LIVE | Atiq merr vendimin e parë, emëron nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE | Atiq merr vendimin e parë, emëron nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut

NULL NULL
19.05.2023 11:13

11:45 – Atiq merr vendimin e parë, emëron nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka marrë edhe vendimin e parë menjëherë pas betimit.

Në prononcimin e parë për media pas betimit, Atiq bëri edhe emërimin e parë në kabinetin e tij, njofton Klankosova.tv.

Atiq emëroi Katerina Axhançiq si nënkryetare të komunës.

“Ju informoj se sot, unë në cilësinë e kryetari të komunës, e emëroj zonjën Katarina Axhançiq për nënkryetare të komunës”, u shpreh Atiq.


11:37 – Atiq pas betimit: Do të punoj pa dallim dhe diskriminim

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, pas betimit ka thënë se do të punojë pa dallim dhe pa diskriminim me të gjithë qytetarët.

Atiq, mes tjerash, tha se bashkë me ekipin e tij synim ka normalizimin e gjendjes në këtë komunë të veriut, njofton Klankosova.tv.

“Si kryetar bashkë me ekipin bëjë të ditur se do të punojmë bashkë me të gjithë qytetarët e komunës së Mitrovicës së Veriut pa dallim dhe pa diskriminim”.

“Angazhimin më të madh do ta bëjmë për të normalizuar këtë pjesë të komunës dhe i bëjë ftesë të gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të na takojnë dhe të bashkëpunojmë sa më mirë për të mirën e tyre” u shpreh Atiq.


11:22 – Atiq betohet si kryetar i Mitrovicës së Veriut

Erden Atiq është betuar si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut, pas fitores në zgjedhjet e 23 prillit.

Atiq u shoqërua nga një numër i madh i forcave të sigurisë jashtë dhe brenda objektit të komunës që do të udhëheq, njofton Klankosova.tv.

Kjo ka bërë që policia të “blindojë” objektin e komunës teksa ka bllokuar edhe të gjitha rrugët dytësore që shpien tek ndërtesa e komunës, njofton Klankosova.tv.

Pjesëmarrës në betimin e tij ishin edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.


11:13 – Betimi i Atiqit “blindon” objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut (VIDEO)

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, do të bëjë betimin në ndërtesën e kësaj komune.

Kjo ka bërë që policia të “blindojë” objektin e komunës teksa ka bllokuar edhe të gjitha rrugët dytësore që shpien tek ndërtesa e komunës, njofton Klankosova.tv.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qendresa Tershana, nga vendi i ngjarjes bëri të ditur se ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, do të marrin pjesë në betimin e tij.

Kujtojmë se Atiq ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 23 prillit, ku mori mbi 66 për qind të votave.

Më poshtë e gjeni të plotë raportimin e gazetares Tershana:

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.