LIVE| Kush kë e çoi në nominim, këta janë emrat e të nominuarve të kësaj jave NULL NULL 16.12.2024 21:01 16.12.2024 21:01 01:12-Kush kë e çoi në nominim, këta janë emrat e të nominuarve të kësaj jave (VIDEO) Ka nisur koha e nominimeve për këtë javë, ku të parët që filluan ishin Laurenti dhe Fitimi të cilët nominuan Lelën dhe Rovenën. Më pas ishte Xuxi që u ftua në dhomën e rrëfimeve për të dhënë emrat e tij, emri parë ishte Gjesti ndërsa i dyti ishte Vullneti. Tutje ishte Gjesti ai që nominoi çiftin, Lela- Leo, transmeton Klankosova.tv. Xheneta ishte banorja e katërt që u ftua në dhomë të rrëfimit për emrat e saj që ishin Rovena dhe Gjesti. Ndërkohë, Drenusha nominoi Gjestin që sipas saj ka ndërruar personalitet, si dhe Rovenën pasi mendon që nuk ka asnjë lojë aty brenda. E si lojtare e dobët u nominua Lela nga Driloni, ndërsa si emër të dytë e dha Leon. Nominimet i bëri edhe Rovena e cila përmendi Vullnetin dhe Lelën. Ndërsa Leo e dha emrin e Gjestit dhe Rovenës, transmeton Klankosova.tv. Vullneti nominoi Gresën pasi sipas saj i doli ligësia, dhe Gjestin që tha se i njëjti ka mbetur me disa jorgana dhe ‘vape’ që sipas tij s’po ka çfarë bën. Çiftin e shtëpisë Lela, Leo e çoi në nominim edhe Sara, ndërkaq radha i erdhi Gresës për të dhënë dy emra, dy arsye që poashtu nominoi Lelën dhe Leon. Banorja e fundit që u thirr në dhomën e rrëfimet për nominime ishte Lela e cila nominoi Gjestin dhe Rovenën. Si rrjedhojë nominimeve të kësaj jave përveç Drenushës dhe Xhenetës, i shtohen edhe banorët tjerë të nominuar nga nata e sotme, Lela, Gjesti dhe Rovena. 00:42 – Akuzat ndaj produksionit? – Ja klipi që shpjegon gjithçka (VIDEO) Pasi Lela i tha Gresës të jetë nusja e të martohet me Leon në kuadër të lojës brenda shtëpisë, ajo më pas ndryshoi këtë mendim. E Gresa ka akuzuar produksionin për këtë ndryshim mendimi të Lelës, transmeton Klankosova.tv. Të gjitha këto e më shumë, mund të zbuloni nga klipi i mëposhtëm: 00:29-Xuxi surprizohet nga vajzat e tij gjatë spektaklit, lajme emocionuese dhe momente prekëse (VIDEO) Xuxi gjatë spektaklit ‘Prime’ është surprizuar nga Vëllai i Madh. Atij i erdhi vajza e tij, Sumea, për të cilën edhe foli plot emocione në linjën e tij të jetës, transmeton Klakosova.tv. Mes lotëve e përqafimeve të ngrohta, Sumea pati fjalët më të mirë për babain, derisa edhe i dha një mesazh “mos i beso askujt”. Gjatë këtij takimi, Xuxi mori edhe lajmin e ëmbël pasi po bëhet gjysh i një mbese. E nga distanca të njëjtit i erdhi edhe një video-mesazh nga vajza e tij e madhe Kiara. E njëjta i tha që ndjehet shumë krenare për të, gjersa shprehet se mezi e pret ta takoj. Për të parë më shumë nga ky takim emocional, shiheni videon e mëposhtme: 00:28 – Xuxi rrëfehet për kohën kur ishte i varur nga substancat narkotike (VIDEO) Në vitet e 90-ta, banori i shtëpisë më të madhe në vend, Xuxi tregon se ka qenë i varur nga droga. Ai thotë se nuk do që kjo gjë t’i ndodh askujt, pasi ishte moment i vështirë për të, transmeton Klankosova.tv. “Kanë qenë vitet e 90-ta kur jetoja vetëm në Gjermani, nuk kisha përkrahjen e askujt. Fatkeqësisht kam pasur një kuriozitet për atë mollën e ndaluar, edhe do doja të iu jap një mesazh të rrinë larg gjërave të ndaluara, që dëmtojnë shëndetin, dëmtojnë familjen, shoqërinë, veten”, u shpreh Xuxi. Për detaje më të hollësishme shihni