Lirohen tifozët e Ballkanit, pas përleshjes në Podujevë NULL NULL 12.03.2023 21:11 12.03.2023 21:11 Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit, në stadiumin “Zahir Pajaziti” nuk përfundoi edhe qetë pas përfundimit, pasi tifozët u gjuajtën në mes veti me karrige dhe gjësende të rënda. Si pasojë 21 persona janë shoqëruar për në stacionin policor, teksa deri më tani është raportuar se janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe tre tifozë. Në lidhje me këtë ka reaguar tifogrupi i Ballkanit “Xhebrailat”, ku kanë bërë të ditur se të gjithë anëtarët e tyre janë liruar, transmeton Klankosova.tv. “22 anëtarët janë liruar në këto momente, dhe jemi rrugës për Suharekë!”, thuhet në njoftim.