LIVE| Milatoviq pas betimit: Afrimi me BE-në është ilaçi më i mirë kundër politikave destruktive NULL NULL 20.05.2023 12:25 20.05.2023 12:25 13:07 – Milatoviq: Afrimi me BE-në është ilaçi më i mirë kundër politikave destruktive Presidenti i sapo emëruar i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, tha se afrimi me Bashkimin Evropian është ilaçi më i mirë kundër riafirmimit të politikave destruktive. Ai në seancën inauguruese foli edhe për Procesin e Berlinit, për të cilin proces tha se është ura kryesore në mes Ballkanit Perëndimor dhe Brukselit. “Jam i mendimit se të gjitha iniciativat ekonomike ekzistuese si dhe ato të rejat rajonale që synojnë integrimin më të ngushtë mund të kenë vlerë shtesë nëse i vendosim në funksion të anëtarësimit në BE si synim përfundimtar”, tha Milatoviq, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv. Milatoviq tha se politika e paqes dhe stabilitetit duhet të jetë baza e marrëdhënieve dypalëshe mes Malit të Zi dhe vendeve të rajonit. “Mandatin tim pesëvjeçar e filloj me një dëshirë të madhe për të dhënë një kontribut të plotë në zhvillimin e mëtejshëm demokratik të shtetit, stabilizimin institucional dhe progresin ekonomik. Do të përpiqem të jem faktor pajtimi dhe uniteti, në dobi të çdo qytetari dhe shoqëria në tërësi, do të jem edhe një faktor korrigjues, duke i drejtuar proceset shoqërore drejt demokratizimit të mëtejshëm, nuk do t’i ndaj qytetarët në ata që më votuan në zgjedhje dhe ata që menduan ndryshe atë ditë”, tha Milatoviq, transmeton Klankosova.tv. 12:44 – Milatoviq pas betimit: Do të jem president i të gjithëve Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, menjëherë pas betimit si kreu i ri i shtetit, tha se do të jetë president i të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, kombëtare apo fetare. Ai tha se ndryshimi i strukturës politike dhe konsolidimi i demokracisë ngrenë optimizëm se në të ardhmen çështjet e hapura që janë me rëndësi jetike për të ardhmen e e Malit të Zi do t’i zgjidhin me shumë më shumë unitet. “Puna që na pret nuk do të jetë afatshkurtër dhe e lehtë. Eliminimi i ndarjeve të brendshme, ndërtimi i institucioneve të forta, shpërndarja e paanshme e drejtësisë do të kërkojnë një angazhim të plotë”, tha Milatoviq, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv. Milatoviq tha se do t’i përfaqësojë të gjithë “në përpjekjet për të gjetur harmoninë aty ku ishim ndarë”. 12:34 – Jakov Milatoviq betohet si president i Malit të Zi Jakov Milatoviq është betuar si president i ri i Malit të Zi. Në seancë, ai u betua se “do t’i kryej detyrat e presidenti me përgjegjësi, nder, drejtësi dhe paanshmëri, sipas Kushtetutës dhe ligjit”. Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka mbërritur në kuvendin malazez ku pritet që për pak minuta ta japë betimin. Në kuvend ka mbërritur edhe e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ndjekur nga homologu i saj shqiptar, Bajram Begaj e kroati, Zoran Milanoviq, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, seanca për betimin e presidentit të ri ka nisur me rreth 20 minuta vonesë, pasi e njëjta ishte paraparë që të nisë në ora 12:00. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.