Lirohen aktivistët e Vetëvendosjes NULL NULL 04.05.2015 12:36 04.05.2015 12:36 Janë liruar nga arresti, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi dhe Etleva Malushaj. Lajmin për lirimin e tyre e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zyrtari për informim në VV-së, Adonis Tahiri. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i tha televizionit se prangosja e dy aktivistëve të kësaj lëvizjeje ishte bërë me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore. “Personat në fjalë , bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata kompetente janë ndaluar në pikë kalimin kufitar “Vërmicë” dhe të gjitha veprimet e mëtutjshme janë bërë në koordinim dhe me vendim të prokurorit kompetent” deklaroi Kelani