21:05, 11 Korrik 2020

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se ka përfunduar montimi i trajeve në mbikalimin e Banullës, kryqëzimi i autoudhës A6 me autoudhën A7.1.

Në  njoftimin e MI-së thuhet se tani komunikacioni është duke u zhvilluar me një korsi, por që nga nesër (e dielë, 12 korrrik 2020 ), autoudha do të jetë e plotë për qarkullim.

“Falë angazhimit të stafit të MI-së, dinamikës së shtuar të punimeve dhe kompanisë kontraktuese, punimet e parapara të kryhen për dy ditë, janë kryer brenda dite”, thuhet në njoftim

Konkurs Pune

Lexo më shumë