Lajmet e fundit

FT
Përfundon dueli, Austria fiton 3:1 ndaj Kosovës
83'
Kosova fiton penallti. Edon Zhegrova i saktë nga pika e bardhë.

79'
Inkuadrohet Fisnik Asllani, largohet Vedat Muriqi.
62'
Lëndohet Aro Muric, inkuadrohet Amir Saipi.

60'
Austria shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës, realizon Chukwuemeka.
47'
Në lojë Valmir Matoshi, Milot Avdyli dhe Edon Zhegrova - largohen: Ermal Krasniqi, Baton Zabergja dhe Veldin Hoxha.

46'
Fillon pjesa e dytë në "Ernst Happel Stadion".
HT
Përfundon pjesa e parë
45+2'
Adamu realizon për 2-0.
33'
Wimmer del para Aro Muric, austriakët humbin rastin e artë
24'
E konfirmon VAR, goli i Austrisë qëndron

22'
Austria shënon golin e epërsisë, realizon Affengruber
21'
Raçi ndëshkohet me të verdhë pas ndërhyrjes në Schlager.
6'
Kundërsulm i shpejtë i Kosovës, Muriqi nuk arrin të shënojë
1'
Nis ndeshja mes Austrisë dhe Kosovës në "Ernst Happel Stadion".

______________________________________________________________
Kosova do të ketë kundërshtar sot Austrinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
"Dardanët" janë mysafir të Austrisë në "Ernst Happel Stadion", transmeton klankosova.tv.
Ndeshjen që zhvillohet nga ora 18:00 mund ta ndiqni në platformën "Artmotion" në "Klan Kosova".
Kujtojmë se Kosova fitoi ndeshjen e parë në "Fadil Vokrri" me rezultat 1-0 ndaj Irlandës.