Lirohet kryetari i Melitopolit, u shkëmbye me nëntë ushtarë rusë NULL NULL 17.03.2022 02:20 17.03.2022 02:20 Kryetari i komunës së Melitopolit, Ivan Federov, është liruar nga paraburgimi nga forcat ruse, si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve, ka bërë të ditur Qendra e Ukrainës për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit. Federov i cili u rrëmbye nga forcat ruse më 11 mars, u lirua pasi ai u këmbye me nëntë ushtarë rusë tw cilwt ishin kapur robw nga ushtria ukrainase, të lindur mes vitit 2002 dhe 2003, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Lajmin për lirimin e Federov, e ka bërë të ditur edhe vetë Zelensky, i cili tha se ushtria ruse tentoi që ta bindte Federovin që të bashkëpunonte me ta, por ai refuzoi. “Më në fund ia dolëm ta lirojmë nga robëria kryebashkiakun e Melitopolit. Ivan Fedorov është i lirë. Unë fola me të sot. Ushtria ruse e rrëmbeu atë më 11 mars, duke u përpjekur ta bindte të bashkëpunonte. Por njeriu ynë rezistoi. Ai nuk u dorëzua. Ashtu siç nuk dorëzohemi asnjëri prej nesh, sepse ne jemi ukrainas dhe ne gjithmonë mbrojmë të drejtat tona.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 33 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë