Lista maratonike e dështimeve të Kurtit (VIDEO) NULL NULL 08.02.2025 21:06 08.02.2025 21:06 E ka kartën e vetme me të cilën mburret për sukses, por shtetit të cilit pretendon se po ia mbron edhe sovranitetin edhe integritetin territorial, Albin Kurti nuk denjon t’ia njeh edhe simbolet. Flamujt e Kosovës thuajse nuk u panë fare në tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje, për këta dy muaj fushatë e parafushatë zgjedhore, raporton Klan Kosova. Kjo, derisa i erdhi radha të valojë edhe njërit të Norvegjisë, vendit prej nga vjen gruaja e liderit, Rita Augestad Knudsen, por që nuk dihet zyrtarisht nëse voton në zgjedhjet e së dielës. Kurti nuk ka denjuar as të distancohet nga shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari, e cila doli se bëri pazare për ligje e emërime në Gjykatën Kushtetuese, me hiç më pak se me kryeterroristin e agresionit në Banjskë, Millan Radoiçiqin. Listën e plotë të dështimeve të Kurtit e gjeni në kronikën në vijim: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025