videon e mëposhtme: 00:21 – “Më ra qielli mbi kokë” – Rrëfimi drithërues i Xuxit, për sfidat që ia solli jeta! Xuxi ka dhënë një rrëfim prekës mbi vështirësitë që ka pasë në jetë. “E kam pasë fatin për një fëmijëri të bukur, nuk më ka munguar asgjë”, u shpreh fillimisht Xuxi. Ai ka folur edhe për migrimin në Gjermani, dhe sfidat që ka pasur atje të jetojë i vetëm. “Nëna është shumë e shenjtë, gjithmonë më dhembë që nuk kam qenë aty. Rastësisht ka ndodhur njohja me ish gruan në Gjermani, jemi martuar 1992 dhe Kjara vajza ime lind, pasi lindi Kjara, raporti mes ish gruan ndryshuan rrënjësisht, e kam lënë vajën tre muajshe”, vazhdoi Xuxi. “Kur më kanë kthyer nuk kam mundur të shkel në atë shtet për 10 vite, më është dashtë të pres 29 vite për të takuar Kjarën”. Rrëfimin e plotë të Xuxit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: 00:20 – Xuxi tregon takimin e parë më vajzën pas 29 vjetësh (VIDEO) Pas rrëfimit prekës të Xuxit, ai ka treguar momentin që është takuar për herë të parë me vajzën pas 29 vjetësh. Kiara është vajza e Xuxit që e ka me ish-gruan, të cilën ai e do shumë, transmeton Klankosova.tv. Si ishte ai takim i parë për Xuxin? Kuptojeni nga videoja e mëposhtme: 23:37-Avantazh nga Vëllai i Madh – Sara merr vendim për t’i shkatërruar biletat e fatit! (VIDEO) Dy kapitenët e javës, Sara dhe Fitimi kanë fituar një avantazh të madh nga Vëllai i Madh. Sara u ftua në dhomën e surprizave ku përballë kishte fuqinë nga Vëllai i Madh që të shkatërroj të gjitha biletat e kthimit përveç vetes. Nëse e njëjta pranon një gjë të tillë e dërgon automatikisht një banor në nominim, transmeton Klankosova.tv. E Sara vendosi që t’i djeg të gjitha biletat e kthimit, ndërkohë që në nominim e dërgoi Drenushën me arsyetimin se nuk i ka pëlqyer loja me Xhenetën, dhe mënyrën që sipas saj e shfrytëzoi të njëjtën dhe lidhjen e saj emocionale, ku më pas sipas të njëjtës e hodhi poshtë. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vazhdim: 23:32-Vëllai i Madh i jep një avantazh Fitimit, të ndahet nga Laurenti (VIDEO) Dy kapitenët e javës, Sara dhe Fitimi kanë fituar një avantazh nga Vëllai i Madh. Fitimit iu dha mundësia që të luaj veçmas, të ndahet nga Laurenti në këtë mënyrë të fitoj imunitet nga nominimet e kësaj jave, transmeton Klankosova.tv. I njëjti nuk e pranoi, duke u përgjigjur direkt me “JO!”. Ndërkohë që Sara u ftua në dhomën e surprizave ku përballë kishte fuqinë nga Vëllai i Madh që të shkatërroj të gjitha biletat e kthimit përveç vetes. Nëse e njëjta pranon një gjë të tillë e dërgon automatikisht një banor në nominim. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vazhdim: 23:30 – Xheneta dhe Lela bëhen bashkë kundër Sarës në sfidën e kapitenit, plas debati në “Prime” (VIDEO) Gjatë sfidës së kapiteni, Xheneta dhe Lela u bënë bashkë kundër Sarës. E kjo u diskutua pikërisht në Primë, ku plasi debat mes vajzave, transmeton Klankosova.tv. Për të kuptuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme: 23:29 – Fitimi dhe Sara, zgjidhen kapitenë të kësaj jave Sfida e kapitenit në shtëpinë më të madhe në vend u shënua me shumë momente interesante. Nuk munguan as përplasjet mes banorëve se cili të bëhet kapiten. Megjithatë, Fitimi dhe Sara janë ata që do të jenë kapitenë të kësaj jave. Më poshtë mund të shihni momentet më interesante nga sfida e kapitenit: 23:16-Olta ia thotë troç Gresës: Je treguar homofobe, ndaj rastit të Vullnetit! (VIDEO) Olta i ka reaguar ashpër Gresës pasi e njëjta kishte hedhur dyshime mbi orientimin seksual të Vullnetit. Ajo i tha se është treguar homofobe ndaj tij, teksa e quan goditje të ulët nën brez, transmeton Klankosova.tv. Tutje ajo tha se për të bërë një pyetje të tillë duhet të ketë shumë afirmitet. “Ti po tregon një homofobi” u shpreh Olta. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vazhdim: 23:07 – “Ke qëndru 1 muaj nën jorgan me mua, nuk më ke prekur”, Gresa vazhdon të iniciojë se Vullneti është ‘gay’ (VIDEO) Pas prezantimit të klipit ku Gresa kërkon ta dijë se as është Vullneti homoseksual apo jo, ajo tha se bazohet në këtë pasi Vullneti edhe pse ka qëndruar me të një muaj në të njëjtin shtrat, nuk ka tentuar ta prek asnjëherë. E për këtë ka reaguar Vullneti, transmeton Klankosova.tv. “Me të pas prek këtu ish bo nami, jo ngacmim seksual, jo gjëra të tjera”, u shpreh kështu Vullneti karshi Gresës. Ndërsa Gresa vazhdonte të tentonte të kuptonte se a është Vullneti homoseksual apo jo. Për detaje më të hollësishme, shihni videot e mëposhtme: 23:06 – Aludime se Vullneti është ‘gay’ – trazohet shtëpia Gresa i ka bërë një pyetje provokuese Vullnetit, duke shkaktuar debat të gjerë. “A je gay” ishte pyetja e Gresës drejtuar Vullnetit. Ajo madje shtoi se e di me njeriun me të cilin ka dalë Vullneti. Reagimi ishte i menjëhershëm nga Vullneti, duke ngritur përplasje më pas. Më poshtë mund të shihni videon e plotë: 22:50-Si agravoi debati mes Gresës dhe Vullnetit, shkak tenderat e babait të saj! (VIDEO) Është shfaqur në ‘Prime’ klipi i debatit të ashpër mes Gresës dhe Vullnetit. Ky debat nisi pasi Vullneti përmendi babain e Gresës dhe tenderat që ai pretendon që i ka fituar në mënyrë jo shumë të drejt. I njëjti përmendi edhe emra të tjerë politik, gjë që bënë Gresën të shpërthej në lot, transmeton Klankosova.tv. Gresa i kishte kërkuar të mos e prekte në familje, ndërsa i tha se do jap përgjegjësi për deklaratat e bëra. “Babai im është sëmurë nga zemra, ti je tepër i dobët, me përmend një njeri të sëmurë”, ishte shprehur ndër të tjera Gresa. Për më shumë detaje se si nisi gjithçka, ndiqeni videon në vazhdim: 22:34 – “Ka zgjedhur të godasë aty ku nuk godet shqiptari”, nëna e Drenushës e ashpër me Xuxin (VIDEO) Nëna e Drenushës, Zyhrija ka reaguar pas deklarimeve të Xuxit rreth babait të banores. Ajo është shprehur se Xuxi në mungesë të strategjisë në lojë, ka zgjedhur të godas aty ku nuk godet shqiptari, në familje, transmeton Klankosova.tv. Në mesazhin e treguar ndaj Drenushës dhe Xuxit, nëna e saj tregon se këto deklarata të Xuxit, kanë indinjuar familjen e saj. Ndërkaq pas marrjes së këtij mesazhi, Xuxi dhe Drenusha janë përqafuar. Kjo ndodhi pasi nëna e Drenushës kërkoi nga ajo që të fal. Për të kuptuar më shumë, klikoni në videot e mëposhtme: 22:07 – 27 për qind fituan banorët në sfidën e buxhetit Banorët nuk e patën edhe lehtë gjatë sfidës së buxhetit. Kjo sfidë u shënua me momente interesante dhe nervozizmi nga banorët. Megjithatë nga kjo sfidë banorët nuk dolën edhe aq të suksesshëm pasi kanë fituar 27 për qind. Momentet më të mira i ndiqni në videon e mëposhtme: 22:00-Drenusha ngre dyshime: Driloni: S’ka interes për vajza (VIDEO) Drenusha derisa ka folur për raportin e saj me Sarën dhe debatet me të, ajo ka hedhur dyshime për Drilonin dhe pëlqimin e tij ndaj saj. Ajo u shpreh se i njëjti nuk ka ndonjë interes për vajza, transmeton Klankosova.tv. “Duke parë që Driloni ka zero interes për femrat këtu e sidomos për Sarën, kam thënë okej le të rrinë”, u shpreh ajo. