Lipjan: E shkel me motoçikletë policin, arrestohet NULL NULL 29.06.2022 09:19 29.06.2022 09:19 Është arrestuar një person i cili dyshohet se me motoçikletë e ka goditur një zyrtar policor. Rasti ka ndodhur në Lipjan të martën rreth orës 11:35. I lënduari ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet si “Sulm ndaj personave zyrtarë”, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klankosova.tv · Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 28.06.2022 – 11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti me motoçikletë ka goditur zyrtarin policor mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.