Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE: Policia konfirmon se në veturën e të dyshuarit që i goditi janë gjetur 1.5 – 2 kg marihuanë

NULL NULL
13.01.2024 14:21
mitrovice te shtena
Pamje nga vendi i ngjarjes - policia ka shtënë me armë zjarri ndaj një veture, e cila më parë kishte goditur një polic. Foto: Klankosova.tv

Rreth orës 12:40 të ditës së sotme, një veturë me targa civile të Novi Pazarit ka goditur një zyrtar policor të Kosovës.

Incidenti ka ndodhur pasi patrulla policore i ka bërë me shenjë veturës që të ndalojë, pasi kanë dyshuar se në të gjenden narkotikë, raporton Klankosova.tv.

Vetura nuk është ndalur, dhe shoferi i saj ka përshpejtuar dhe e ka goditur një polic.

Zyrtarët policorë, me këtë rast kanë shtënë me armë zjarri ndaj veturës, por që nuk ka rezultuar me ndonjë të plagosur.

Sipas policisë, shoferi ka arritur të dalë nga vetura dhe të largohet në këmbë.

Gazetarja e Klan Kosova, Qendresa Tërshani, gjendet në vendin e ngjarjes, ku ka mësuar se vetura tanimë do të largohet nga aty.

Policia e ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa numri i pjesëtarëve policorë është relativisht i madh në vend. /Klankosova.tv


16:37 – Sulmi ndaj policisë në Suhodoll, Lista Serbe pa asnjë dëshmi: Plumbat e policisë përfunduan dritareve

Lista Serbe ka reaguar pasi Policia e Kosovës është detyruar të shti me armë drejt një veture me targa të Novi Pazarit, në Suhodoll, pasi drejtuesi i saj ka goditur një polic dhe veturën e policisë.

Partia më e madhe serbe në Kosovë, e ka dënuar përdorimin e armëve të zjarrit duke thënë, pa e dëshmuar kurrqysh se “një sër plumbash të gjuajtur nga policët e Kosovës përfunduan në dritaret e fëmijëve dhe dhomat e banimit të shtëpive familjare, shkatërruan fasadat e ndërtesave dhe shkaktuan frikë te qytetarët”.

“Për të shmangur konfuzionin, ne absolutisht nuk mbështesim askënd që kryen vepra penale, por gjithashtu kërkojmë që në punën e policëve të respektohen rregullat për kryerjen e operacioneve policore në të cilat thuhet qartë se nuk lejohet rrezikimi i jetës së qytetarëve dhe fëmijëve”.

“Përdorimi i armëve të zjarrit sot mund të kishte sjellë vdekjen e njerëzve të pafajshëm, sepse armët e zjarrit përdoreshin në mes të ditës, kur në trotuar kishte dhjetëra qytetarë që kishin dalë për shëtitje me fëmijët e tyre”, thuhet në reagimin e Listës Serbe, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Lista Serbe tha se të shtënat e sotme duhet dënuar nga inspektorati policor teksa kërkuan edhe reagim të ndërkombëtarëve.

“Arrestimi i autorit të krimit nuk mund të jetë arsyetim për rrezikimin e jetës së qytetarëve dhe fëmijëve të tyre”, thuhet në reagim.

I dyshuari ka ikur derisa në makinën që është përdorur në veprën penale është gjetur dhe konfsikuar 1.5 deri në 2 kilogramë lëndë narkotike e llojit marihuanë.


Mitrovicë e Veriut: Policia gjuan me armë zjarri në drejtim të një veture, pasi ngasësi i saj e goditi policin

Policia e Kosovës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture, pasi që ngasësi i saj e ka goditur me veturë një zyrtar policor dhe veturën e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suhodoll të Mitrovicës së Veriut, ndërsa i dyshuari i cili shpëtoi pa u plagosur, ka goditur policin në momentin kur iu kërkua që të ndalej pasi që dyshohej se posedonte narkotikë.

“Rreth orës 12 e 40 në Suhodoll derisa policia kishte bërë përpjekje për të ndaluar një veturë e cila dyshohej se kishte narkotikë, shoferi i saj ka goditur me veturë policin i cili ishte në këmbë e po ashtu edhe veturën e policisë. Në përpjekje për ta ndaluar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri por nuk ka të lënduar”, tha zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai për Klankosova.tv gjithashtu tha se i dyshuari ka lënë veturën në vendin e ngjarjes dhe ka ikur në këmbë. /Klankosova.tv


Policia gjeti 2 kilogramë drogë në veturën e të dyshuarit në Mitrovicë të Veriut (FOTO)

Policia ka njoftuar se ka gjetur 2 kilogramë drogë në veturën e të dyshuarit në fshatin Suhodoll në Mitrovicë të Veriut.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se gjatë zhvillimeve në këtë situatë një polic është lënduar, kurse gjatë përdorimit të armëve nuk ka të dhëna për persona të lënduar, njofton Klankosova.tv.

“Gjatë zhvillimeve në këtë situatë një polic është lënduar (goditur nga vetura), kurse gjatë përdorimit të armëve nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit (i dyshuari), ka arritur që të dalë nga vetura dhe të ikë në drejtim të panjohur”.

“Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg). Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Substanca narkotike

lajme të ngjashme