Lirohet mjekja e Mariupolit që ishte kapur nga rusët NULL NULL 18/06/2022 18/06/2022 Trupat ruse kanë liruar një punonjëse të njohur të kujdesit shëndetësor, e cila përdori një kamerë trupi për të regjistruar punën e saj në Mariupol. Yuliia Paievska, e njohur në Ukrainë si Taira, kishte arritur t’i transmetonte klipet në shërbimin e lajmeve Associated Press. Të nesërmen, ajo u kap nga forcat ruse, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky konfirmoi lirimin e saj, duke thënë se ajo tashmë është në shtëpi.