LIVE| Kejsi thyen heshtjen: Jam shumë mirë, mos flisni më për shëndetin tim, ty Stres të uroj fitore (VIDEO) NULL NULL 03.02.2023 21:03 03.02.2023 21:03 00:48 – Kejsi thyen heshtjen: Jam shumë mirë, mos flisni më për shëndetin tim, ty Stres të uroj fitore (VIDEO) Ka më shumë se 60 ditë që kur Stresi e ka përmendur historinë e dashurisë me ish gruan e tij Kejsin dhe së fundmi ka shpalosur edhe historinë e saj të problemeve shëndetësore. Kejsi si një person që nuk dëshiron privatësi të plotë ka kërkuar mirëkuptimin e Stresit dhe të banorëve të tjerë si dhe publikut që gjërat e tyre të mos diskutohen më brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. “Pikë së pari, për sa i përket marrëdhënies së sonë e dua privatësinë dhe gjërat tona i diskutojmë jashtë. Të kuptoj që je në një format Janë disa tema që nuk dua të përmenden më, shëndeti im është diçka private, unë jam shumë mirë dhe të lutem mos e përmend më”, ka thënë pos tjerash Kejsi. “Ty edhe banorëve të tjerë, dua të ju them merreni parasysh të fokusoheni tek njerëzit që janë aty dhe ua kërkoj që të respektoni privatësinë time. Mos ma ngacmoni Stresin, duke më përmendur mua. Ty, Stres të uroj fitore”, ka shtuar ajo pos tjerash. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. 00:47 – Rrëfim emocionues dhe i pa thënë më parë nga Stresi për Kejsin (VIDEO) Që nga hyrja e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Stresi ka treguar dëshirën e flakët të tij për t’u ribashkuar me ish-bashkëshorten e tij, Kejsin. Ai së fundmi ka treguar edhe për sëmundjen nga e cila vuan ish-gruaja e tij. Madje ai ka bërë edhe një rrëfim emocionues dhe të pa thënë për Kejsin, duke treguar edhe sakrificat që ka bërë për të. 00:45 – Himena Sherifi eliminohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova Publiku ka vendosur që banorja e cila duhet të eliminohet që nga sonte prej aventurës televizive të Big Brother VIP Kosova është Himena Sherifi. Kujtojmë se të nominuar në këtë javë ishin gjithsej gjashtë banorë, përfshirë: Vedatin, Artën, Himenën, Mbresën, Blastën dhe Atdheun. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. 23:59 – Stresi, Vedatit: Nuk ka nivel më të ulët se ti, përmend gruan e tjetrit (VIDEO) Stresi dhe Vedati kanë pasur një përplasje në Prime-n e sontëm. Gjatë kësaj përplasje, Stresi i ka thënë Vedatin se nuk ka nivel më të ulët, duke iu referuar se ia ka përmendur gruan. “Nuk ka nivel më të ulët se ti, përmend gruan e tjetrit”, i është drejtuar Stresi, Vedatit. 23:53 – Të dy opinionistët në krah të Vedatit: Stresi e ka hapur me vetdëshirë temën e shëndetit të gruas së tij Gjatë spektaklit të sotëm Prime të Big Brother VIP Kosova, opinionistët e këtij formati televiziv kanë komentuar debatin e Stresit me Vedatin. Të dy opinionistët, si Anita ashtu edhe Olti i kanë dhënë të drejt Vedatit në këtë debat, pasi që siç ata thanë “Stresi e ka shpalosur me dëshirën e tij historinë e gruas së vet dhe shëndetit të saj”. “Mendoj se Vedati kishte të drejt, kjo për faktin se Stresi e ka sjellë vet si temë shëndetin e gruas së tij dhe i ka dhënë hapësirën personave të tjerë të shfaqin mendimet karshi kësaj gjëje. Vedati nuk po i përmend gratë e huaja edhe nuk ia ka përmend askujt tjetër gruan, pos Stresit. Kjo sepse Stresi ishte ai që vet e ka hapur temën e gruas së tij brenda ‘BBVK’”, ka thënë Haradinaj. Ndërkaq, po thuajse njëjtë ka menduar edhe Olti, veç se ky e ka kritikuar qasjen e Vedatit ndaj Stresit, në pjesën kur ai tha se “gruaja e tij nuk ia hap as telefonin” duke e cilësuar si “ndërhyrje në privatësinë e një çifti”. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. 23:51 – Stresi-Vedatit: Burrat nuk flasin si ti (VIDEO) Debati mes Stresit dhe Vedatit ka vazhduar edhe më tej. Madje në një moment, Stresi i ka thënë Vedatit se burrat nuk flasin si ai. “Nivel më të ulët se me përmend gruan e tjetrit nuk ka në shqiptari, edhe për burrë, burrat nuk flasin si ti”, u shpreh Stresi. 23:42 – Stresi: Gruaja e huaj nuk përmendet, Vedati bëri një gjest të pahijshëm (VIDEO) Stresit duket se i kanë penguar komentet e Vedatit për ish-gruan e tij. Ai është shprehur se një gjë e tillë nga ana e Vedatit nuk ishte e hijshme. “Unë nuk muj me mendu për gruan e askujt këtu dhe nuk më zë goja ta flas”, u shpreh ndër të tjera Stresi. 23:35 – “Akuza, tension e përplasje”, darka e të nominuarve me plot momente dramatike (VIDEO) Si çdo të enjte, edhe këtë banorët e nominuar shijuan darkën që u kushtohet atyre. E gjatë kësaj darke, secili prej tyre janë përgjigjur edhe në pyetjet që u janë parashtuar. Ndryshe, gjatë darkës së të nominuarve ka pasur edhe shumë momente dramatike, të cilat mund t’i shihni në videon e mëposhtme. 23:21 – Butiku Stop me dhurata të personalizuara për djemtë e shtëpisë (VIDEO) Në natën e sotme të spektaklit Prime,butiku Stop ka suprizuar djemtë e shtëpisë me disa dhurata të personalizuara. Por, dhurata e cila u hap dhe ishte më emocionuese ishte një duks me një fotografi të të ndjerit aktorit Cimës, e cila iu dhurua të birit të tij Artanit. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. 23:13 – ‘Spiderman’ e heq maskën dhe e puthë Vivin (VIDEO) ‘Spiderman’, brenda së cilit ishte Getinjo, gjatë ditëve të fundit ka qenë brenda shtëpisë. Por, banorët nuk e dinin se kush është ai dhe nuk iu lejohej të reagonin mbi veprimet e tij. E sonte në Prime, ‘Spiderman-i’ e zbuloi fytyrën dhe menjëherë e puthi Vivin. 23:12 – Anita e lutë Melisën t’i kërkojë falje publike Xhulit mbi sjelljet “histerike” – por, ajo e refuzon (VIDEO) Akuzat e rënda të Melisës ndaj Xhulit të bëra gjatë kësaj jave ishin pjesë e spektaklit Prime të natës së sotme në Big Brother VIP Kosova. Madje, për të gjithë ata që nuk kanë pasur rastin ta shohin ngjarjen në fjalë, në Prime është shfaqur edhe një video material, ku shihet Melisa duke reaguar ashpër kundër Xhulit dhe duke e akuzuar këtë të fundit se me qëllim “i ka dhënë të pijë krem gatimi në vend të qumështit”. Kësisoj, opinionistja zyrtare e BBVK-së, Anita Haradinaj – Mucaj, i ka kërkuar Melisës që t’i kërkojë falje publike Xhulit për sjelljet karshi saj, ashtu siç ajo iu referua “histerike” mbi ngjarjen në fjalë. Por, një veprim të tillë nuk e ka pranuar Melisa, e cila ka thënë t’i ketë kërkuar falje gjatë javës Xhulit dhe një të tillë nuk e ke përsëritë dy herë. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. 23:03 – Melisa drejtuar Xhulit: Të garantoj me qetësinë maksimale se do të jem gjatë këtu, e ti do biesh poshtë (VIDEO) Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, vëmendje iu dha debatit të ashpër në mes të Xhulit dhe Melisës, pasi kjo e fundit e kishte akuzuar konkurrenten e saj, se “i kishte dhënë të pijë krem gatimi në vend të qumështit”. Në debatin e vazhduar edhe në natën Prime, Melisa në një formë ka thënë se Xhuli “do të eliminohet para saj”. “Më bëhet qejfi ku mund të dalë gabim Juliana Nuri nuk preken. Pavarësisht kësaj, do të jem shumë gjatë këtu. Të garantoj me qetësinë maksimale, se ti do të biesh poshtë dhe unë s’do të bie poshtë”, ka thënë Melisa pos tjerash. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. 22:41 – “Big Brudda”, Skeçi më i ri nga Vedati në Big Brother VIP Kosova (VIDEO) Pos debateve e përplasjeve të shumta në Prime-n e sontëm në Big Brother VIP Kosova, aty ka pasur edhe shumë momente gazmore. Banorët gjatë javës kanë përgatitur një këngë, të cilën e performuan sonte. Pos kësaj, ata kanë realizuar edhe një skeç, i cili solli momente gazmore tek publiku. 22:23 – Kënga e përgatitur nga Bruno me banorët tjerë gjatë javës (VIDEO) Disa nga banorët e shtëpisë Big Brother VIP Kosova kanë përgatitur një performancë. Ata në Prime-n e sontëm e kanë prezantuar këngën e përgatitur gjatë javës. Pjesë e performimit të kësaj kënge ishin Vedati, Bruno, Blasta, Artani, Arta, Mbresa dhe Dafina. E për këtë këngë, këta banorë kanë bërë përgatitje gjatë gjithë javës. Disa momente nga përgatitjet mund t’i shihni në videon e mëposhtme: 22:15 – Anita Haradinaj e kritikon Atdheun, pas vendimit për t’i dhënë fund historisë së njohjes me Xhulin Opinonistja zyrtare e formatit më të ndjekur të momentit Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj – Mucaj, ka komentuar negativisht vendimin e Atdheut për t’i dhënë fund historisë së tij të njohjes me Xhulin. Ajo i ka quajtur arsye pa vend, justifikimet e Atdheut për t’u ndarë nga Xhuli, vetëm për shkak të bisedës të kësaj të fundit me Mbresën, që u shfaq në video material. Pos tjerash, Anita e ka akuzuar Atdheun duke i thënë se qëllimi i hyrjes së tij ishte “prishja e lojës së Xhulit”. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. 22:05 – Atdheu: Ndihem sikur kam hyrë në mes të një çifti, thjesht e këpus këtu lidhjen me Xhulin (VIDEO) Mbrëmja e sotme e spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova ka nisur me vendime të prera, kjo pasi Atdheu ka konfirmuar përfundimin e historisë së tij të lidhjes me Xhulin, marredhënie kjo që u krijua gjatë aventurës televizive të dyshes brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”. Pos në dhomën e rrëfimeve, Atdheu e ka ripërsëritur vendimin e tij edhe pranë banorëve të tjerë dhe pranë Xhulit. “Thjesht, ka mundur të thotë që për respekt të dikujt tjetër nuk dua ta hap përsëri si temë. Ndihem sikur jam futur në mes të një çifti. Kam pasur respekt për Xhulin se është femër, bukën që na ka bërë dhe respektin që na ka bërë, nuk do të ketë ofendime nga ana ime, thjesht unë e këpus këtu”, ka thënë Atdheu pos tjerash. Por, si reagoi Xhuli karshi kësaj deklarate? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. 22:12 – “Afrimi një kojshi”, Alaudini iu kërkon që të qëndrojnë ulur, Vedati thotë se ishte dikush në zile (VIDEO) Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudim Hamiti u ka kërkuar banorëve që të qëndrojnë të ulur. E në këtë moment, Vedati me shaka është shprehur se ishte dikush tek dera. “Afrimi një kojshi”, tha Vedati, gjë e cila shkaktoi shumë të qeshura. 21:57 – Xhuli: Më dhemb vendimi që mori Atdheu, por e respektojë (VIDEO) Pas situatës së krijuar, Atdheu ka vendosur që t’i jap fund lidhjes aty brenda me Xhulin. E Xhuli pas kësaj është shprehur se i dhemb ky vendim i Atdheut, por ajo tha se do ta respektojë atë. “Më dhemb vendimi që mori Atdheu, por e respektojë”, u shpreh ndër të tjera Xhuli. 21:50 – Olti: Atdheu mori dy shuplaka (VIDEO) Atdheu më herët u deklarua që po heq dorë nga Xhuli, pasi kjo e fundit e ka përmendur sërish njohjen që e kishte jashtë. Ndërkaq, opinionisti, Olti Curri është shprehur se Atdheu aty mori dy shuplaka. “Atdheu mori dy shuplaka, mori atë përqafimin e Mbresës për Xhulin, mori fjalinë e Xhulit që priste dhuratë”, u shpreh ndër të tjera Olti. 21:49 – Atdheut nuk i pëlqen video materiali në monitor, largohet nga Xhuli pasi ishte ulur pranë saj (VIDEO) Gjatë natës së sotme Prime, banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova Atdheu është larguar nga Xhuli, pasi që e kishte prekur shumë video materiali i shfaqur në monitor, ku kjo e fundit u dëgjua duke folur për njohjen e saj nga jashtë. “Me Xhulin e kam një sqarim mbas Prime-it, le të vazhdojë historinë jashtë që ka lënë në ditët në vazhdim”, ka thënë Atdheu. “Patjetër që nuk ndihem mirë, sepse mendova që është histori e përfundume, por në video ishte Mbresa duke e ngushëlluar si për gjynah, dua të merrem me vetën time”, ka shtuar ai. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. 21:41 – Atdheu lëshon bombën: Që nga ky moment heq dorë nga Xhuli (VIDEO) Spektakli Prime i Big Brother VIP Kosova, ka filluar me ngjarje të papritura dhe bombastike, derisa Atdheu ka vendosur që përfundimisht t’i japë fund lidhjes së tij të porsakrijuar me Xhulin. Shkas për këtë vendim të Atdheut, doli të jetë video materiali i transmetuar, ku shiheshin Mbresa dhe Xhuli në lavanderi dhe ku folën edhe një herë tjetër, rreth njohjes së kësaj të fundit me një person nga jashtë. “Mendoj që po dhe mendoj që kur të dalë nga shtëpia kjo histori do të vazhdojë. Unë heq dorë nga Xhuli që nga ky moment”, ka thënë Atdheu në dhomën e rrëfimeve. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. 21:37 – Melisa përplaset me Mbresën: Nuk të eci me Stresin, kalove tek Xhuli (VIDEO) Që në fillim të Prime-t të sontëm ka pasur disa përplasje mes banorëve. Një e tillë ka ndodhur edhe mes Melisës dhe Mbresës. “Nuk të eci me Stresin, kalove tek Xhuli”, ka qenë fjalia e Melisës për Mbresën. 21:30 – Xhuli dhe Mbresa bëjnë thashetheme për Stresin, ai i dëgjon fshehurazi (VIDEO) Xhuli dhe Mbresa gjatë gjithë javës kanë kaluar shumë kohë bashkë. Edhe në një moment në lavanderi ato kanë bërë thashetheme. Ndërkaq, është Stresi ai i cili i ka dëgjuar fshehurazi tek dera. 21:16 – Spektakli Prime nis me surpriza, Jonida Vokshi zbulon se është shtatzënë (VIDEO) Spektakli Prime i Big Brother VIP Kosova ka nisur me një surprizë interesante, veç se protagonistë nuk ishin banorët, por prezantuesja zyrtare e këtij formati televiziv, Jonida Vokshi. Në fakt, ishte opinonisti i BBVK-së, Olti Curri ai që ka zbuluar se Jonida Vokshi është shtatzënë dhe po pret të sjellë në jetën fëmijën e saj të dytë. Jonida Vokshi është e martuar me aktorin e njohur kosovar, Besnik Krapi dhe nga martesa e tyre kanë sjellë në jetë një vajzë. Gëzuar shtatzëninë, Jonida! Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. 21:03 – Nis nata Prime e Big Brother VIP Kosova, do të ketë shumë befasi Ka filluar nata e sotme Prime e Big Brother VIP Kosova, ku do ketë befasi të shumta. Sonte, po ashtu zbulohet emri i banorit që do të eliminohet si dhe ju pret një super performancë nga rep artisti i famshëm, Mozzik. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP "Unë nuk t'a bëjë follow në instagram", Blerando me ngacmime të shumta drejt Albes (VIDEO) 09/12/2023
Big Brother VIP Besi, Shqipes: Më ke lëvduar deri sot, pse më thua tash se jam pa karakter? (VIDEO) 09/12/2023