LIVE| Darka e finalistëve: Shije e përplasje diskutimesh në BBV (VIDEO) NULL NULL 13.03.2023 21:02 13.03.2023 21:02 23:13 – “A ua përmend të mirat grave në organizatën tënde, si i përmend në BBVK?” , përgjigjet Xhuli (VIDEO) Finalistët sonte u sfiduan me pyetje nga publiku. Një pyetje për Julianën kishte të bënte me kauzën e saj për gratë. “A ua përmend të mirat grave në organizatën tënde, si i përmend në BBVK?”, ishte pyetja për Julianën. Juliana tha se nuk ua përmend grave të mirat që ua bën, por që në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ajo ua përmend sepse është lojë. “Nuk ia përmendi, por këtu është një lojë dhe duhet të dish kur ta përdorësh dhe ku t’i përdorësh”, u shpreh Juli. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. 22:52 – Stresi: Nuk më ka marrë aleanca me Xhulin “në qafë”, kam arritur vetëm deri këtu (VIDEO) Stresi sonte u pyet nëse aleanca me Julianën i ka shërbyer për të mirë, apo e ka marrë në qafë. Reperi tha se nuk e ka marrë në qafë raporti me Julianën, derisa shtoi se deri këtu ka arritur i vetëm. “Aleancën me Julin e kam pasur për një prank që e kemi bërë. Pastaj kemi qenë në qetësi.. unë gjithë jetën time e kam marrë veten në qafë, s’më ka marrë as Juli, as Mbresa, as Artani, as Vedati, sepse secili cka ta bën goja s’ta bën askush. Jo nuk më ka marrë në qaf, ia kam dalë vetë në jetë”, është shprehur Stresi. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. 22:29 – Banorët e falënderojnë “Illyrian Eagle”, morën dhuratë bileta kthyese të fluturimit (VIDEO) Pos debateve e situatave të tensionuara, banorët shpesh befasohen nga biznese të ndryshme vendore. Kësaj here, finalistëve iu dhuruan bileta kthyese të fluturimit nga kompania “Illyrian Eagles”. Banorët u shprehën falënderues ndaj kësaj kompanie, ku edhe treguan se si do ta shfrytëzojnë këtë mundësi. “Do të udhëtoj me Illyrian Eagle më 22 mars dhe do ta përdori këtë biletë për fluturimin me juve, dhe do ta bëj tag në Instagramin ti, jam shumë e lumtur që po udhëtoj me ju. Faleminderit shumë, ju dua!”, ka thënë Juliana. Stresi tha se detinacionin do ta ketë në Cyrih. “Jam entuziast ta bëj udhëtimin me Illyrian Eagle. Ju falënderoj shumë për biletën. Ju jemi shumë mirënjohës”, shtoi reperi. Ndërkaq Vedati tha se do ta dhurojë biletën për ndonjë çift të moshuar që shkon për të vizituar fëmijët në Zvicër. “Faleminderit për këtë biletë që ma keni dhuruar, pasi unë shkoj shpesh në Zvicër me siguri atë biletë e kam mundësinë ta paguaj, ose shpeshherë ma paguajnë televizioni zviceran, atëherë unë këtë biletë e kisha postuar në Instagram për ndonjë plak ose plakë që e ka marrë vizën dhe shkojnë te vazja apo djali i vet, të ia dhuroj dikujt që shkon atje”, tha Vedati. Mbresa tregoi që aktualisht nuk posedon vizë, mirëpo tha që me mundësinë e parë që i vjen do të udhëtojë me këtë kompani. “Problemi është që unë nuk kam vizë, por kur e marr normalisht që do ta shfrytëzoj të parën. Faleminderit për biletën dhe gjitha mundësitë dhe super kushtet dhe emrin super të zgjuar”, u shpreh Mbresa. E Artani tha se do të udhëtojë me familjen e vet në Zvicër me Illyrian Eagle. “Besoj që do ta realizoj një udhëtim në Zvicër, pasi edhe unë udhëtoj atje më shpesh. Besoj që do ta zgjedh bashkëshorten time dhe fëmijët e mi dhe bashkë me ju do të fluturojmë sigurt dhe do ta shijojmë shumë”, u shpreh Artani. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. 21:58 – Xhuli i përgjigjet publikut se pse tha që babai i saj ishte në një klasë me Azem Galicën (VIDEO) Javën e kaluar bëri nam deklarata e Julianës, në lidhje me shoqërinë e babait të vet me heroin Azem Galica. Ajo kishte thënë se babai i vet e ka pasur në klasë Azem Galicën. Mirëpo, “këtë huqje”, Xhuli u mundua ta sqaronte sonte në Darkën e Finalistëve. Ajo tha se e kishte pasur fjalën për Fehmi Lladrovcin, ku kërkoi mirëkuptim nga publiku, me arsyetimin se qëndrimi i gjatë në izolim shkakton edhe lëshime të tilla. “Jam munduar të them Fehmi Lladrovci e jo Shotë e Azem Galica, por duhet të na kuptoni edhe neve se jemi që tre muaj e gjysmë në Big Brother publik i dashur dhe shpeshherë ndoshta edhe gabojmë me vjet e me emra, por ju dua shumë dhe e di që më keni kuptuar në këtë situatë. Ju dua shumë!”, u shpreh Juliana. “Po, po vec ty duhet të të kuptojnë”, u iu kundërpërgjigj Artani. Derisa edhe Stresi e kundërshtoi duke i thënë se atë deklaratë e kishte përsëritur disa herë. “Pyetja ka qenë shumë e qartë, e ke thënë mbi dhjetë herë. Edhe maicat liria ka emër i ke marrë e i ke shtruar si çebe. Këtu po na shitni fore, ato shitni në tregun e gjelbër e jo këtu”, u shpreh Stresi. