Lirim Kastrati lëshon një “bombë” në portën e skuadrës Honved (VIDEO) NULL NULL 30.01.2023 11:13 30.01.2023 11:13 Qendër-mbrojtësi kosovar, Lirim Kastrati, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në portën e skuadrës Honved. Këtë gol futbollisti e realizoi në minutën e 61-të, kështu duke e barazuar rezultatin në 1:1, njofton Klan Kosova. Pastaj në minutën e 75-të, bashkëlojtari i tij, Nemanja Antonov, realizoi golin tjetër dhe e ngriti epërsinë në 2:1, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja në favor të Ujpest. Takimi është zhvilluar të dielën në UTE Szusza Ferenc Stadium. klankosova.tv