20:36, 16 Janar 2020

Në dy vjetorin e vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, kryetari i Listës serbe Goran Rakic, vendosi lule në vendin ku lideri i SDP-së u ekzekutua.

Lista serbe bashkë me politikanët e Beogradit e kishin rival të fortë Ivanoviqin, dhe gjithnjë e personifikonin si njeri i afërt me Prishtinë zyrtare. Kjo edhe përmes një spoti që u konsiderua si uverturë drejt vrasjes që ngjau mëngjesin e 16 Janarit 2018, të cilin e financoi e ashtuquajtura Zyrë për Kosovë në Qeverinë Serbe.

Liderët e listës nuk folën për këtë rivalitet por përqeshën Prokurorinë Speciale të Kosovës e cila para disa javësh ngriti Aktauzë për disa persona lidhur me vrasjen e Ivanoviqit.

Këtu përfshihen, nënkryetari i Listës , Milan Radojiciq , Zvonko Veselinoviq, si dhe shefi i operativës policore per veri, Zelko Bojic që të tre të arratisur nga Kosova.

Kronikë e gazetarit Besnik Tahiri.

Konkurs Pune

Lexo më shumë