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. 21:45 – Artani: Kam arritur deri këtu me krahët e mi e jo fal Xhulit (VIDEO) Darka e finalistëve të Big Brother Vip Kosova filloi me shumë debate dhe diskutime mes konkurrentëve. Ata sonte do t’iu përgjigjen pyetje që u janë bërë nga publiku. Pyetja e parë për Artanin ishte: “Përse je kthyer kundër Xhulit aty ke arritur krah saj?” Artani ka thënë: “Unë këtu nuk mbërri me krahë të askujt, por vetëm mes dy krahëve të mi”. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. 21:43 – Artani përplaset me Xhulin: Të premten publiku do të ta tregojë rezultatin (VIDEO) Përplasjet nuk munguan as sonte në mes të banorëve. Një e tillë ndodhi edhe në mes të Artanit e Julianës. Artani i tha Xhulit se është ajo që më së shumti ka ofenduar gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, derisa ajo e mohoi një gjë të tillë. Artani u shpreh se të premten asaj do të ia tregojë vendin publiku. “Të premten publiku që e ke ofenduar do të ta tregojë vendin shumë mirë, ta japin rezultatin. Je një njeri që e ke ofenduar natë e ditë popullin shqiptar”, u shpreh Artani. Derisa shtoi se prej tij asnjëherë nuk është dëgjuar ndonjë ofendim. “Ti ke treguar vetëm turp, je shembulli më i keqi. Stratege për të keq”, shtoi ai. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. 21:34 – Juliana përplaset me Vedatin që në fillim të darkës së finalistëve (VIDEO) Derisa Vedati ishte duke u përgjigjur në pyetjen nga publiku se a ka ofenduar ndokënd dhe a e ka bërë të ndjehet keq ndokënd prej banorëve në Big Brother Vip Kosova, Juliana ka debatuar me të. Ajo i ka thënë Vedatit se ai ka ofenduar banorë brenda shtëpisë, sipas saj, humoristi këtë gjë nuk është duke e pranuar. Këtë deklaratë të saj, Vedati e mohoi vazhdimisht duke i thënë se nuk e ka ofenduar ose e ka bërë të ndjehet keq ndokënd. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. 21:26 – Vedati: Nuk e kam ofenduar askënd këtu brenda (VIDEO) Darka e finalistëve të Big Brother Vip Kosova filloi me shumë debate dhe diskutime mes konkurentëve. Ata sonte do t’iu përgjigjen pyetje që u janë bërë nga publiku. Pyetja e parë për Vedatin ishte: “Përse ke vështirësi të pranosh kur thua diçka të keqe dhe i bën të tjerët të ndjehen keq? Vedati u përgjigj se nuk deri tani nuk ka thënë asgjë të keqe dhe nuk i ka bërë të tjerët të ndjehen keq. “Ato që i kam thënë, i kam thënë nëse më kanë ardhur si ndonjë sulm nga ndonjë debat, ose më është prekur ndoshta familja, apo integriteti im personal”. “Në çdo mendim që këtu e kam dhënë këtu nuk e kam ofenduar askënd, as me familje, apo as edhe në gjëra personale”, ka thënë Vedati. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. 21:25 – Stresi: Me vullnetin e të madhit zot, do ta mbaj fjalën se s’do të pi cigare e as alkool (VIDEO) Stresi, në Darkën e Finalistëve, u pyet në lidhje me premtimin e dhënë për mos konsumim të alkoolit e duhanit. “A do ta mbash premtimin që nuk do të përdorësh më cigare dhe alkool edhe pasi të dalësh nga BBVK-ja?”, ishte pyetja për Stresin. Reperi tha se ndihet krenar që e ka lënë duhanin e alkoolin dhe se s’do t’u kthehet edhe kur të dalë nga shtëpia e famshme. “Me vullnetin e të madhit zot, do ta mbaj fjalën se s’do të pi cigare e as alkool”, u shpreh Stresi. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. 21:17 – Xhuli: Edhe atëherë kur i ke të gjithë kundër, duhet ta gjesh forcën te vetja (VIDEO) Në këtë darkë, që është shtruar për finalistët e Big Brother VIP Kosova, ata kanë rastin të përgjigjen në pyetjet e shtruara nga publiku. Pyetja e parë, në ekranin e madh në dhomën e ndejës, u shfaq pyetja për Xhulin. “Si ia del me qenë grua kaq e fortë duke i pasur të gjithë kundër?”, ishte pyetja për Julianën. “Edhe atëherë kur i ke të gjithë kundër, duhet të gjesh forcën te vetja”, u përgjigj Xhuli. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. 21:02 – Nis darka e finalistëve të shtëpisë më të madhe në vend Ndryshe prej të hënave të tjera, kur në ekranet tuaja shfaqej Prime i shtëpisë më të famshme të vendit, Big Brother VIP Kosova, sonte do të keni mundësi të ndiqni Darkën e Finalistëve. Kjo darkë, siç edhe mund ta paramendoni, do të karakterizohet me shumë debate e situata interesante. Finalistët në këtë darkë do t’u përgjigjen pyetjeve të publikut. Finalistë të shtëpisë më të madhe në vend janë: Vedati, Artani, Juliana, Stresi dhe Mbresa. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.