë duhet të mbesin jashë.

“U kam thënë banorëve jini pak më të butë, unë jam tërhequr, ka pak rëndësi se cfarë di për të nga jashtë, gjërat nga jashtë duhet t’i lë jashtë”, ka thënë Shqipja.


22:32 – Blerando: Në Big Brother e mora vesh kush është Shqipja (VIDEO)

Blerando gjatë spektaklit ka dhënë një koment në lidhje me Shqipen.

Blerando e ka spjegur se si ka rrjedhur situata dhe se ai në Big Brother e ka marrur vesh se kush është Shqipja.

Gjithashtu ka thënë që ana e tij më e mirë ka qenë me lujt me Shqipen në këtë mënyrë.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:31 – Çka ndodhi mes Shqipes dhe Shqipes? Ky klip sqaron gjithçka (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonistë kryesor, Blerandon dhe Shqipen.

Brenda klipit janë pasqyruar skena që shfaqin dyshen në biseda dhe situata të ndryshme, deri kur edhe ftohën marrëdhëniet mes tyre.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


22:30 – Lumbardhi pyet Ardin e Mirdonin: A jeni të ‘kalltë’ për me dal në Prime? (VIDEO)

Lumbardhi sot në ‘Prime’ e pati një debat me Mirdonin për një zhvillim gjatë javës që e patën lidhur me intolerancën ndaj glutenit që e ka ky i fundi.

“Të kam thënë pse po sikletohesh kur debaton me mua, dhe jo pse je zverdhur. Këta duhet të ndjehen të lumtur se më në fund kanë arritur që të dalin me dy video në ‘Prime’”, ka thënë Lumbardhi.

“A bënë t’ua bëjë një pyetje: Ju a jeni të kalltë për me dalë në ‘Prime’?”, ka shtuar ai./Klankosova.tv


22:26 – Anita: Lumi me super strategji sulmuese, banorët po bien pre e provokimeve të tij (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, e ka komentuar lojën e Lumbardhit në këtë format televiziv.

Haradinaj ka komplimentuar lojën e Lumbardhit në BBVK, derisa ka thënë se dëshiron që të shoh tipare të tilla edhe tek banorët e tjerë.

“I provokon në heshtje banorët, dhe i ndezë. Sidomos së fundmi ka ndërtuar një strategji shumë sulmuese, dhe banorët po bien pre e provokimeve të tij”, ka thënë Haradinaj.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


22:21 – Neziri – Lumbardhit: Po e ngatërron fushën e futbollit me shtëpinë, lojtarët po i sheh si topa (VIDEO)

Opinionisti i sotëm që po e zëvendëson Bledi Manen, Nderim Neziri e ka komentuar lojën e Lumbardhit në Big Brother VIP Kosova.

Ai ka thënë se Lumi ka aftësi “t’i nxjerrë nga vetja konkurrentët”, dhe jo vetëm.

Neziri ka marrë shembull fushën e gjelbër duke iu referuar profesionit të dikurshëm të Lumbardhit – futbollit, derisa ka shtuar se po i sheh banorët “si topa”.

Por, çfarë tha tutje ai? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


22:14 – “Loja e debatit” – si filluan përplasjet mes Lumbrardhit, Ardit e Mirdonit (VIDEO)

Gjatë spektaklit është transmetuar një video material ku protagonist kryesor kanë qenë Lumbardhi, Ardi dhe Mirdoni.

Në video material është transmetuar se si ka filluar përplasja mes tyre.

Më pas e kanë komentuar edhe vetë banorët.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:14 – Ardi i revoltuar në Lumin: I ke bë të ndjehen keq krejt njerëzit që vuajnë nga intoleranca në gluten (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Mirdoni është revoltuar në Lumin, pas shfaqjes së klipit dhe përplasjes me çrregullimin me intolerancë ndaj glutenit.

Ai ka thënë se Lumi e ka shfrytëzuar situatën për të sulmuar, por me këtë rast edhe i ka ofenduar të gjithë ata që e kanë të njëjtin problem shëndetësor.

“Lumi i dha vëmendje asaj pjesë lartë, më vjen keq që këtë send do ta shoh edhe familja ime, por edhe prej njerëzve si ti, që i ngacmon njerëzit me këtë problem, sepse jashtë kësaj shtëpie ka plot njerëz që e kanë këtë problem. S’po më pëlqen që për 200 mijë euro je në gjendje me prek edhe në shëndet”, ka thënë Mirdoni.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


22:11 – Neziri: Shqipja vazhdon t’i përdorë ata që i krijon miq (VIDEO)

Opinionisti Nderim Neziri ka qenë goxha kritik ndaj Shqipes dhe lojës së saj që po e bënë në Big Brother VIP Kosova 2.

