Lista e barnave esenciale: Kërkohen 100, pranohen 68 lloje të reja (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 28.03.2023 20:09 nga Mërgime Taraku 28.03.2023 20:09 Mbi 100 propozime të reja për barna që u dorëzuan, vetëm 68 prej tyre arritën t’iu shtohen listës esenciale. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, kjo tani do t’iu dalë në ndihmë pacientëve. Kjo listë do të përfshijë barnat për kancer hematologjik, sëmundjet autoimune, terapinë imunosupresive, diabetin dhe sëmundje të tjera kronologjike, pamjaftueshmërinë e zemrës si dhe për sëmundjet e tjera. Nga shoqata e distributorëve të vendit, treguan se draftin e listës e kanë marrë me vonesë dhe që disa prej produkteve janë larguar, njofton Klan Kosova. Puna për revidimin e listës esenciale ka nisur në tetor të vitit të kaluar, ku janë mbajtur rreth 50 takime. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months