LIVE| Këta janë pesë finalistët e BBVK 3 NULL NULL 17.01.2025 21:00 17.01.2025 21:00 01:11 – Momenti kur Milaim Zeka futet në shtëpi, ja reagimi i finalistëve (VIDEO) Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, është futur brenda shtëpisë më të famshme në vend për 24 orë. Ai është pritur ngrohtësisht nga pesë finalistët. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: 01:00- Zgjedhet fituesi kryesor i ‘Giveaway’ e që është vetura luksoze Range Rover (VIDEO) Ka ardhur edhe momenti i shumëpritur i ‘Giveaway’-it të Big BRother VIP Kosova 3, ku do të ndaher edhe shpërblimi kryesor, vetura luksoze ‘Range Rover’ nga Endriti Premium. E mundësinë për ta gëzuar njërin fitues nga mijëra komentues në këtë ‘Giveaway’, e pati Xuxin, emri i të cilit qëlloi në zarf. Xuxi përmes sistemit kompjuterik zgjodhi edhe fituesin fatlum, Valdrin Kadriu, që e fitoi këtë super shpërblim, transmeton klankosova.tv. “Urime Valdrin Kadriu mos më harro, fati është i joti, po unë e zgodha me dorën time”, tha Xuxi pasi shpalli fituesin. Për të parë këtë moment, dhe më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme: 00:25 – Këta janë pesë finalistët e BBVK 3 Xuxi është finalisti i pestë i Big Brother VIP Kosova 3. Ai i bashkohet në finale Drilonit, Vullnetit, Xhenetës dhe Sarës. 00:10 – Leo humb finalen Banori i cili ndërpret rrugëtimin në shtëpi është Leo. Ai nuk do të shkojë në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 3. 00:09-Xheneta shpallet finalistja e dytë e Big Brother VIP Kosova Ka nisur shpallja e finalistëve e Big Brother VIP Kosova 3. Finalistja e parë e kësaj nate është Xheneta Fetahu, duke u renditur finalistja e dytë për këtë edicion, transmeton klankosova.tv. 23:50 – Mbyllet televotimi për finalistët! (VIDEO) Është mbyllur një nga televotimet më të rëndësishme në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova 3. Në studio u njoftua se është mbyllur televotimi, ku pas pak do të dihen pesë finalistët e këtij edicioni. Për t’i parë këto momente, klikoni në videon më poshtë: 23:39- Pyetje me ‘spec’ e përgjigje interesante, gjithçka nga ‘darka e gjysmëfinalistëve’ Një darkë u organizua për gjithë banorët që kanë prekur gjysmëfinalen. E moderuar nga Gresa, pos ushqimit, darka ishte e nxehtë edhe me pyetjet e banorëve të bëra për njëri-tjetrit. Disa pyetje ishin pikante e disa përgjigje ishin të papritura, ku nxitën debate me tone tejet të ashpra, e shumë ofendime në mes, transmeton klankosova.tv. Kujtojmë se në darkë ishin të pranishëm përveç Drilonit tashmë si finalist edhe Xuxi, Vullneti, Drenusha, Sara, Xheneta, Gresa dhe Leo. Të përmbledhur materialin e keni më poshtë: 23:30 – Driloni surprizohet nga vëllai i tij, ka edhe një dhuratë për Sarën Pas rrëfimit që e dha për jetën e tij, Driloni ka pasur një surprizë. Ai është surprizuar nga vëllai i tij, Fisnku dhe nga djali i axhës së tij. Përvec interesimit për Drilonin, Fisniku u interesua edhe për Sarën, madje ia bëri edhe një dhuratë, njofton Klankosova.tv. Për t’i parë këto momente mjaft interesante, klikoni në videon më poshtë: 23:18 – Rrëfimi i trishtë i Drilonit, problemet me shëndetin dhe vuajtjet që përjetoi! (VIDEO) Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, ka dhënë rrëfimin e tij prekës, për sfidat në jetë. Ai e ka nisur tregimin e tij, nga kur ishte fëmijë, e si e ka bërë sporti një person më ndryshe. “Si fëmijë kam qenë i lazdruar, dhe vazhdojë të jem. Çka jam bërë njeri më i ftohët është sporti, kam luajtur fillimisht