LIVE| Bastisje e arrestime në MINT, pranga Ridvan Muharremit – Kurti në “koktej simbolik” (VIDEO) NULL NULL 18.08.2023 09:44 18.08.2023 09:44 13:49 – Memli Krasniqi: Zgjedhje të reja sa më parë Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, po kërkon zgjedhje të reja të përgjithshme sa më shpejt. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund”. “Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë. Zgjedhje të reja sa më parë”, ka shkruar Krasniqi. Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka zhvilluar aksione në MINT dhe në një restorant si dhe në banesën e pronarit të këtij restoranti, Ridvan Muharremi. Ky i fundit, bashkë me dy zyrtarë të MINT-it, u arrestuan nën dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore. Aksioni ka të bëjë me aferën e “vajit dhe grurit”. /Klankosova.tv 14:21 – Arrestimet për rastin “Gruri” dhe “Vaji”, Osmani: Të pritet epilogu Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur rreth arrestimeve të dy zyrtarëve të MINT si dhe afaristit Ridvan Muharremi, si të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore. Osmani nga Klina ka thënë se bazuar në informatat që ka, duhet pritur epilogun e këtij rasti dhe nuk duhet paragjykuar. “Komenti im është që për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe ligj zbatuese, ne duhet ta presim epilogun dhe deri në këtë moment bazuar në informatat që kemi është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti”. /EO/ 13:39 – Rukiqi: Vjedhja e rezervave shtetërore me vendim qeveritar, dorëheqja e Hajdarit e padiskutueshme Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se vjedhja e rezervave shtetërore është bërë me vendim qeveritar. Në një konferencë për media, Rukiqi tha se dorëheqja e ministres së MINT-it, Rozeta Hajdari, është e padiskutueshme, raporton EO. “Ky nuk është vetëm rast korruputiv, është një rrjet i gjerë kriminal – i mbështetur nga niveli më i lartë. Me vendim të vitit 2022, autoriteteve të rezervave u jepet mundësia të marrin rezervat shtetërore pa prokurim. Qeveria e ka bërë më të lehtë vjedhjen”, tha Rukiqi në konferencën për media, pas aksionit të sotëm të Policisë në të cilin u arrestua Ridvan Muharremi, pronari i “Bukë e Zemër” dhe dy zyrtarë të MINT-it. “Ky rast është pjesë e mozaikut të gjerë dhe të gjatë kriminal të instaluar nga LVV në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ky pushtet ka treguar paaftësi të jashtëzakonshme për me qeverisë, ndërsa në anën tjetër ka treguar zell të jashtëzakonshëm për kapjen e shtetit”, potencoi anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi. Ka përfunduar aksioni i Prokurorisë në MINT dhe në restorantin “Bukë e Zemër” Policia e Kosovës ka zhvilluar sot në mëngjes tri aksione nëpër lokacione të ndryshme të Prishtinës, nën dyshimin se janë keqpërdorur rezervat shtetërore. Fillimisht është bastisur restoranti “Bukë e Zemër” si dhe shtëpia e pronarit Ridvan Muharremi, i cili aksion ka rezultuar me arrestimin e këtij të fundit, shkruan Klan Kosova. Pastaj edhe aksioni që është zhvilluar në hapësirat e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka rezultuar me arrestimin e dy zyrtarëve të kësaj ministrie, emrat e të cilëve janë Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica. Të tre këta janë të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore, në lidhje me atë që po njihet si Afera e “Vajit” dhe ajo e “Grurit”. Klan Kosova ka kontaktuar Policinë dhe Prokurorinë e Kosovës për të marrë informacione rreth këtij rasti dhe është në pritje të përgjigjeve. 