21:00, 22 Prill 2019

Një person i cili u arrestua lidhur me vrasjen e reperit Nipsey Hussle, është liruar nga paraburgimi, transmeton Klan Kosova.

Kerry Lathan, i cili pretendon se ka qenë rastësisht në skenën e krimit muajin e kaluar, u lirua nga një qendër ndalimi, të shtunën në Kaliforni.

Avokatja e Lathan, Lauren Noriega, tha se 56 vjeçari ishte vetëm një kalimtar i pafajshëm në të shtënat tragjike.

“Ai nuk kishte asnjë ide se Nipsey do të ishte atje”, tha ajo.

TMZ më parë raportoi se Lathan ishte në vendin e ngjarjes për të marrë rroba të reja nga reperi.

Konkurs Pune

Lexo më shumë