Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Listat e Zafirit

NULL NULL
05.08.2015 18:21

Në emisionin Info Magazine që po transmetohet në Klan Kosova i ftuar është deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha.

Në fakt, veç deputetit Berisha, i ftuar ishte edhe gazetari Milaim Zeka, i cili pas votimit të Amandamentit për Gjykatën Speciale nga Kuvendi i Kosovës doli me një listë emrash të cilët tha se do të jenë të akuzuar nga ajo gjykatë.

Deputeti Berisha shpalli një listë ironizuese me emra potencial të akuzuarve nga Gjykata Speciale.

“Në listën A janë: Kushtrim Sadiku, Astrit Gashi, Halil Matoshi, Berat Buzhala dhe Shkëndije Muja”

“Kurse në listën B është Milaim Zeka dhe soji i tij”, tha Berisha duke ironizuar me listën e gazetarit Milaim Zeka, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.