13:46 – MINT pas aksionit të Prokurorisë: Po tentohet të keqinformohet publiku Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar pas aksionit policor që rezultoi me arrestimin e dy zyrtarëve të MINT si të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore. MINT thotë se mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore ani pse shprehen të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje ligjet, raporton Klan Kosova. “Sot, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, erdhën njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi për kontroll në zyret e dy zyrtarëve të lartë të MINT, të Drejtorit të Departamentit për rezervat shtetërore, z. Hafiz Gara dhe Drejtorit të Deparmentit të integrimeve evropiane, z.Irfan Lipovica. Për më tej Prokuroria Speciale ka bërë njoftimet për rastin që po hetohet nga ta”, thuhet në reagimin e MINT në Facebook. Sipas kësaj ministrie, për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku në Kosovë. “Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe kordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast”, thuhet në reagim. “Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, pret që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore, të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës sonë, e klasifikuar sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”, thuhet tutje. Sipas MINT, procesi i furnizimit me mallra për Rezervën Shtetërore, me standarde dhe parametra të përcaktuara të cilësisë, është trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi. “Ministria është e përkushtuar të vazhdojë me rritjen e Rezervës Shtetërore edhe në këtë vit, sipas Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës sё Kosovës pёr vitin 2023, me qëllim që të sigurojë qytetarët që në rrethana të jashtëzakonshme të kenë përkrahjen shtetërore në tejkalimin e situatave eventuale të krizës”, përfundon reagimi i MINT. 13:04 – Edhe AAK-ja kërkon shkarkimin e ministres Hajdari Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar arrestimet e sotme lidhur me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore. Tahiri, në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se sot do të duhej të shkarkohej ministrja Rozeta Hajdari, raporton Klan Kosova. “Arrestimet e sotme vijnë si rezultat i punës së mediave dhe policisë së Kosovës. Andaj, në funksion të mundësimit të një hetimi të plotë dhe ku Qeveria nuk shihet si pengesë, po sot do të duhej të kishim shkarkim të ministres, Hajdari. Fundja, i gjithë ky rast i abuzimit me mjete shtetërore dhe me ligjin, asocohet me emrin dhe nënshkrimin e saj, përderisa sekseri për këtë skandal korruptiv u lidh drejtpërdrejt me emrin e kryeministrit Kurtit”, ka thënë Tahiri. 12:26 – PDK-ja kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Rozeta Hajdarit Partia Demokratike e Kosovës, sot, pas arrestimit të Ridvan Muharremit nën dyshimin për keqpërdorim të rezervave shtetërore, ka kërkuar shkarkimin dhe hetimin edhe të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Sekretari për Organizim dhe Zgjedhje në PDK, Betim Gjoshi, gjatë një konference për media ka thënë se Ridvan Muharremi nuk është thjeshtë një sipërmarrës, por sipas tij, përveç se mik i Kryeministrit, është personi përgjegjës, i cili me bekimin e Albin Kurtit dhe emërimin e Rozeta Hajdarit, është marrë me furnizimin e rezervave shtetërore të Kosovës, raporton Klan Kosova. “Ridvan Muharremi është personi i cili në emër të Kryeministrit dhe me lejen e tij, përveç se është marrë me biznese të ndryshme, edhe të armëve, ka kërkuar edhe gjetjen e katër dëshmitarëve katolikë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë. Ridvan Muharremi, miku i Kryeministrit, si person i autorizuar nga Rozeta Hajdari jashtëligjshëm sepse nuk i ka plotësuar kriteret, në emër të furnizimit me rezerva shtetërore, paratë e buxhetit të shtetit i ka dhënë ndërsa mallin nuk e ka marrë asnjëherë – duke i shkaktuar qindra-mijëra euro dëme vendit”, ka thënë Gjoshi. Sipas tij, sot, para se gjithash, përgjegjësia politike, publike por edhe penale, bie mbi Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. “Kryeministri Albin Kurti, urgjentisht, sot, menjëherë, duhet që ta shkarkojë nga detyra Ministren Hajdari, për t’i hapur rrugë një hetimi të lirë, të pavarur dhe të pandikuar politikisht. Prandaj, shkarkim dhe hetim për ministren Hajdari, nën udhëheqjen e së cilës po vërtetohet, ashtu siç kemi denoncuar disa herë, se ka ndodhur një prej skandaleve më të mëdha në vend”, ka thënë tutje Gjoshi. Më tej, Sekretari për Organizim dhe Zgjedhje në PDK ka thënë se është fatkeqësi që Kryeministri Albin Kurti rrethohet me njerëz të tillë, të cilët sipas tij, çdo ditë e më shumë po arrestohen dhe përfshihen nëpër skandale të mëdha. “Pas përfshirjes së ambasadorit Martin Berishaj në aferën e madhe të tregtimit të energjisë, arrestimit të shefit të KEK-ut Nagip Krasniqi dhe arrestimit të zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes për trafikim me drogë, Besnik Mujeci – Ridvan Muharremi është miku i katërt me radhë i Kryeministrit Albin Kurti i cili arrestohet dhe dyshohet për keqpërdorim taksave të qytetarëve tanë. Është fatkeqësi e madhe që Kryeministri i vendit tonë rrethohet dhe ka për miq të afërt këtë strukturë të njerëzve: Hajnat e energjisë, trafikantët e drogës dhe hajnat e bukës së gojës”, ka thënë Gjoshi. Në fund të konferencës, Gjoshi ka thënë se kjo Qeveri ka humbur çdo legjitimitet dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme. “Prej aferave me energjinë, koordinimit me Radojçiqin, trafikimit të drogës nga zyrtari i tyre i lartë e deri te hajnia me rezervat e shtetit – janë skandale të cilat këtë qeverisje e karakterizojnë vetëm në një mënyrë: Skandaloze! Të dëmshme! Të paaftë! Prandaj, sot, është prioritet shtetëror që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme dhe mandati t’u kthehet qytetarëve. Kosova ka nevojë për një qeverisje të re, kredibile, të aftë dhe e cila rikthen prosperitetin e normalitetin në vend”, ka përfunduar Betim Gjoshi. 12:05 – 48 orë paraburgim për Ridvan Muharremin dhe dy të arrestuarit në MINT Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar sot në Prishtinë pas bastisjeve të zhvilluara nga Policia e Kosovës lidhur me aferën “Gruri dhe vaji”, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit. Pronari i restorantit “Bukë e zemër”, Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarë të MINT-it Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’ si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’. Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore. 11:21 – Kurti s’flet për bastisje dhe arrestime, preferon koktejin modest Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të prononcohen në lidhje me tri aksionet e Policisë së Kosovës, të cilat rezultuan me arrestimin e tre personave si të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore. Në një prononcim para gazetarëve, pas ceremonisë së lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”, ai ka thënë se për çështjet e tjera do të deklarohet gjatë ditës, raporton Klan Kosova. “Unë ju ftoj të gjithëve që nga sot, me datë 18 gusht të aplikoni për masën e tertë për efiçiencë të energjisë, 45 ditë do të jetë thirrja e hapur … për çështje të tjera jashtë efiçencës së energjisë që ju interesojnë deklarohemi sot gjatë ditës”, ka theksuar Kurti. Kujtojmë se sot në mengjes, Policia e Kosovës ka zhvilluar tri aksione në lokacione të ndryshme të Prishtinës, të cilat rezultuan me arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe arrestimit të Ridvan Muharremit i cili është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”. Të tre ata janë të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore të Kosovës. 11:11 – Përfundojnë bastisjet e policisë në pronat e Ridvan Muharremit dhe në MINT Policia e Kosovës ka përfunduar procesin e bastisjeve në restorantin “Bukë e Zemër”, në shtëpinë e pronarit të këtij restoranti, Ridvan Muharremit, si dhe në hapësirat e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ky aksion policor i cili nisi në orët e hershme të mëngjesit, rezultoi me arrestimin e Ridvan Muharremit si dhe arrestimin e dy zyrtarëve të MINT, si të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore. 10:56 – Çka e lidh Albin Kurtin me Ridvan Muharremin? Pronari i restorantit “Bukë e Zemër”, Ridvan Muharremi, u arrestua sot nga Policia e Kosovës lidhur me aferën “Gruri e vaji”. Por, çka e lidh të dyshuarin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti? I pari i ekzekutivit kosovar, siç kanë raportuar mediat, e ka vizituar shumë shpesh këtë restorant. Madje në një rast aty ka shkuar edhe me të dërguarin special të BE-së për bisedime, Miroslav Lajçakun. 10:45 – A do të flasë Kurti për rastin e bastisjeve në MINT dhe pronat e Ridvan Muharremit? Kryeministri, Albin Kurti, momentalisht ndodhet në ceremoninë e lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”. Ai sapo mbaroi fjalimin e tij, ndërkaq pritet të shihet se a do të flasë edhe lidhur me bastisjet e sotme në MINT dhe pronat e Ridvan Muharremit, i dyshuar për përfshirjen në aferat “Gruri dhe vaji”. 10:41 – Për çfarë u arrestuan Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e MINT-it? Policia e Kosovës ka zhvilluar sot tri aksione në lokacione të ndryshme, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe arrestimin e Ridvan Muharremit, i cili është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”. Të tre këta janë të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore të Kosovës, shkruan Klan Kosova. Këto arrestime erdhën pas publikimit të disa incizimeve nga Gazeta Nacionale, ku një zyrtar i MINT, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, denoncon keqpërdorimet e dyshuara me grurin e rezervave shtetërore. Ky medium ka publikuar disa incizime në të cilat pretendohet se ka pasur keqpërdorime edhe me vaj. Ridvan Muharremi, pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, përmendet si i dyshuar në këto incizime që Gazeta Nacionale i cilëson si afera. Ndërsa dy zyrtarët e MINT-it që u arrestuan sot nga policia janë drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica dhe drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara. 10:01 – Ja si po kryhet bastisja në MINT për aferën “Gruri dhe vaji” (VIDEO) Po vazhdon ende aksioni i policisë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregitsë,lidhur me aferën “Gruri dhe Vaji”. Në videon e mëposhtme shihet se si policia po e shoqëron zyrtarin e MINT-it, Hafiz Garën dhe në veturën tjetër po i vendosin materialet e konfiskuara nga kjo ministri. Organet e rendit sot kanë shoqëruar në polici edhe Ridvan Muharremin. 09:50 – Arrestohet Ridvan Muharremi, pronar i “Bukë e Zemër” Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e Ridvan Muharremit, i cili është pronar i restorantit “Bukë e Zemër” në Prishtinë. Aksion të policisë ka pasur edhe në hapësirat e MINT, me ç’rast janë arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie, raporton Klan Kosova. 09:35 – Përfundojnë bastisjet në shtëpinë e Ridvan Muharremit, në MINT arrestohen dy vetë (VIDEO) Policia e Kosovës i ka përfunduar bastisjet në shtëpinë e Ridvan Muharremit, i cili po dyshohet që është i përfshirë në një keqpërdorim të rezervave shtetërore. Ndërsa aksioni i policisë në ë hapësirat e Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë, ka rezultuar me arrestimin e dy zyrtarëve, raporton Klan Kosova. 09:16 – Avokati i Muharremit: I kemi dorëzuar të gjitha materialet që i kemi përgatitur me kohë Po vazhdon bastisja në banesën dhe restorantin e Ridvan Muharremit. Lidhur me këtë foli avokati i tij, Mahmut Halimi, i cili u shpreh se nuk ka ende një fletarrest për klientin e tij dhe se për këtë janë përgatitur me kohë. “I ka dorëzuar të gjitha materialet që i kemi përgatitur me kohë. Jemi përgatitur për të vërtetën. Unë me klientin tim iu kemi drejtuar opinionit publik dhe e kemi kërkuar prezencën e forcave të rendit. Atje do të shqyrtohen çështjet dhe do të zbardhet e gjitha”. Ai shtoi se absolut nuk dyshojnë që ka ndonjë provë për çka dyshohet se është i përfshirë ai dhe se të gjitha në mënyrë perfekte janë përgatitur me kohë. 09:12 – Aksioni i policisë, arrestohen dy zyrtarë të MINT-it Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione në tri pika të ndryshme të Prishtinës. Fillimisht ka bastisur restorantin “Buke e Zemër” në Prishtinë, si dhe shtëpinë e pronarit Ridvan Muharremi. Aksion të policisë ka pasur dhe në hapësirat e Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy zyrtarëve të kësaj ministrie, raporton Klan Kosova. Sipas gazetës Nacionale, emrat e të të arrestuarve janë Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica. “Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore, për të cilat ka raportuar më herët gazeta Nacionale”, thekson ky medium. Klan Kosova ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione rreth këtij rasti dhe është në pritje të përgjigjes. 07:50 – Nacionale: Bastisje në MINT, shtëpi dhe restorant të Ridvan Muharremit Gazeta Nacionale raporton se një aksion i Policisë është zhvilluar sot në restorantin “Bukë e zemër”. Sipas këtij mediumi, ky restorant është pronë e një personi i cili është i afërt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Klan Kosova. “Me mëngjes Policia e Kosovës ka zbarkuar në restorantin Bukë e Zemër. Restorant pronë e Ridvan Muharremit, njeri i afërt i kryeministrit Kurti”, shkruan Nacionale. “Aksioni vjen pas publikimit të incizimeve nga Nacionale, për skandalin e grurit dhe vajit”, thuhet tutje. Tutje, kjo gazetë online raporton se bastisje ka pasur edhe te banesa e Ridvan Muharremit. “Kjo bastisje vjen pas publikimit të përgjimeve rreth aferës së vajit, ku dyshohet për keqpërdorimin e 300 mijë eurove”, shkruan Nacionale. Më tej, ky medium raporton se Policia e Kosovës ka kryer bastisje edhe në hapësirat e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku ministre është Rozeta Hajdari. “Bastisja vjen pas publikimit të incizimeve rreth aferës vaji dhe gruri”, shkruan kjo gazetë. Klan Kosova ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione rreth këtij rasti dhe është në pritje të përgjigjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
13:46 – MINT pas aksionit të Prokurorisë: Po tentohet të keqinformohet publiku Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar pas aksionit policor që rezultoi me arrestimin e dy zyrtarëve të MINT si të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore. MINT thotë se mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore ani pse shprehen të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje ligjet, raporton Klan Kosova. “Sot, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, erdhën njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi për kontroll në zyret e dy zyrtarëve të lartë të MINT, të Drejtorit të Departamentit për rezervat shtetërore, z. Hafiz Gara dhe Drejtorit të Deparmentit të integrimeve evropiane, z.Irfan Lipovica. Për më tej Prokuroria Speciale ka bërë njoftimet për rastin që po hetohet nga ta”, thuhet në reagimin e MINT në Facebook. Sipas kësaj ministrie, për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku në Kosovë. “Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe kordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast”, thuhet në reagim. “Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, pret që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore, të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës sonë, e klasifikuar sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”, thuhet tutje. Sipas MINT, procesi i furnizimit me mallra për Rezervën Shtetërore, me standarde dhe parametra të përcaktuara të cilësisë, është trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi. “Ministria është e përkushtuar të vazhdojë me rritjen e Rezervës Shtetërore edhe në këtë vit, sipas Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës sё Kosovës pёr vitin 2023, me qëllim që të sigurojë qytetarët që në rrethana të jashtëzakonshme të kenë përkrahjen shtetërore në tejkalimin e situatave eventuale të krizës”, përfundon reagimi i MINT. 13:04 – Edhe AAK-ja kërkon shkarkimin e ministres Hajdari Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar arrestimet e sotme lidhur me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore. Tahiri, në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se sot do të duhej të shkarkohej ministrja Rozeta Hajdari, raporton Klan Kosova. “Arrestimet e sotme vijnë si rezultat i punës së mediave dhe policisë së Kosovës. Andaj, në funksion të mundësimit të një hetimi të plotë dhe ku Qeveria nuk shihet si pengesë, po sot do të duhej të kishim shkarkim të ministres, Hajdari. Fundja, i gjithë ky rast i abuzimit me mjete shtetërore dhe me ligjin, asocohet me emrin dhe nënshkrimin e saj, përderisa sekseri për këtë skandal korruptiv u lidh drejtpërdrejt me emrin e kryeministrit Kurtit”, ka thënë Tahiri. 12:26 – PDK-ja kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Rozeta Hajdarit Partia Demokratike e Kosovës, sot, pas arrestimit të Ridvan Muharremit nën dyshimin për keqpërdorim të rezervave shtetërore, ka kërkuar shkarkimin dhe hetimin edhe të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Sekretari për Organizim dhe Zgjedhje në PDK, Betim Gjoshi, gjatë një konference për media ka thënë se Ridvan Muharremi nuk është thjeshtë një sipërmarrës, por sipas tij, përveç se mik i Kryeministrit, është personi përgjegjës, i cili me bekimin e Albin Kurtit dhe emërimin e Rozeta Hajdarit, është marrë me furnizimin e rezervave shtetërore të Kosovës, raporton Klan Kosova. “Ridvan Muharremi është personi i cili në emër të Kryeministrit dhe me lejen e tij, përveç se është marrë me biznese të ndryshme, edhe të armëve, ka kërkuar edhe gjetjen e katër dëshmitarëve katolikë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë. Ridvan Muharremi, miku i Kryeministrit, si person i autorizuar nga Rozeta Hajdari jashtëligjshëm sepse nuk i ka plotësuar kriteret, në emër të furnizimit me rezerva shtetërore, paratë e buxhetit të shtetit i ka dhënë ndërsa mallin nuk e ka marrë asnjëherë – duke i shkaktuar qindra-mijëra euro dëme vendit”, ka thënë Gjoshi. Sipas tij, sot, para se gjithash, përgjegjësia politike, publike por edhe penale, bie mbi Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. “Kryeministri Albin Kurti, urgjentisht, sot, menjëherë, duhet që ta shkarkojë nga detyra Ministren Hajdari, për t’i hapur rrugë një hetimi të lirë, të pavarur dhe të pandikuar politikisht. Prandaj, shkarkim dhe hetim për ministren Hajdari, nën udhëheqjen e së cilës po vërtetohet, ashtu siç kemi denoncuar disa herë, se ka ndodhur një prej skandaleve më të mëdha në vend”, ka thënë tutje Gjoshi. Më tej, Sekretari për Organizim dhe Zgjedhje në PDK ka thënë se është fatkeqësi që Kryeministri Albin Kurti rrethohet me njerëz të tillë, të cilët sipas tij, çdo ditë e më shumë po arrestohen dhe përfshihen nëpër skandale të mëdha. “Pas përfshirjes së ambasadorit Martin Berishaj në aferën e madhe të tregtimit të energjisë, arrestimit të shefit të KEK-ut Nagip Krasniqi dhe arrestimit të zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes për trafikim me drogë, Besnik Mujeci – Ridvan Muharremi është miku i katërt me radhë i Kryeministrit Albin Kurti i cili arrestohet dhe dyshohet për keqpërdorim taksave të qytetarëve tanë. Është fatkeqësi e madhe që Kryeministri i vendit tonë rrethohet dhe ka për miq të afërt këtë strukturë të njerëzve: Hajnat e energjisë, trafikantët e drogës dhe hajnat e bukës së gojës”, ka thënë Gjoshi. Në fund të konferencës, Gjoshi ka thënë se kjo Qeveri ka humbur çdo legjitimitet dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme. “Prej aferave me energjinë, koordinimit me Radojçiqin, trafikimit të drogës nga zyrtari i tyre i lartë e deri te hajnia me rezervat e shtetit – janë skandale të cilat këtë qeverisje e karakterizojnë vetëm në një mënyrë: Skandaloze! Të dëmshme! Të paaftë! Prandaj, sot, është prioritet shtetëror që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme dhe mandati t’u kthehet qytetarëve. Kosova ka nevojë për një qeverisje të re, kredibile, të aftë dhe e cila rikthen prosperitetin e normalitetin në vend”, ka përfunduar Betim Gjoshi. 12:05 – 48 orë paraburgim për Ridvan Muharremin dhe dy të arrestuarit në MINT Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar sot në Prishtinë pas bastisjeve të zhvilluara nga Policia e Kosovës lidhur me aferën “Gruri dhe vaji”, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit. Pronari i restorantit “Bukë e zemër”, Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarë të MINT-it Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’ si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’. Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore. 11:21 – Kurti s’flet për bastisje dhe arrestime, preferon koktejin modest Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të prononcohen në lidhje me tri aksionet e Policisë së Kosovës, të cilat rezultuan me arrestimin e tre personave si të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore. Në një prononcim para gazetarëve, pas ceremonisë së lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”, ai ka thënë se për çështjet e tjera do të deklarohet gjatë ditës, raporton Klan Kosova. “Unë ju ftoj të gjithëve që nga sot, me datë 18 gusht të aplikoni për masën e tertë për efiçiencë të energjisë, 45 ditë do të jetë thirrja e hapur … për çështje të tjera jashtë efiçencës së energjisë që ju interesojnë deklarohemi sot gjatë ditës”, ka theksuar Kurti. Kujtojmë se sot në mengjes, Policia e Kosovës ka zhvilluar tri aksione në lokacione të ndryshme të Prishtinës, të cilat rezultuan me arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe arrestimit të Ridvan Muharremit i cili është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”. Të tre ata janë të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore të Kosovës. 11:11 – Përfundojnë bastisjet e policisë në pronat e Ridvan Muharremit dhe në MINT Policia e Kosovës ka përfunduar procesin e bastisjeve në restorantin “Bukë e Zemër”, në shtëpinë e pronarit të këtij restoranti, Ridvan Muharremit, si dhe në hapësirat e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ky aksion policor i cili nisi në orët e hershme të mëngjesit, rezultoi me arrestimin e Ridvan Muharremit si dhe arrestimin e dy zyrtarëve të MINT, si të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore. 10:56 – Çka e lidh Albin Kurtin me Ridvan Muharremin? Pronari i restorantit “Bukë e Zemër”, Ridvan Muharremi, u arrestua sot nga Policia e Kosovës lidhur me aferën “Gruri e vaji”. Por, çka e lidh të dyshuarin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti? I pari i ekzekutivit kosovar, siç kanë raportuar mediat, e ka vizituar shumë shpesh këtë restorant. Madje në një rast aty ka shkuar edhe me të dërguarin special të BE-së për bisedime, Miroslav Lajçakun. 10:45 – A do të flasë Kurti për rastin e bastisjeve në MINT dhe pronat e Ridvan Muharremit? Kryeministri, Albin Kurti, momentalisht ndodhet në ceremoninë e lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”. Ai sapo mbaroi fjalimin e tij, ndërkaq pritet të shihet se a do të flasë edhe lidhur me bastisjet e sotme në MINT dhe pronat e Ridvan Muharremit, i dyshuar për përfshirjen në aferat “Gruri dhe vaji”. 10:41 – Për çfarë u arrestuan Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e MINT-it? Policia e Kosovës ka zhvilluar sot tri aksione në lokacione të ndryshme, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe arrestimin e Ridvan Muharremit, i cili është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”. Të tre këta janë të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore të Kosovës, shkruan Klan Kosova. Këto arrestime erdhën pas publikimit të disa incizimeve nga Gazeta Nacionale, ku një zyrtar i MINT, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, denoncon keqpërdorimet e dyshuara me grurin e rezervave shtetërore.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 1 orë më parë