Lista Serbe ankohet te UNMIK-u e OKB-ja për “represionin e regjimit” të Kurtit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lista Serbe ankohet te UNMIK-u e OKB-ja për “represionin e regjimit” të Kurtit

NULL NULL
13.05.2023 17:08
lista serbe

Zyrtarë të Listës Serbe janë takuar sot me përfaqësues të UNMIK-ut, të cilëve, sipas njoftimit të këtij subjekti politik, u janë ankuar për “represionin e regjimit të Albin Kurtit ndaj serbëve”, veçanërisht në veri të Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, thuhet se në takim është folur edhe për “rrezikun real që lëvizjet e njëanshme të Prishtinës dhe hyrja e dhunshme në ndërtesat e komunave serbe në veri të Kosovës do të rrezikojnë paqen”.

Ata u takuan me nënsekretarin e OKB-së për Operacionet Paqeruajtëse Jean-Pierre Lacroix, kreun e UNMIK-ut Caroline Ziadeh dhe shefin e zyrës rajonale të UNMIK-ut në Mitrovicë, Danilo Rosales Diaz, raporton Klankosova.tv.

Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan veçanërisht se “populli serb është i vendosur për paqen dhe dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura”.

“Është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare të ruajë atë paqe dhe të parandalojë lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, por ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtën për të mbijetuar dhe qëndruar në vatrat tona së bashku me bashkatdhetarët tanë”, tha Lista Serbe në njoftimin publik. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS