Lajmet e fundit

Përkrahja për ish-krerët Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka kaluar kufijtë e Evropës, duke u dëshmuar deri në shtetin e largët aziatik, Japoni, raporton Klankosova.tv.
Anëtarët e Klubit të Karatesë “Lybeteni” nga Ferizaj kanë përcjellë një mesazh mbështetës përmes sloganit tashmë të mirënjohur: “Nga Japonia – Liria ka Emër UÇK”, transmeton Klankosova.tv.
Ky gjest simbolik dhe i fuqishëm nga sportistët ferizajas vjen në kuadër të valës së reagimeve dhe solidarizimit që po shprehet kudo në diasporë dhe në botë në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe ish-krerëve të UÇK-së.