Lirohet nga paraburgimi Blerim Ramadani, ish-ushtari i UÇK-së NULL NULL 01.08.2024 14:23 01.08.2024 14:23 Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani dërgohet në paraburgim ekstradues për 30 ditë, foto nga arkiva; Sot është liruar nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani i cili ishte ndaluar në hyrje të Maqedonisë së Veriut. Sipas vendimit të lëshuar, Ramadani është liruar me kusht. Sipas dokumentit Ramadani deri në kryerjen e procedurave të mëtejshme nga 01.08.2024 deri më 16..08.2024 do të ketë vendqëndrim të përkohshëm në Shkup. Blerim Ramadani ishte ndaluar me kërkesë të Interpolit të Serbisë. Kujtojmë se ditë më parë për arrestimin e tij reaguan dhe Organizata e Veteranëve të Luftës./KlanMaqedonia/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kraki tregon se pse i është bashkuar listës GUXO: Më lidhin pikëpamjet dhe animi historik (VIDEO) 14 orë më parë