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vazhdim: 21:57 – Ku nisi sherri mes Drenushës dhe Drilonit, sipas Oltës – Ky ishte momenti që nisi krisja Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari ka dhënë opinionin e saj mbi pikënisjen e përplasjes mes Drenushës dhe Drilonit. Olta madje tregoi edhe momentin se kur nisi Drenusha të mbajë inat me Drilonin. “Me Drilonin mendoj që e ke prej momentit që ai ka dalë dhe ka thënë se nuk dua të më prekësh më. Aty je lënduar shumë, nuk ja ke falur dot atë dhe nuk je mësuar dot me një gjë të tillë”, u shpreh Olta. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: 21:56 – Pse e quajti Drenushën mashtruese? Sqarohet Sara (VIDEO) Banorja e shout më të madh në vend, Sara është sqaruar këtë “Prime” se pse e ka quajtur mashtruese Drenushën. “E kisha për lojën me fjalë”, është shprehur kështu Sara, transmeton Klankosova.tv. Për detaje më të hollësishme, shihni videon e mëposhtme: 21:53-Drenusha humb durimin me Milaim Zekën: Nuk dua me të dëgju fare më (VIDEO) Derisa opinionisti, Milaim Zeka po jepte komentin e tij mbi debatin Drilon-Drenusha, kjo e fundit nuk u pajtua fare me të, pasi Zeka po e arsyetonte Drilonin mbi një deklaratë të tijën. Drenusha madje humbi durimin, teksa u shpreh se nuk dëshiron ta dëgjoj fare, transmeton Klankosova.tv. “Nuk po du me të ngu qitu Milaim hiç, ama bash hiç!”, u shpreh ajo me tone të ashpra. Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: 21:49 – “Del me 100 djem”, “Rrugaç” – debat i ashpër mes Drilonit dhe Drenushës (VIDEO) Debat i ashpër është zhvilluar këtë “Prime” mes Drenushës dhe Drilonit. Krejt situata u krijua pas një diskutimi të vrazhdë që kishin bërë ditë më parë, ku Drenusha ia ka përmendur disa gjëra nga jashtë, e Driloni ia ktheu me ironi kinse ajo ka ‘dalë me 100 djem’, transmeton Klankosova.tv. Për detaje më të hollësishme, shihni videon e mëposhtme: 21:32-Xheneta bën deklaratën e papritur për Gjestin – A po i hakmerret për Anisën? (VIDEO) Pas përballjes mes Gjestit dhe Anisës, Xheneta ka dhënë komentin e saj. Ajo tha se Anisës i uron suksese, ndërsa deklaron që Gjestin do ta largoj nga shtëpia, transmeton Klankosova.tv. “Çka deshta me ni e niva, kështu që Anisës i uroj suksese, ky e ka qitë Anisën une e qes Gjestin”, u shpreh Xheneta. Për të parë detajet, ndiqni nga video në vazhdim: 21:29 – Akuza për mashtrim, e çka jo tjetër! – Çka ndodhi në përballjen e Anisës me Gjestin? (VIDEO) “Prime” i sotëm ka nisur flakë. Përballja mes ish-konkurrentes Anisës, dhe Gjestit solli të papritura, transmeton Klankosova.tv. Nga ana e Anisës pati akuza për mashtrime, gënjeshtra e viktimizim. Çka tjetër u fol? Kuptojeni nga videoja e mëposhtme: 21:27-“Merre kurdelin dhe futu brenda” – Anisa me ironi të ashpër ndaj Gjestit! (VIDEO) Anisa gjatë përballjes me Gjestin u tregua e ashpër me të, duke përdorur edhe ironi ndaj tij. Ajo i tha atij që ta merr kurdelin dhe të futet brenda shtëpisë, pasi sipas saj ai ka bërë dhe bën shumë