Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri: Nëse nuk lirohet, do të ketë kryengritje NULL NULL 01.04.2023 22:24 01.04.2023 22:24 Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të një serbi në veri të vendit nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet për sulmin mbi dy zyrtarë policor dhe djegien e disa veturave me targa RKS. Sipas partisë serbe në Kosovë, në rast se policia nuk e liron personin e arrestuar, atëherë kjo do të ngjallë reagimin e të gjithë serbëve. “Për të qenë të qartë, nuk do të jetë një paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për të ndaluar represionin e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm”, thuhet në reagimin e Listës Serbe. Ndërsa, në lidhje me ngjarjen, drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar një konferencë për media nesër, ku pjesëmarrës do të jetë edhe kryetari i Listës Serbe, Petar Petkoviq. Sipas Petkoviqit, kryeministri i vendit, Albin Kurti, po ngre tensione në terren dhe po bën thirrje për përshkallëzim çdo herë në prag të bisedimeve. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë