Lirohet personi që u arrestua sot para Kuvendit të Kosovës NULL NULL 19.06.2025 16:25 19.06.2025 16:25 Policia e Kosovës Është liruar personi i cili u arrestua sot para Kuvendit të Kosovës, për prishje të qetësisë. Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësja e policies për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ndaj të dyshuarit u shqiptua një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. “Personi në fjalë pas intervistimit është liruar. Ndaj tij me Rekomandim të Prokurorit të rastit është shqiptuar një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha Ahmeti. Policia arreston një qytetar para Kuvendit të Kosovës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 30 minuta më parë