padrejtësi ndaj banorëve brenda shtëpisë. “Kam taku shumë femra që janë më burrërore se meshkuj që rrinë ulur këmbëkryq, tash mundesh me marrë kurdelin , leshin edhe me hy brenda se tjetër sen s’dinë me bo, publikun mund ta mashtrosh mu dhe banorët brenda jo. Krejtve ju ke bë padrejtësi, cila është loja jote brenda, më trego”, tha Anisa. “Veç që të kam qitë ty jashtë, kurgjo tjetër” ia ktheu Gjesti.. “Ti duhesh me iu falënderua Vëllait të Madh që nuk ishte eliminim, por nominim kokë më kokë”, tha Anisa ndër të tjera. Për të parë detajet, ndiqni nga video në vazhdim: 21:26 – “Unë ta kom maru kulaçin” – Gjestit i drejtohet Anisës në studio Një përballje dramatike është zhvilluar në mes Gjestit dhe Anisës në studio. Fillimisht argumentin e parë e pati Anisa, e cila pati disa fjalë për Gjestin për momentin kur kanë hyrë në banjo. “Është kanë puna me hy në banjo ti ke qenë duke folur me Lelën dhe ke qenë duke e sfiduar për të hyrë brenda dhe kam qenë unë që të kam thënë që të hyjmë në toalet”, iu drejtua Anisa, Gjestit. Por përgjigjja e Gjestit ishte e menjëhershme ndaj saj. “Unë të kam thënë?, Unë ta kam maru kulaçin”, u shpreh Gjesti. 21:15 – Anisa e konfirmon edhe një herë pëlqimin për Drilonin (VIDEO) Ish-konkurrentja e shout më të madh në vend, Anisa është paraqitur sot në spektaklin “Prime” të Big Brother VIP Kosova. Anisa u pyet se a ka me të vërtetë pëlqim për Drilonin, gjë që ajo e pranoi, transmeton Klankosova.tv. Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme: 21:14 – Anisa me deklaratë të papritur për Sarën – Ja çka zbuloi kur doli jashtë! Anisa ka dhënë një deklaratë të papritur në lidhje me Sarën. Ajo thotë se nga jashtë ka parë diçka tjetër nga Sara, se çka ka thënë për të. “Për krejt qysh mendoj më kanë dalë. Prej Sarës i kam pa disa sene çka ka folur prapa shpinës, e do momente më ka prekur”, u shpreh Anisa. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: 21:14-Këto ishin momentet më të veçanta të Anisës në Big Brother VIP Kosova 3 (VIDEO) Është shfaqur në ‘Prime’ klipi i ish banores së Big Brother VIP Kosova 3, Anisës pas eliminimit. Klipi përmban momentet më të veçanta të saj, që nga nisja e këtij rrugëtimi e deri tek largimi përfundimtar, transmeton Klankosova.tv. Anisa u eliminua pas një televotimi të hapur kokë më kokë me Gjestin pas thyerjes së rregullave të dy banorëve. Për të parë klipin, ndiqni nga video në vazhdim: 21:10 – Anisa kthehet në Big Brother, “përplaset” me Milaim Zekën (VIDEO) Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa është rikthyer në spektaklin Prime. E me fillim ajo pati një “sherr” të vockël me opinionistin Milaim Zeka, transmeton Klankosova.tv. Pse nisi ky sherr, klikoni në videon e mëposhtme për të kuptuar këtë: Ka filluar LIVE spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 18-ti me radhë. Sonte do të diskutohen shumë dinamika të ndodhura ditëve të fundit, përplasje e debate të ashpra. Por, pos debateve do të ketë një surprizë të madhe për Drenushën, si dhe një rrëfim i jashtëzakonshëm nga Xuxi. ‘Prime’ do të nis nën prezantimin e nikoqirëve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka. Spektakli transmetohet ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe LIVE në kanalin zyrtar në Youtube, të Big Brother VIP Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.