LIVE| Këta janë banorët që shkojnë në nominim këtë javë! (VIDEO) NULL NULL 21.10.2024 21:05 21.10.2024 21:05 23:45 – Këta janë banorët që shkojnë në nominim këtë javë! Janë zbuluar emrat e shtatë banorëve të BBVK3 që shkojnë në nominim për këtë javë. Gresa, Rrezarti, Driloni, Mevlani, Aria, Besforti dhe Xheneta janë të nominuarit. Gresa me 10 nominime, Rrezarti me 6 nominime, Driloni me 4 nominime, Mevlani me 4 nominime dhe Aria, Besforti dhe Xheneta nga 3 nominime. Ndiqeni videon: 23:36 – Këta janë dy banorët që nominoi Rrezart Veleshnja Banori më i përfolur i momentit brenda BBVK3, aktori Rrezart Veleshnja ka bërë nominimet dhe ka dhënë edhe dy arsye. Ashtu siç pritej, ai nominoi Vullnetin dhe Gresën. Si arsye Rrezi shpjegoi se janë debatet që kishte pasur gjatë këtyre tre ditëve qëndrimi në shtëpi. 23.10 – Drenusha nominon Drilonin dhe Leon, një nga arsyet problemet me gjuhën shqipe! Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka nominuar Drilonin dhe Leon. Njëra ndër arsyet pse ajo dha këto dy emra, ishte sipas saj edhe problemi i artikulimit të gjuhës shqipe nga ana e tyre, transmeton klankosova.tv. 22:05 – Drenusha plas në vaj në Prime, shkak raporti me ish-partnerin dhe fëmijët Duke folur për raportin me ish-bashëshortin, banorja e Big Brother, Drenusha Latifi ka shpërthyer në vaj. “Sa kam qenë në Suedi nuk ka pasë ndonjë tentativë me i marrë fëmijtë, ai nuk i ka taku me javë të tëra”, tha Drenusha. Tutje, ajo shtoi se e ka frikë gjithmonë tentimin e ish-bashkëshortit për t’ia marrë fëmijët. “Kur të flitet për fëmijët, natyrisht mua më kap njëfar panike, dhe gjithmonë e mendoj atë më të keqen. Si nanë që jam gjithmonë është ajo frika që mundet me pasë tentativë me i marrë”, tha ajo. Ndiqeni videon për detaje: 21:55 – Pas imitimit nga Rrezi, ky është mesazhi që i çoi Produksionit vëllai i Burimit Imitimi i Burimit nga aktori Rrezart Veleshnja ka nxitur debate, si brenda edhe jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Kosova 3. Lidhur me këtë çështje një mesazh e ka dërguar tek Produksioni edhe vëllai i Burimit. “Të bësh shaka për xhuxhët apo për këdo tjetër bazuar në një veçori fizike mund të jetë e dëmshme dhe stigmatizuese, gjithçka varet nga konteksti, qëllimi dhe ndjeshmëria e personave të përfshirë. Humori mund të përqojë sterotipe, apo të forcojë paragjykime. Është e rëndësishmë të mërren parasysh ndjenjat dhe dinjiteti i të tjerëve”, shkruhej në mesazh, Ndryshe, imitimi nga Burimi nuk u mor si bullizim. 21.50 – Imitimi i Rezit, Burimi befason: Nuk është bullizëm, jam i kënaqur me të gjithë banorët Burimi nuk ka pranuar të viktimizohet sonte me rastin e një momenti kur Rezarti e imitonte në një situatë ndërsa ai vepron. Sipas tij ajo nuk përkon dot me bullizëm, dhe ndjehet shumë i kënaqur me të gjithë banorët, transmeton klankosova.tv. ”Unë ia kam lejuar me bo pak hajgare. Unë vet kam qenë fëmijë kur e kam pa këtë si fëmijë në ‘’Portokalli’’ ”. ”Nëse është bullizim, por bullizim është me të thanë shtatshkurtër, ose shkurtabiq. Unë jam shumë i kënaqur me të gjithë banorët”. ”Nëse është bullizëm, vëllai i madh është për mu. Është imitim, është aktrim. Nuk është diçka bullizëm”, u shpreh ai në diskutimin me panelin e Prime. 21:41 – “Ka ardh i pitë” – Vullneti i ashpër me Rezin Gazetari Vullnet Krasniqi ka dhënë komente lidhur me përplasjen që pati me aktorin Rrezart Veleshnja. Krasniqi tha se për të, Rrezi nuk ka asnjë pikë rëndësie. “E kam hetu në darkë, ka ardhë i pitë, ka dalë jasht kontrolles, ma ka pohu që ka dal jashtë kontrolles. Ky njeri për mua nuk ekziston, nuk kisha pasë qejf me pasë këtu”, tha Vullneti. Ndërkohë Rrezi ka insistuar se ka të drejtë të komentojë atë që sheh. Ndiqeni videon për detaje të tjera: 21:34 -“Ki kujdes” – Olta ia tërheq vërejtjen Rezit (VIDEO) Në Prime të Big Brother Vip Kosova po vazhdon të diskutohet lidhur me debatin mes aktorit Rrezart Veleshnja dhe Gresës. Kësaj radhe, opinionistja Olta Gixhari ia ka tërhequr vërejtjen Rrezit. “Unë nuk të lejojë të flasësh kështu, ti e ke bullizuar Gresën. Dhe nuk e kuptoj se ti je një djalë i lexuar. Është tjetër gjë çfarë karakteri ka vendosur të tregojë aty”. 21.31 – Gresa shpërthen në Prime: Rezi të largohet nga shtëpia sonte (VIDEO) Tensionet mes Gresës dhe Rezit arritën kulmin sonte kur edhe nisi Prime i parë i Big Brother Kosova 3. Ndërsa komentonin diskutimin e ashpër që kishin gjatë javës mes vete, përplasja u bë edhe më e thellë, sa sipas Gresës, Rezi duhet të dalë nga shtëpia e Big Brotherit, transmeton klankosova.tv. “Duhet të largohet nga shtëpia sonte”, u shpreh ajo plot tension ndaj Rezit. “Big Brother nuk ka recetë”, këto janë komentet e para të opinonistëve Ka nisur Prime i dytë i Reality shou-t më të suksesshëm, Big Brother Vip Kosova 3. Opinionistët e BBVK3, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari kanë dhënë komentet e para lidhur me dinamikat e tre ditëve të para. “Banorët duket sikur kanë hyrë me zjarrë, me biseda më të thella, le të shohim si do të gjenerojnë ato”, tha Olta Gixhari. Tutje Olta shtoi: “Big Brother nuk ka receta, shoh aty disa banorë se kanë hyrë me laps e me letër”. Derisa, Zeka në anën tjeter potencoi se të gjithë banorët kanë hyrë brenda për të bërë “sherre”. “Ka qenë dinamikë e mirë, por njerëzit sikurse edhe ne janë të hutuar nga nata e parë, por e kam përcjellë Bigun, po shkon përpjetë”, tha Zeka. Ka nisur tashmë nata ‘Prime’ e shout më të madh në vend, Big Brother VIP Kosova 3, njofton Klankosova.tv. Ky prime pritet të jetë spektakular, me shumë emocione të forta dhe surpriza të bukura. ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova do të transmetohet ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.