Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liqeni barazon ndeshjet finale të futsallit ndaj Prishtina 01

NULL NULL
nga Emanuell Syla 06.06.2023 23:41

Në pak sekonda e thyen skuadrën nga Prishtina.

Shënues për Liqenin vendës ishte Shqipron Brahimi në ndeshjen e dytë finale të Superligës në futsall që u zhvillua në palestrën Hysni Jetullahu në Drenas.

Pa kaluar mirë gëzimi, barazoi Krasniqi për Prishtinën 01.

Madje vetëm pas katër minutave, i njëjti lojtar i dha epërsi prishtinasve.

Gol edhe më të bukur shënoi Camillo për të barazuar në 2:2.

Camillo dhuroi spektakël në ndeshjen e dytë finale të Superligës së futsallit, duke i dhënë epërsi Liqenit pak sekonda para se të përfundonte pjesa e parë.

Në të dytën, Liqeni fitoi penallti, të cilën në gol e shndërroi Topilla për 4:2.

Krejt cka bënë prishtinasit ishte ky gol i Mazrektu për ta zbutur epërsinë e Liqenit, por jo edhe për të ja marr fitoren ekipit vendës.

Liqeni fitoi 4:3 për ta barazuar në 1 me 1 finalen, ndërsa përballja e fundit zhivllohet të dielën në Prishtinë nga ora 20:00 dhe transmetohet në Artmotion.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.