Ai tha se ajo për lojë po i përdorë miqtë që po i krijon brenda shtëpisë.

“Më vjen shumë keq që Shqipja vazhdon t’i përdorë ata që i krijon miq, i ul i nënshtron e pastaj vazhdon t’i përdorë ata që vendosë t’i krijojë miq”.

“Miq një herë e miq përëgjithmonë pavarësisht që je në lojë Shqipe. Në momentin që i bënë miq është rasti i parë me çiftin, dhe tani me çiftin e dytë, t’i vazhdon më pasë që t’i përdorësh për lojë”, ka thënë Neiziri.


22:01 – Anita kritikon banorët se “po hargjojnë shumë kohë televizive, e s’po thonë asgjë” (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, ka marrë fjalën pas komentimit të prishjes së raporteve mes Shqipes, Ardit e Mirdonit.

Haradinaj i ka kritikuar për kohën televizive që treshja shpenzuan duke listuar arsyet e tyre, me arsyetimin, se sipas saj, “nuk thanë asgjë”.

Por, çfarë tha tutje Haradinaj, këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


22:01 – Mirdoni ngrit dyshime se raporti me Shqipen është ftohur pas ardhjes së të dashures së tij (VIDEO)

Mirdoni ka pasur një koment në lidhje me situatën e krijuar me Shqipen.

“Në momentin që Shqipja kishte ardhur ta diskutoj me mua kjo punë kish mbaruar, edhe në momentin që Shqipja nuk erdhi unë e nisa një analizë edhe me shiku pse çka ka ndodh ku unë dhe Shqipja kemi diskutu këtë gjë shumë më herët edhe nuk ka pasur reagime  kemi pasur shaka shumë më të rënda, dhe fillova të bëjë analizë pse Shqipja e bërë këtë gjë pikërisht tani njëra analizë më dërgoje se nuk ka pasur ku të kapet dhe tjetra analizë që nuk doja ta besoja por po më dërgon atje ku Shqipja u pa në video tu e përmend emrin e të dashurës sime ”, ka thënë Mirdoni.

Më pas edhe Shqipja e ka pasur një koment rreth kësaj situate.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:00 – Shqipja e zbulon arsyen për të cilën e përmendi emrin e të dashures së Mirdonit (VIDEO)

Shqipja e ka treguar se pse e ka përmendur të dashurën e Mirdonit pas një debati që e pati.

Ajo tha se e ka përmendur të dashurën e tij për shaka.

“Të dashurën e Mirdonit e kam përmendur në formë shakaje, dhe nuk kam thënë se njëra është për mëngjes dhe tjetra për darkë”.

“Unë nuk kam thënë gjëra që njëra është për shtëpi dhe tjetra për … Unë nuk jam pro kur futet degjenerimi apo që nënkuptohet diçka që mua nuk më pëlqen”, ka thënë Shqipja.

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesor Ardin, Mirdonin dhe Shqipen.

Përgjatë klipit janë përfshirë skenat që paraqesin përplasjet dhe bisedat që nxitën përçarje në mes të dyshes, Ardi-Mirdon dhe Shqipes.


21:56 – Shqipja, Ardi dhe Mirdoni sqarojnë në ‘Prime’ se si nisi përplasja mes tyre (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesor Ardin, Mirdonin dhe Shqipen.

Klipin në fjalë e kanë komentuar të tre protagonistët, derisa secili ka listuar arsyet e krisjes.

Ardi ka thënë se Shqipja “disa herë ka dalë favorite pas javëve kur ka pasur debate të ashpra, dhe kjo mund ta ketë tërhequr për të krijuar drama të reja”.

Por me Ardin s’është pajtuar as Mirdoni, i cili ka thënë se “shoqëria e Shqipes me ta, nuk i ka dhënë asaj komfort zonë”.

Edhe Shqipja i ka mohuar aludimet e Ardit – por, çfarë tha ajo më saktësisht? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


21:46 – Klipi që shfaqë në detaje si nisi përplasja mes Shqipes dhe Ardit e Mirdonit (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesor Ardin, Mirdonin dhe Shqipen.

Përgjatë klipit janë përfshirë skenat që paraqesin përplasjet dhe bisedat që nxitën përçarje në mes të dyshes, Ardi-Mirdon dhe Shqipes.

Kuptoni se për çfarë bëhet fjalë, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


21:40 – Këto ishin momentet më të mira të Albës në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material dedikuar konkurrentes së fundit të eliminuar nga ky format televiziv.

