Lirohet nga spitali Vali Corleone, ishte i plagosur në këmbën e djathtë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lirohet nga spitali Vali Corleone, ishte i plagosur në këmbën e djathtë

NULL NULL
11/08/2022

Vali Corleone, është liruar nga spitali i Gjilanit pasi ishte plagosur me armë zjarri.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Ukshin Ismajli, drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit.

Ismajli tha se Corleone kishte marrë plagë në këmbën e djathtë.

Si e dyshuar për këtë vepër është arrestuar një 22 vjeçare me inicialet A.S, e cila është ndaluar për 48 orë.

Ajo dyshohet për dy vepra penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, njofton Prokuroria Themelore e Gjilanit.