Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Përplasja Xuxi-Kevin, ‘Vëllai i Madh’ ka një ndëshkim për të dy (VIDEO)

NULL NULL
29.11.2024 21:02

01:24 – Përplasja Xuxi-Kevin, ‘Vëllai i Madh’ ka një ndëshkim për të dy (VIDEO)

Xuxi dhe Kevini janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin gjatë javës pasi ky i fundit ia prishi gjumin një natë.

E gjithë ngjarja e tensionuar është përcjell me vëmendje nga ‘Vëllai i Madh’ për çka pati edhe një ndëshkim për ta, njofton Klankosova.tv.

Xuxi dhe Kevini do të qëndrojnë në dhomën e surprizave për 24 orë pa pasur kontakt me banorët e tjerë.

Ata mund të dalin nga dhoma vetëm për nevojat e tyre personale në banjo teksa për ushqim dhe të gjitha gjërat e tjera janë në mëshirën e banorëve të tjerë.

Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


01:26 – A e pati biletën e kthimit Burimi? (VIDEO)

Burim Vatovci është konkurrenti i radhës që është larguar nga Big Brother VIP Kosova 3.

Për fat të keq atij nuk i qëlloi bileta e fatit dhe përfundimisht u largua nga shtëpisa dhe nga loja për çmimin e madh.

Ndiqeni videon teksa hap biletën e fatit.


01:24 – Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë (VIDEO)

Burimi është konkurrenti i radhës që la shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, duke hequr kështu dorë nga çmimi i madh.

Largimi i tij pos që e përloti Burimi i përloti edhe banorët e tjerë të cilët e përshëndetën në mënyrë të ngrohtë, njofton Klankosova.tv.

Burimi falënderoi banorët veç e veç teksa gjatë daljes banorët e përshëndetën me duartrokitje të mëdha.

Për të parë momentin e largimit të tij, klikoni videon në linkun më poshtë.


01:17 – Del klipi me momentet më interesante nga sfida e Comodites!

Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova, kishin mundësinë që të jenë pjesë e një formati të veçantë, Comodita TV Shop, nga Comodita Home.

Ky ishte një aktivitet ku banorët do të luajnë rolin e një prezantuesve të një emisioni televiziv, njofton Klankosova.tv.

Për këtë, në Gaming Room ishte përgatitur një studio e improvizuar që shërbeu si skena e banorëve.

Më poshtë mund të shihni klipin me momentet më të mira:

01:11 – Burimi, banori i radhës që eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 3

Burimi është banori i radhës që lë shtëpinë më të madhe në vend.

Ai mori vota më pak në krahasim me të tjerët që ishin të nominuar për këtë javë.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


00:55 – A ka dyshime Arioni se a e pret Diana jashtë? Kjo është përgjigja e tij (VIDEO)

Arioni dhe Gresa janë përplasur në darkën e të nominuarve pasi kjo e fundit e ka akuzuar se Arioni ishte shkaktari që Diana është jashtë shtëpisë.

Arioni ka mohuar këtë gjë teksa edhe në spektaklin ‘Prime’ u pyet direkt nga prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, se a ka dyshime në raport me Dianën.

“A ke dyshime mbi atë se atë pret Diana jashtë apo jo?” ishte pyetja e Alaudinit teksa Arioni u shpreh se nuk ka dyshime.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


00:48 – ‘Ti s’ki kapacitet, ty të dhemb tjetërkund’, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Xuxit në Prime (VIDEO)

Xuxi dhe Vullneti janë përplasur me njëri-tjetrin për aleancë në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova.

Xuxi u shpreh se kur thotë ‘maju me mu’ nuk do të thotë se fton banorët për aleancë, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, Vullneti u shpreh se ka shku tek Xuxi dhe i ka kërkuar që të krijojnë debat mes gazetarësh, por i njëjti mohon se i ka kërkuar aleancë.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


00:39 – Del klipi i darkës me momentet më pikante! Reagimet e ashpra mes banorëve!

Është publikuar klipi i darkës së nominuarve me momentet më të mira.

Kjo darkë është moderuar nga Pauli, me pyetjet e të nominuarve të bëra për njëri-tjetrin.

Ndonëse, gjatë darkës nuk munguan as tensionet, pasi pati reagime të ashpra.

Klipin e plotë mund ta shihni më poshtë:


00:32 – Olta për Vullnetin: Do doja ta veçoja, është një lojtar aty brenda!

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka thënë se banorët duhet të ngritin lojën.

Megjithëse ajo veçoi njërin prej banorëve që është më ndryshe brenda shtëpisë.

“Ngrijeni lojën me një tjetër nivel. Nuk kam folur shumë gjatë për Vullnetin, do të doja ta veçoja, është një lojtar aty brenda”, u shpreh Olta.


00:20 – Gjuhë denigruese e ofendime të rënda, përplasjet mes Arionit dhe Xhenetës (VIDEO)

Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Xheneta dhe Arioni, janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.

Madje të dy kanë përdorur një gjuhë denigruese e bullizuese për njëri-tjetrin.