futboll”, u shpreh Driloni. Ai më tej tregoi sukseset që ka pasur në sportin e kickboksit, duke u shpallur kampion bote në grupmoshat e reja. Driloni vazhdoi të tregojë për qëllimin që ka në sportin e boksit. “Boksi të gërditet shpejt, është me dhimbje, me gjak, është profesion që e kam nisur dhe nuk e lë. Qëllimi im në boks është të bëhem kampion i botës”, shtoi ai. Ai gjithashtu shtoi se çka ka bërë babai i tij për të nuk beson që mundet ta bëjë për fëmijët e tij. “Për herë të fundit kam qarë kur më kanë vdekur dy gjyshëritë prej anës së babait dhe pastaj të nënës. Kanë vdekur prej Covid-19”, tregoi Driloni. Ai e ka treguar edhe një rast që i ka ndodhur me disa persona. “Më ka ngulur thikën në barkë, të kishte shkuar thika më thellë, do të kishte qenë më fatale për mua”, tha Driloni. Gjithashtu Driloni në fund të rrëfimit, potencoi se synimi i tij është të rikthehet në formën që ka qenë para se të hyjë në Big Brother, për të përmbushur qëllimin e tij. 23:07 – Minus 20 mijë euro dënim, Vullneti i pakënaqur me ‘Vëllain e Madh’: Zarfi duhej të ishte pink Minus 20 mijë euro nga çmimi i madh është dënimi i Vëllait të Madh për thyrje të rregullave nga Driloni, Xheneta, Xuxi dhe Leo, për cilido që e fiton këtë realityshou. E, ky vendim s’po i pëlqen Vullnetit, transmeton klankosova.tv. Ai po e konsideron si vendim të padrejtë pasi, sipas tij, po nivelizohen ata që kanë thyer rregullat, me të tjerët. Vullneti tha se zarfi i zi duhej të ishte me i rëndë për rregullthyesit. Mospëlqimi i Vullnetit shkaktoi debat mes tij, banorëve tjerë dhe prezantueses Jonida Vokshit. 23:00 – Zarfi i zi, Vëllai i Madh kumton ndëshkimin ndaj banorëve! Vëllai i Madh ua ka kumtuar banorëve të shtëpisë më të famshme në vend përmbajtjen e Zarfit të Zi. Zarfi i Zi ishte për Xuxin, Xhenetën, Drilonin dhe Leon, për disa veprime të tyre brenda. Në komunikim, Vëllai i Madh tha se nëse dikush nga katërshja e fiton çmimin e madh, atëherë do t’i zbriten 20 mijë euro. Për t’i parë këto momente, klikoni në videon më poshtë: 22:28 – Milaim Zeka ia tërheq vërejtjen Xhenetës – Ja çka i tha! (VIDEO) Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka kritikuar Xhenetën për fjalorin që ka përdorur ndaj Sarës. “Nën një, s’ke informacione për jetën private të Sarës, nën dy nuk e ke njohur Sarën deri sa është futur në Big Brother, nën 3 po mendon është strategji e gabuar me provokime të gabuar”, i është drejtuar Milaimi, Sarës. Ai pati edhe disa fjalë për Xhenetën, pasi kjo e fundit tha se Sara është e papastër. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: 22:24 – Olta e ashpër me Xhenetën, pas gjuhës së saj denigruese ndaj Sarës Opinionistja, Olta Gixharri është shprehur ashpër ndaj gjuhës ofenduese dhe denigruese të Xhenetës ndaj Sarës. E njëjta tha se është pa fjalë duke parë që Xheneta po tenton ta justifikojë atë ofendim ndaj Sarës, transmeton klankosova.tv. “Unë jam sinqerisht jam pa fjalë, nga herët e mija të rralla që jam pa fjalë, sepse po të dëgjoj ty që je duke e justifikuar të gjë të poshtër që ke nxjerrë nga goja. Minimalisht duhet ti thuash më fal!”, u shpreh Gixharri. Për më shumë, ndiqeni videon në vijim: 21:54 – Olta e thotë troç: Driloni e shfrytëzon Sarën, ajo është viktimë! Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka thënë se Driloni është duke e shfrytëzuar për lojë Sarën. Ajo, mes tjerash thotë se Driloni ka dëshirë për të fituar këtë lojë, ndryshe nga Sara, që ka qëllime të tjera. “Sara ka një dobësi për Drilonin, dhe dobësia e Sarës është më e madhe sesa dëshira për të fituar lojën. E kundërta është me Drilonin, Driloni ka dëshirë për fituar sesa dëshirë për Sarën. Këtu bien në desh ata dytë”, u shpreh Olta. “Driloni e shfrytëzoi në thonjëza këtë dobësi të Sarës. Sara nuk më duket mashtruese, por viktimë në këtë rast”. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: 21:46 – (Mos) loja e Drilonit nxitë debatin në Prime, kush-çka po thotë? (VIDEO) Një klip i shfaqur ku Driloni flet me Leon për (mos)pëlqimin ndaj Sarës, ka shkaktuar debat në Prime. Derisa Sara thotë se nuk e dinte që Driloni ka përgatitur një lojë me Leon duke përmendur atë, ka qenë Driloni që ka dhënë shpjegimin e tij, shkruan Klankosova.tv. E, deklaratat e Drilonit kanë shkaktuar debat mes banorëve. Se kush-çka tha, ndiqeni videon më poshtë: 21:36 – Përplasje mes Sarës dhe Drilonit: Nuk të lejoj të më hedhësh poshtë Sara dhe Driloni janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë kësaj jave për shkak të një situate brenda shtëpisë më të famshme në vend. Gjatë një bisede që Driloni e ka pasur me Leon në pishinë, i ka thënë se Sara po ia ngrit nervat, kurse Driloni i tha Sarës se këtë e ka bërë për lojë. “O Drilon, seriozisht e ke tani? Ta kam bërë shumë të qartë që të mos më hidhesh poshtë, as për shkakun e lojës. Ka shumë mënyra se si mund të luash. Unë nuk të lejoj të më hedhesh poshtë”, i tha Sara, Driloni. Për ta parë reagimin e Drilonit pas kësaj situate, klikoni në videon më poshtë: 21:20 – Leo plas ‘bombën’ ndaj Drilonit, klipi që shfaq të gjitha prapaskenat! (VIDEO) Sa jemi drejt fundit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, dinamikat brenda shtëpisë vetëm shtohen. Ishte Leo që trazoi shtëpinë, duke i treguar fillimisht Xuxit, se Driloni i ka thënë që nuk ka pëlqim ndaj Sarës. Ai këtë ia tha Drilonit edhe në sy të Sarës, se ai e ka pëlqimin ndaj saj vetëm për shkak të lojës. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: Spektakli i shumëpritur live i gjysmëfinales së Big Brother VIP Kosova sapo ka nisur! Sot, gjysmëfinalistët do të përballen me emocionet dhe sfidat më të mëdha deri më tani, teksa publiku pret me padurim të zbulojë se kush do të sigurojë vendin drejt natës finale. Situata të tensionuara, surpriza emocionuese dhe debate të forta priten në këtë mbrëmje magjike, ku protagonistët e këtij edicioni do të vazhdojnë të japin gjithçka për të fituar zemrat e publikut dhe për të bërë hapin e fundit drejt çmimit të madh, transmeton klankosova.tv. Gjysmëfinalja pritet të sjellë jo vetëm përballje mes banorëve, por edhe surpriza speciale për banorët dhe jo vetëm, sonte do të ndahet edhe shpërblimi kryesor i ‘Giveaway’, vetura luksoze ‘Range Rover’. Ndërkaq një rrëfim i jashtëzakonshëm na pret nga finalisti tashmë i shpallur, Driloni, njofton klankosova.tv. Mos humbisni asnjë moment të kësaj mbrëmjeje të jashtëzakonshme të udhëhequr nga dy moderatorët fantastik, Alaudin Hamiti dhe Jonida Maliqi, ndërkaq si zakonisht në rolin e opinionnistëve janë, Milaim Zeka dhe Olta Gixharri. Mos harroni, çdo votë dhe çdo vendim mund të jetë vendimtar për fatin e lojtarëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në Kosovë, BBVK. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP Gresa zbulon se cilët janë dy banorët e preferuar të saj, a i ra pishman se si e ka përcjellë Rovenën? (VIDEO) 02/02/2025
Big Brother VIP "Sara ishte 'fake'" - Xuxi bën deklaratën e papritur ndaj ish-banorës së BBVK3 (VIDEO) 02/02/2025