Lirohet Oscar Pistorius - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lirohet Oscar Pistorius

NULL NULL
15/10/2015

Oscar Pistorius do të lirohet nga burgu javën e ardhshme.

Gashtë herë fituesi i medaljes së artë Paraolimpike, do të lirohet në mbikqyrjes korrektuese – një formë e arrestit shtëpiak – të marten e ardhshme, ka thënë bordi i lirimit me kusht i Afrikës së Jugut, transmeton Klan Kosova.

Pistorius u dënua me pesë vjet burgim në tetor të vitit 2014, për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp.

Një muaj më parë ai është shpallur fajtor nga gjykatësja Thkozile Masipa, por ai u lirua nga vrasja, që erdhi pas asaj me 14 shkurt të vitit të kaluar.

Pistorius fillimisht do të lirohej me 21 gusht për sjellje të mirë, pasi vuajtjes së një të gjashtës së dënimit të tij.

Megjithatë, Ministri i Drejtësisë së Afrikës së Jugut, Michael Masutha, vendosi ta bllokojë lirimin, duke vlerësuar se ky hap ishte “i parakohshëm”.

Në muajin mars, avokatët e Pistorius dështuan t’i bllokojnë prokurorët e shtetit që t’i tërheqin akuzat për vrasje. Ky apel është planifikuar të mbahet në nëntor.