Lirohet serbi i dyshuar për zhdukjen e një shqiptari në Boscë të Kamenicës (VIDEO) NULL NULL 09.06.2023 21:16 09.06.2023 21:16 Është liruar serbi, Mirko Mitroviq, i cili ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në Kamenicë, me dyshimin për krime lufte kundër popullësisë civile. 67-vjeçari që jeton në fshatin Boscë të Kamenicës, pas lirimit është deklaruar se është i pafajshëm, shkruan Kosova-onllajn, transmeton Klankosova.tv. “Më thanë se jam i pafajshëm, s’kam faj dhe se mund të shkoj në shtëpi. E dija që nuk kam bërë asgjë, por këtu njeriu është fajtor vetëm që është serb”, është shprehur ai. Siç ka deklaruar ai është arrestuar nga policia e Kosovës derisa ishte në banjë. Ai foli edhe për momentin e arrestimit, duke thënë se është dërguar në Gjilan dhe nuk është keqtrajtuar. “Ata hynë dhe thanë ‘duart lart’. Çfarë të bëja, shkova me ta. Më çuan në Gjilan dhe kalova 24 orë paraburgim. Nuk më keqtrajtuan, ata ishin të drejtë me mua, por isha i frikësuar dhe i stresuar, kështu që mora infuzion, u thashë gjithçka ashtu siç është dhe sot në mëngjes më thanë se nuk kam faj dhe se mund të shkoj në shtëpi”, është shprehur tutje Mitroviq. Ndryshe, Klan Kosova ka realizuar kronikë në lidhje me arrestimin e Mirko Mitroviq dhe ka takuar edhe gruan e tij, Fidanka Mitroviq, cila është shprehur se nuk e di pse burri po i qëndron në burg pasi nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë rast që ka ndodhur në luftë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023