Lipjan: Në vend të ujit gjejnë gaz natyror (VIDEO) NULL NULL 18.10.2015 20:05 18.10.2015 20:05 Çajin po e përgatisin nën qiellin e hapur. E krejt këtë pa asnjë shpenzim. Bile atë në temperaturë shumë të lartë e vlojnë ujin për çaj e shumë punë tjera të shtëpisë. Kjo pasi që familjes Ajeti nga fshati Torinë i Lipjanit, deri sa po hapte një bunar për ndërtimin e shtëpisë së axhës, në vend të ujit i doli diçka tjetër. Në këtë gropë të hapur filloj te dal gazë natyror, i cili ndizet shumë lehtë dhe mund të përdorët për shumë çka,njofton Klan Kosova. Kryefamiljari Nexhat Ajeti tregon historinë e zbulimit të gazit në pronën e tij. Për këtë fenomen ekziston një histori të cilën ia treguan të vjetrit Nexhatit Burimi i gazit po ju duket interesant edhe pjesëtarëve tjerë të familjes. Ndonëse kjo familje i ka ftuar organet kompetente për këtë çështje, që tu dalin në ndihmë, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Kronikë nga Rilind Matoshi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita Ndërkombëtare Pa Makina – qytetarët me biçikleta e trotinetë e shfrytëzojnë sheshin deri te rrethi i Flamurit 1 day