Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lista Serbe megjithatë vazhdon mandatin pavarësisht reagimit

NULL NULL
05.12.2024 17:52

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët e Listës Serbe kanë bërë disa provokime me çka ka rezultuar që kryeparlamentari Glauk Konjufca, t’i ndërpres punimet përkohësisht.

Pas kësaj situate, ata përmes një shkrimi në rrjetet sociale kanë tentuar t’i justifikojnë veprimet e tyre, transmeton klankosova.tv.

”Dënojmë ashpër sulmin e sotëm të paprovokuar ndaj deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Prishtinës nga deputeti i Kurtit dhe kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës, i cili keqpërdor funksionin e tij dhe invalidoi përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb të jenë prezent në seancën e Kuvend”.

”Theksojmë se gjatë sulmit ndaj deputetëve të Listës Serbe, në mesin e tyre ishte edhe deputetja Olivera Zdravkoviq, e cila ndodhet në një gjendje tjetër”.

”Ky sulm, i paprecedent deri më tani, është mposhtja e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, por edhe shembulli më i mirë i pozitës së popullit serb në Kosovë nën regjimin e Albin Kurtit, i cili çdo ditë vuan dhunën institucionale dhe terrorin fizik të Prishtinës”.

Por, pavarësisht reagimit të tyre, Klan Kosova mëson se deputetët e Listës Serbe kanë arritur të nënshkruhen, duke vazhduar kështu edhe mandatin e tyre.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.