LIVE/Bajrami për tatimin në pronë: Murati s’e ka idenë e ndikimit kur vjen puna të faturat (VIDEO) NULL NULL 01.02.2023 20:57 01.02.2023 20:57 Kica-Xhelili: Asociacioni është në kompetencë të qeverisë (VIDEO) Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, është shprehur se ata nga këndi opozitar nuk mund të kenë ndikim në çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Asociacioni është në kompetencë të qeverisë. Partner për cilin do aleat mbetet qeveria”, ka thënë ajo në Rubikon. Derisa deputetja tjetër, Hykmete Bajrami, ka theksuar se LDK është kundër hapjes në negociatave në Bruksel për asociacionin. 22:10 – Bajrami për tatimin në pronë: Murati s’e ka idenë e ndikimit kur vjen puna të faturat (VIDEO) Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë vetëm deputetët e kuvendit të Kosovës ata që kanë të drejtë të bëjnë një ligj që fal borxhe, siç ka propozuar ministri i Financave, Hekuran Murati, për tatimin në pronë. Bajrami tha se ministri Murati në vend që t’i falë borxhet, mundet të heqë dorë prej rivlerësimit të fundit, i cili sipas saj, ka gabime të hatashme. “Murati s’e ka pasur idenë se çfarë ndikimi do të ketë kjo kur vjen puna të gjenerohen faturat e tatimit në pronë. Ai këtë e ka dëshmuar disa herë gjatë diskutimeve”, është shprehur Bajrami në “Rubikon” në Klan Kosova. Tutje, ajo tha se gjatë raportit të vlerësimit të pronave të komunave, janë bërë gabime duke i llogaritur shtëpitë njëjtë si në rrugën parësore si në atë tretësore. “Departamenti i Tatimit në Pronë, kur i ka dërguar raportet e vlerësimit të pronave në komuna, në paragrafin e fundit në email iu thotë që neve nuk ka funksionuar një prej mjeteve “tools” të sistemit dhe thotë se për shkak të kësaj ne s’kemi mundur ta marrim parasysh nënzonimin”. “Kjo do të thotë se në Pejë, një shtëpi është vlerësuar njëjtë si të jetë në rrugën kryesore, si në atë dytësore e si në atë tretësore”, është shprehur Bajrami, njofton Klankosova.tv. 21:09 – Kica-Xhelili: Kam qenë për bërjen e Vettingut në sistemin e drejtësisë, s’ka qenë fushatë (VIDEO) Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se ka qenë me të vërtetë për bërjen e Vettingut në sistemin e drejtësisë dhe se nuk ka qenë vetëm fushatë politike. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo ka theksuar se kur nga 47 aktakuza, 43 hidhen poshtë, kjo tregon për gjendje alarmante në sistemin e drejtësisë. “Ka pasur edhe raporte të shumta të Komisionit Evropian që në vazhdimësi kanë folur për dështimin absolut të mekanizmave ekzistent për ta vlerësuar veten. Po, sepse në momentin kur ti ke vite që po kalojnë, ndërkaq ke raste të tilla ku i ke 47 aktakuza nga të cilat 43 të hidhen poshtë, më nuk je duke folur për një rast ku ne kemi probleme standarde në sistem të drejtësisë – kjo është emergjencë kombëtare në sistemin e drejtësisë”. “Atë që e thatë ju, nuk e di në qoftë se ka qenë propagandë e fushatës çështja e vetingut, por çka unë mund të them, unë kur kam hyrë me idenë që të bëhet vetingu, nuk kam hyrë me fushatë sepse unë e kam synuar Vettingun”. 21:50 – Bajrami (LDK): Populli pret të Kurti ta shkarkojë ambasadorin Berishaj (VIDEO) Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ka disa afera korruptive dhe që kryeministrin Albin Kurti nuk është duke vepruar. “Për ta bërë dikush Vettingun duhet ta ketë qëllimin e mirë. Po shohim afera korruptive që janë duke u hetuar dhe qeveria do që t’i bëjë Vetting një sistemi”. “Populli pret që Kurti dhe ministrja Gërvalla ta shkarkojnë ambasadorin në Kroaci, Martin Berishaj. Këtë nuk po e pengon asnjë gjykatës. Evidencat janë të qarta. Ai ka dhënë deklaratë të pasaktë nënë betim. Ka bërë evazion fiskal. Dhe tjetër e kemi rastin e zëvendësministrit…” 21:47 – Kica-Xhelili: Vendimet e ekzekutivit s’duhet t’i lëvizin pagat në sistemin e drejtësisë (VIDEO) Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk duhet të lëvizën nga vendimet e qeverisë. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo e ka kritikuar Qeverinë Kurti që e ka anuluar vendimin përmes të cilit u ngritën pagat në sistemin e drejtësisë. “Paga nuk është vetëm aspekt material, është edhe dinjitet, është edhe matje e rrezikshmërisë së profesionit karshi asaj që shteti vlerëson se ti vlen parimisht. Tash çka ndodh me këtë koeficient është që gjyqtarëve dhe prokurorëve iu ulen pagat”. “Ne pamë momentin kur u anulua edhe vendimi i cili kishte ngritur pagat. Unë gjithmonë kam qenë e mendimit që vendimet e ekzekutivit nuk duhet t’i lëvizin pagat e sistemit të drejtësisë, qoftë për rritje apo zvogëlim”. Tutje, ajo e ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe për kohën kur e ka anuluar një vendim të tillë. “Përderisa e ke lënë një vit e gjysmë në fuqi dhe planifikon të nivelizosh me ligjin për paga, nuk ke pse i prek pagat në sistem të drejtësisë për dy arsye: [1] Ke precedent të shumtë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila në vazhdimësi thekson se ekzekutivi duhet të ketë dorë minimale në pagat e sistemit të drejtësisë”. “[2] Edhe në Kosovë e ke ligjin për gjykatat, ku në përgjithësi adreson aspektin e mëditjeve dhe pagave të gjyqtarëve e që krijon edhe një far standardi që brenda mandatit nuk është mirë t’u lëvizen pagat gjyqtarëve”. 21:30 – Bajrami: Efektet e Ligjit të Pagave do të vërehen në muajin shkurt (VIDEO) Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se të gjithë punëtorët e sektorit publik, efektin e Ligjit të Pagave do ta shohin në muajin shkurt, duke e krahasuar pagën e muajit janar me atë të shkurtit. Bajrami tha se rritja, siç e quajti ajo, e proklamuar e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që është 40 për qind, sipas saj, nuk ekziston. “Polici i lartë e ka rrogën 290 euro por e ka shtesën prej 180 euro në emër të pozitës dhe tash me ligjin e ri nuk e ka më shtesën por e ka pagën më të lartë për 180 euro që nënkupton se policit i ka mbetur paga e njëjtë”, është shprehur Bajrami në Rubikon në Klan Kosova. Tutje, ajo tha se ka disa vjet që plot njerëz shpresat i kanë vu tek Ligji i Pagave, teksa tha se sot nga Kosova po ikje të profesionistëve, për dallim prej herave të tjera, që sipas saj, kanë ikur njerëzit e papunë. “Ka disa vite që plot njerëz i kanë vu shpresat tek ky ligj. Jo vetëm 82 mijë zyrtarët e sektorit, pasi cdo herë që ka pasur lëvizje të pagave është një lloj presioni që shkaktohet te sektori privat dhe ka lëvizje gjithashtu”. “Ka pasur ikje edhe herave të tjera por zakonisht kanë ikur të papunët, por sot ne në diskutim me biznese bëhet e ditur se ka ikje të profesionistëve”, është shprehur Bajrami, njofton Klankosova.tv. Në edicionin e sotëm në Rubikon me Adriatik Kelmendin, do të jenë të ftuara Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ato do të flasin për shumë tema aktuale në vend, përballë analistëve Gazmir Racit, Vehbi Kajtazit dhe Rrahman Paçarizit. – Përse, sipas LDK-së, ky është koeficienti i “zbrazjes së Kosovës”? – Cili ishte pozicioni i këtij subjekti gjatë diskutimit të djeshëm për Asociacionin? – A pajtohen me qëndrimin e Qeverisë Kurti për planin franko-gjerman? – Si u përgjigjen akuzave të LVV-së për akcizën dhe trustin? Këto dhe të tjera tema diskutohen sonte nga ora 20:45, në Klan Kosova.