Shkak i gjithë përplasjes së tyre janë bërë punët e shtëpisë madje Xheneta e ka akuzuar Arionin për siç thotë ajo ‘mi ka hapur sytë kur isha e zhveshur’.

Kjo akuzë e fortë ndaj Arionit ka nxitur reagimin e ashpër të tij, i cili ia ktheu se edhe po të ishte femra e fundit në botë nuk do ta shikonte e as prekte.

Për të parë se çfarë ka ndodhur me tyre dhe gjithë akuzat, klikoni videon në linkun më poshtë.


23:48 – “Shko more bie në shahadet” – Milaim Zeka i reagon ashpër Gjestit

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, i ka reaguar ashpër Gjestit, pas veprimit që ky i fundi i bëri Anisës.

Milaimi mes tjerash thotë se Gjesti duhej që sonte në Prime të kishte qasje tjetër.

“Gjest, veprimin të cilin e ka bërë është 10 fish më i rëndë sonte, kur ti publikisht në Prime po thua që ishte arushë. Shko bir more në shahadet”, u shpreh Milaimi.


23:35 – Momente dramatike në shtëpi: Klipi që shfaq Anisën në një pozicion të rënduar emocionalisht (VIDEO)

Banorëve të shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, në spektaklin ‘Prime’ iu shfaq klipi me gjithë planin e Gjestit dhe Leo-s për Anisën.

“Mos i fut hundët ku nuk të takon se të shqyej si pulën”, ishte teksti në letrën që i la Gjesti – Anisës, kinse nga Sara.

E gjithë kjo ngjarje u kritikua ashpër e me tone të larta nga Anisa e cila i ka kërkuar llogari Gjestit, njofton Klankosova.tv.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


23:19 – “Jo është JO, si për burrë, si për grua” – Dini ua tërheq vërejtjen vajzave

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni i ka paralajmëruar vajzat e shtëpisë që të mos e prekin.

Me këtë vendim të tij, u pajtua edhe prezantuesi Alaudin Hamitit, i cili ua tërhoqi vërejtjen vajzave.

“Nëse Drilonit i është mbushur kupa. Jo është jo – njëjtë, si për burrë si për grua”, u shpreh Alaudini.

Momentin e plotë mund ta shihni në videon e mëposhtme:


23:14 – Driloni në siklet, dalin pamjet teksa vajzat e prekin e tentojnë ta puthin pa dëshirë (VIDEO)

Banorëve të shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, në spektaklin ‘Prime’ iu shfaq klipi ku vajzat në vazhdimësi e prekin e ngacmojnë Drilonin madje edhe tentojnë ta puthin.

Driloni gjatë javës ka mbledhur të gjithë banorët e shtëpisë teksa pati një paralajmërim për ta duke theksuar vazhdimisht se ky është një paralajmërim i fundit nga ai.

Ai është shprehur se nuk dëshiron që askush ta puth apo t’ia prek trupin pa dëshirën e tij.

“Po ua them tani, ju pini alkool sa të doni, bëni ç’të doni, por problem është se ju kur po pini, njerëzit po i futni në siklet. E unë nuk jam njerë mirë tek disa gjëra. Nëse unë e përqafoj ndonjë çikë apo dikë, është prej meje, por nëse vini ju, as nuk dua të puthem, as në faqe as askund, as nuk dua të më kapni nëse nuk dua, as nuk dua të më prekni nëpër trup” , ishte shprehur Driloni.

Mes tjerash, Driloni u shpreh se deri tani ka reaguar me maturi, por nëse gjëra të tilla përsëriten atëherë do të sillet ndryshe.

“Nuk është vetëm një njeri, nuk e kam fjalën për një, por për më shumë, ndoshta nuk kam reaguar ashtu siç është dashur, sepse më ka ardhur keq, por prej sot dijeni që është boll dhe nuk dua të ndodh më, e nëse ndodh  edhe njëherë unë do të flas si dua të flas. Unë po them është paralajmërimi i fundit nga unë”, tha Driloni.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


22:55 – Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh me raportin e tyre? (VIDEO)

Sara dhe Driloni janë dyshja më e përfolur tash e sa ditë brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova.

Të dy kanë pasur biseda të gjata me njëri-tjetrin që nga dalja e Edit, njofton Klankosova.tv.

Sara në disa momente i ka kërkuar llogari Drilonit për shumë ngjarje në shtëpi teksa edhe ky i fundit pati disa akuza për Sarën.

Për të parë raportin e tyre gjatë këtyre ditëve dhe diskutimet mes tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.


22:37 – Çka po ndodh mes Xhenetës dhe Gjestit? – Klipi zbulon gjithçka!

Lidhja mes Gjestit dhe Xhenetës, duket se më në fund po sheh dritë.

Ata kanë konsoliduar marrëdhënien e tyre dhe janë së bashku sërish.

Se çka ndodhi deri te pajtimi mes tyre mund ta shihni në videon e mëposhtme:


22:05 – Këto janë momentet më ikonike nga programi për 28 Nëntorin në BBVK (VIDEO)

Banorët e shtëpisë më të famshme në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova, kanë organizuar një festë të veçantë kombëtare për nder të 28 Nëntorit.

Në nder të Ditës së Flamurit banorët ishin veshur me kostume tradicionale shqiptare, njofton Klankosova.tv.

Poezi, valle e këngë patriotike u interpretuan në shtëpi nga banorët me plot emocion e ndjenja patriotike,.

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni programin e plotë me shumë atmosferë.


21:54 – Përplasja me Xuxin, Olta-Kevinit: Po çuditem nga agresiviteti yt (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Olta Gixhari, ka dhënë opinionet për përlasjen mes Xuxit dhe Kevini pasi ky i fundit i prishi gjumin Xuxit.

Gixhari ishte e ashpër me Kevinin teksa deklaroi se është e çuditur me agresivitetin e tij, njofton Klankosova.tv.

“Unë të përgëzojë se ne për 1 muaj e gjysmë nuk të paskemi njoft dhe është dashtë me dalë Ana nga shtëpia që të nxjerrësh Kevinin e vërtetë mbase dhe këtë agresivitet që me të thënë të drejtën po çuditem që po e shoh. Gjumi është i rëndësishëm – po aq i rëndësishëm sa ushqimi”, u shpreh Gixhari.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


21:42 – Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara! Del klipi i plotë (VIDEO)

Është shfaqur klipi me momentet e tensionuara brenda shtëpisë, pas përplasjes së Xuxit me Kevinin.

E gjithë përplasja u shkaktua pasi Kevini ia nxori gjumin Xuxit. E ky i fundit pastaj i kërkoi llogari.

Ndonëse ata duket se u pajtuan pastaj, pasi Xuxi i kërkoi falje, e ai e pranoi.

Klipin e plotë mund ta shihni më poshtë:


21:31 – Banorët në gjendje të rënduar shëndetësore, klipi me momente të papritura dhe shqetësuese (VIDEO)

Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, nuk e kanë pasur të lehtë përballjen me izolimin në shtëpi.

Kësisoj, në disa raste ata kanë pasur nevojë edhe për ndihmë mjekësore, njofton Klankosova.tv.

Banorëve sonte në spektaklin ‘Prime’ iu shfaq klipi me gjendjen e rënduar të disa banorëve teksa pamjet mund të konsiderohen shqetësuese.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


21:25 -Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishman i kam ra që të kam njohur ty!” (VIDEO)

Pasi përshendeti banorët nga studio, Edi u vërshua nga pyetjet e banorëve.

Ishte Xuxi ai që e pyeti nëse është penduar që është larguar nga shtëpia.

“Jo Xux, veç jam pishman që të kam njoft ty”, ishte përgjigja e Edit.

Edi ndër tjerash me shaka tha se e ka blerë një telefon të ri për t’i ndjekur banorët.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim:

21:20 – “Këqyrni shoqe çka ka rritur nëna” – Vajzat ndezin atmosferën në Prime

Vajzat e Big Brother VIP Kosova 3, kanë ndezur atmosferën brenda shtëpisë në Prime.

Ato kanë kërcyer e kënduar “Këqyrni shoqe çka ka rritur nëna”.

Momentin e plotë mund ta shihni në videon e mëposhtme:


21:20 – Edi befason me përgjigje për banorin më ‘fake’ në BBVK (VIDEO)

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Edi, është kthyer në studio pasi la spektaklin e kaluar shtëpinë në mënyrë vullnetare.

Ai befasoi të gjithë me përgjigje për banorin më ‘fake’ në shtëpi teksa për të gjithë tha se janë nga pak, njofton Klankosova.tv.

“Ka shumë ‘fake’ më së pari është Sara shumë ‘fake’ në maksimum, nuk po paraqitet ashtu siç është – e dyta është Xheneta dhe i treti Xuxi”, u shpreh Edi.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


21:17 – Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me hy?” – Ja si përgjigjet ai!

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, e ka ngacmuar Edin, i cili erdhi sonte në studio.

“A pate ka të hysh këndej”, iu drejtua, Dini, Edit.

Ky i fundit pati një përgjigje të menjëhershme.

“I pata të gjitha dyert çel”, u shpreh Edi.


21:12 – Alaudini e Jonida i shprehin ngushëllime Olsës për vdekjen e nënës (VIDEO)

Prezantuesit e Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, kanë bërë një hyrje ndryshe të spektaklit ‘Prime’ këtë të premte.

Ata i shprehën ngushëllimet më të sinqerta producentes ekzekutive të Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, e cila humbi nënën.

Në emër të stafit dhe produksionit, Alaudini dhe Jonida i shprehën ngushëllime Olsës.


21:00 – Nis spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 13-ti me radhë.

Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka.

Spektakli ‘Prime’, pritet që sonte të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv e që është më i shikuari në trojet shqiptare që nga dita e nisjes së tij.

Po ashtu ky ‘Prime’ pritet të jetë zjarrë për shkak të situatave të krijuara gjatë kësaj jave.

Mos e humbisni këtë super ‘Prime’.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme