LIVE: Asnjëri kandidat nuk fiton në raundin e parë në FIFA, fillon raundi i dytë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE: Asnjëri kandidat nuk fiton në raundin e parë në FIFA, fillon raundi i dytë

NULL NULL
29/05/2015

Sapo ka përfunduar raundi i parë i votimit për presidentin e FIFA-s.

209 anëtarët e FIFA-s votuan nëse Blatter (79 vjeçar) apo Princi Ali (39 vjeçar) do ta udhëheqin shtëpinë botërore të futbollit.

Sepp Blatter ka fituar 133 vota, kurse Princi Ali bin al-Hussein 73 vota, njofton Klan Kosova.

Pasi asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka arritur t’i marrë 140 vota apo më shumë, pra 2/3, prandaj do të procedohet me raundin e dytë, në të cilin mjafton të fitohet shumica e thjeshtë, pra 105 vota.

Sot, gjatë ditës, Blatter ka thënë se ai do të “mbajë përgjegjësinë për stuhinë aktuale”, kurse Princi Ali e ka premtuar sjelljen e “agimit të ri dhe largimin e errësirës”.