Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri, e quan “terror”

NULL NULL
13.04.2024 15:48
lista serbe
Lista Serbe. Foto ilustruese

Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të kryesit të veprave penale “Prishja e rendit kushtetues të Kosovës”, serbit, Sreçko Sofronijeviq.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Lista Serbe e ka konsideruar si ‘terror’ arrestimin, duke akuzuar kështu se ka një listë të arrestimeve të përgatitura nga Policia e Kosovës, përcjell klankosova.tv

Sipas listës serbe, arrestimi i Sofronijeviq është vazhdim “i terrorit të regjimit në Prishtinë”.

“Arrestimi i sotëm i bashkëqytetarit tonë Srecko Sofronijeviq është vazhdim i terrorit të regjimit në Prishtinë mbi popullin tonë”, shkruhet në postimin e tyre.

Arrestimi i serbit, Sreçko Sofronijeviq është bërë në Bërnjak, dhe të njëjtit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Komandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.

Sofronijeviq ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.