LIVE: Hapet televonimi, kë doni ta dërgoni në finale? (VIDEO) NULL NULL 06.03.2023 21:21 06.03.2023 21:21 00:07 – Kë doni ta dërgoni në finale? Për dallim prej të hënave të tjera, ku banorët do të duhej të nominonin njëri-tjetrin, sonte ndodhi diçka e papritur. Sonte hapet televotimi me pyetjen “Kë doni ta dërgoni në finale?”. Brenda shtëpisë më të famshme në vend, kanë mbetur edhe shtatë banorë: Vedati, Mbresa, Juliana, Stresi, Artani, Bruno dhe Gresa dhe ju do të keni mundësi të votoni për banorin që dëshironi ta dërgoni direkt në finale. 22:53 – Vedati e bëri pjesë të “Trekëndëshit të Bermudës”, Mbresa i reagon (VIDEO) Pasi që Vedati e bëri pjesë të “Trekëndëshit të Bermudës”, Mbresa ka reaguar ndaj kësaj deklarate. Ajo ka cekur disa pjesë kur është ndjerë e ofenduar nga Vedati, si dhe mohon të jetë pjesë e trekëndëshit. “Nuk kisha dashtë me më fut në trekëndësh me askënd. Unë kam reaguar vetëm për Melisën dhe e dyta në darkën e nominuarve kur ke folur për përzgjedhjet e banorëve, jam ndjerë e ofenduar”, ka thënë Mbresa. 22:43 – Stresi: Unë s’kam hy me luftu këtu, s’kam aleancë me askënd, kam hy vetëm e do të dalë vetëm (VIDEO) Përplasja me Vedatin, e bëri Julianën që t’i kërkojë aleancë Stresit, por ky i fundit e refuzoi atë. Stresi në Prime sonte tha se nuk ka hyrë për të luftuar në Big Brother VIP Kosova, e as të bëjë aleancë me askënd. Ai shtoi se në shtëpinë e famshme ka hyrë vetëm dhe do të dalë vetëm. “Unë s’kam hy me luftu këtu, s’kam aleancë me askënd, kam hy vetëm e do të dalë vetëm”, është shprehur reperi. 22:35 – Juliana i kërkoi aleancë Stresit, kjo është përgjigjja e tij (VIDEO) Juliana i ka kërkuar gjatë javës Stresit që të bëhen bashkë dhe të luajnë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova. Ndërsa, Stresi këtë gjë e ka refuzuar duke i thënë asaj se nuk dëshiron të ketë ndonjë aleancë me të. Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme. 22:31 – “Shuj, mos fol!”, Artani përplaset me Julianën në Prime (VIDEO) Në natën e sotme Artani foli për reagimin e Julianës në lidhje me përzgjedhjen e Vedatit si i preferuari i publikut të premten. Artani foli edhe për reagimin tjetër të Julianës në lidhje me vendimin e Andit, për t’u ndarë çmimi i madh me finalistët. E kur ishte duke folur për këtë çështje, Juliana ndërhyri, gjë që bëri që Artani e qortoi të mos flasë më. “Mos fol se unë jam tuj fole. Gjithë ditën fol për respektin por nuk ke respekt”, u shpreh Artani. 22:22 – Anita komenton përplasjen e Julianës me Vedatin (VIDEO) Opinionistja zyrtare e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, e ka komentuar përplasjen mes Julianës dhe Vedatit. Ajo është shprehur: “Mua më vjen keq që Xhuli ka ngecur tek strategjia e njëjtë, të ndryshonte pak strategjitë, e kuptoj edhe tensionin që jep ajo shtëpi”. Anita kishte dhe një qëndrim rreth komenteve të Xhulit ndaj Vedatit. “Kam dëgjuar që i ka thënë dhe Vedatit ke qëndruar një muaj brenda në shtëpi, prap e mendoj që në dy muaj që ka qëndruar Vedati ka dhënë shumë shou dhe humor ka bërë pjesën e vet të lojës”, ka thënë Haradinaj. 22:11 – Olti: Nuk mendoj që Vedati doli më i preferuari pse e ofendoi Julianën (VIDEO) Opinionisti i Big Brother Vip Kosova, Olti Curri, e ka komentuar situatën e krijuar mes Julianës dhe Vedatit pas debatit që patën dyshja në fjalë. Ai ka folur edhe për televotimin që u hap javën e kaluar ku Vedati doli i preferuari i publikut “Nuk mendoj unë nga opinioni im që Vedati të ka ofenduar ty dhe doli në vend të parë si i preferuar nga publiku. Largoje këtë gjë nga mendja Juliana”, ka thënë Curri. 22:11 – “Komandant Dubai, Miss Kamioni e edukata e prindërve”, përplasjet e Xhulit me Vedatin (VIDEO) Nata e kaluar e Prime u përcoll me debat të ashpër ndërmjet Vedatit e Julianës, gjë që vazhdoi edhe tutje. Por në fundjavë të dy protagonistët patën rastin, që në darkën e përgatitur për ta, të sqaroheshin me njëri-tjetrin për keqkuptimet në mes tyre. Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme: 22:03 – Juliana për Vedatin: Nuk e kuptoja se si doli i preferuari i publikut kur ofendoi motrat shqiptare (VIDEO) Juliana është sqaruar rreth reagimeve të saja që pati gjatë javës, pasi në Prime-n e së premtes Vedati doli i preferuari. Ajo tha se ishte prekur se pse publiku e votoi Vedatin, sipas saj, pasi i ka ofenduar gratë shqiptare. “Jemi ka fundi dhe zvogëlohet durimi kur jemi afër finales. U bënë shumë gjëra në një periudhë shumë të shkurtër dhe nuk më pëlqeu ajo gjë”. “Nuk e kuptoja se si doli i preferuar një person që i ofendoi motrat shqiptare”, ka thënë Juliana. 21:59 – Juliana: Nuk reagova se pse Vedati doli i preferuari, por për fjalët që m’i tha (VIDEO) Reagimi i Julianës kur Vedati u zgjodh si i preferuari i publikut, u bë viral. Por protagonistja e kësaj ngjarjeje tha se reagimet e saja nuk kishin të bënin me përzgjedhjen e aktorit si më i votuari, por për fjalët që ia ka thënë. “Nuk reagova se pse Vedati doli i preferuari, por për fjalët që m’i tha”, u shpreh Juliana. 21:45 – Vedati: Unë nuk e kam bërë asnjë ofendim në këtë shtëpi (VIDEO) Banori i shtëpisë më të madhe të vendit Big Brother VIP Kosova, Vedat Bajrami, gjatë natës së sotme ka këmbëngulur se asnjëherë nuk e ka ofenduar asnjërin nga banorët. “Unë nuk e kam bërë asnjë ofendim në këtë shtëpi”, është shprehur Vedati. Aktori këtë deklaratë e bëri, pas akuzave të Julianës se ajo dhe Melisa janë ofenduar nga ai. 21:39 – Vedati i quan “Trekëndësh të Bermudës”, Stresi i reagon menjëherë (VIDEO) Vedati i ka komentuar sonte në Prime reagimet e Julianës rreth tij, pas debatit që patën në Prime-n e së premtes. Ai tha se Stresi, Mbresa dhe Juliana janë si një lloj aleance brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova. “Mendimet e mia i kam të njëjta për Julianën, atë kam arritur ta njoh për lojërat dhe gënjeshtrat e saj”. “Unë e kam parë me të edhe në darkë që me të nuk kam më diskutim. Trekëndëshin e Bermudës e kam quajtur Stresin, Mbresën dhe Julianën”, ka thënë Vedati. 21:31 – “Qysh munden njerëzit me e votu një njeri të tillë”, reagimet e Julianës pas përplasjes me Vedatin (VIDEO) Natën e së premtës banorët e votuan Vedatin si banorin më të preferuar, e kjo nuk i pëlqeu aspak Julianës. Para banorëve sonte u shfaq një përmbledhje e reagimeve të Xhulit në lidhje me këtë votim. “Qysh munden një njeri të tillë me e votu njerëzit”, u shpreh Juliana në lot. Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme: 21:21 – Melisa i dërgon mesazh banorëve nga jashtë, pret që Vedati t’i kërkojë falje (VIDEO) Melisa është e fundit nga banoret që u largua nga Big Brother Vip Kosova. Pas daljes, këngëtarja pati fjalë për të gjithë banorët që kanë mbetur akoma brenda shtëpisë më të madhe në vend. Në deklarimin e saj, ajo pati në përgjithësi fjalë të mira për secilin banorë, por edhe kritika për disa prej tyre. Për Vedatin, Melisa tha se e pret jashtë që t’i kërkojë falje dhe të sqarohet me të për debatin e fundit që patën. Ndërsa, Julianës i tha: “Xhulit i them ta kam inatin dhe vazhdoj ta kem inatin”. Për të parë mesazhin e plotë ndiqni videon më poshtë. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. 21:02 – Prime i sotëm nis me një super spektakël Ka nisur spektakli i natës së sotme Prime i Big Brother VIP Kosova. As sonte nuk do të mungojnë befasitë dhe një super shou. Sonte, si çdo të hënë, banorët do të nominojnë njëri-tjetrin, por për dallim prej herëve të tjera do të ketë edhe eliminim. Prime-n e sotëm mund ta ndiqni ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion.
Big Brother VIP "Më pëlqen ai djalë", Julianës i dalin lotët pas largimit të Atdheut (VIDEO) 2 months