Brenda klipit janë përfshirë momentet më të mira të Albës përgjatë aventurës televizive në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Miqësia me Santianën e Bucin, si dhe afërsia me Blerandon, ishin po ashtu pjesë e klipit.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


21:39 – Neziri ia thotë troç Albës: Një bukuri si ti është magnetike dhe ke qenë atraksion për djemtë (VIDEO)

Opinionisiti Nderim Neziri ka folur për lojën e Albës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Ai tregoi se cilat ishin pikat që e bënë atë të dalë nga shtëpia më e madhe në vend.

“Një bukuri magnetike që t’i e ke të vërtetë nuk i vë në faj as djemtë. Unë kisha dashtë të të shoh ma të afeksionuar, më të afruar dhe më pa kufij brenda lojës, dhe kjo është ajo që ke dalë brenda lojës tani”, ka thënë Neziri./Klankosova.tv


21:35 – Alba drejtuar Anitës: Me opininionet e juaja për mua, në disa raste keni qenë korrektë e në disa jo (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, i ka bërë një pyetje Albës, derisa kjo e fundit ishte e ftuara në studion e spektaklit ‘Prime’.

“A kemi qenë të korrektë me opinionet tona?”, ka qenë pyetja e Anitës drejtuar Albës.

“Me raste, ndonjëherë keni qenë e ndonjëherë jo”, ka thënë Alba duke qeshur.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


21:31 – Alba i premton Edonës një palë pizhame (VIDEO)

Alba i ka përshëndetur sot të gjithë banorët në ‘Prime’.

Ajo i tha Edonës se vazhdon të jetë ikonike dhe se do t’ia plotësojë disa kërkesa që i ka.

“Edona ke kërkuar ‘bronzer’ dhe pizhame, këto të dyja do t’ia sjellë”, ka thënë Alba./Klankosova.tv


21:30 – Mesazhet tunduese që i la Alba për banorët tjerë (VIDEO)

Ish-konkurrentja e fundit e eliminuar nga Big Brother VIP Kosova, Alba ka qenë e pranishme sonte në spektaklin ‘Prime’.

E derisa Alba ishte në skenë, u transmetua një video material me mesazhet e saj për banorët aktualë të shtëpisë.

Ajo i përshëndeti pothuajse të gjithë, veçse për Kaderin, Lumbardhin e Blerandon nuk pati koment.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


21:27 – Kush do të dal sonte, Neziri jep disa komente (VIDEO)

Opinionisti Nderim Neziri ka dhënë opinionin e tij në lidhje se kush mund të dali sonte nga shtëpia më e famshme në vend.

“Sonte do të dali një nga tre banorët  të cilët kanë investuar edhe shpirtin në atë lojë Buci, Santiana dhe Blerando janë tre akterë të cilët në fakt e kanë bërë këtë Big Brother dhe kanë ngritur shumë pikëpyetje andaj cili do që del sensi i këtij edicioni do të humb pak dhe do të më vinte shumë keq për secilin prej tyre”, ka thënë Neziri.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:26 – Bëhet lidhja e parë me shtëpinë, banorët komentojnë dinamikat e kësaj jave (VIDEO)

Banorët sonte i kanë komentuar të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kësaj jave.

Atyre u ka bërë si duket përshtypje më shumë sfida e puthjes që e patën.

Kurse një pjesë e tyre thanë se janë të lodhur me të gjitha pjesët që u kanë ndodhur dhe po ndjehen të lodhur.


21:21 – Anita: Në një BBVK si ky, seriozisht se di se kush do e fitojë këtë edicion (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj ka komentuar formatin BBVK, derisa suksesin e tij e ka quajtur se ka shkuar jashtë “çdo parashikimi”.

Haradinaj ka thënë se është vështirë të përmendet një emër me potencial për të fituar BBVK2.

“Kurreshtja është e madhe, secili që të takon të pyet ‘kush do jetë fitues?’, por ngaqë është një Big Brother me shumë karaktere dhe diversitet e shumë ngjyra, seriozisht se di se kush do e fitojë këtë edicion”, ka thënë Haradinaj.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


Ka nisur spektakli ‘Prime’ i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova nën moderimin e nikoqirëve, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi.

Në panelin e opinionistëve të ulur do të jenë, Anita Haradinaj dhe Nderim Neziri.

Kjo mbrëmje ‘Prime’ pritet të jetë spektakolare për shkak të situatave të krijuara gjatë kësaj jave.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

  • Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
  • Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
  • Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
  • Amerikë: TV Alb

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme